Kriminelët besojnë vetëm në parajsë?…

Love

βeℓℓe â๓e
Sipas një studimi, krimet janë më të shumta në vendet ku njerëzit besojnë vetëm në parajsë dhe jo në ferr. Të dhënat për studimin janë mbledhur tek 140 mijë persona nga 70 vende të ndryshme përgjatë një periudhe prej 26 vjetësh. Rezultatet treguan se njerëzit janë më të prirur të mendojnë se mund t’ia hedhin paq me një sjellje kriminale nëse ata e dinë se nuk do të ndëshkohen për këtë në jetën e përtejme.

criminbel-300x194.jpg


Studiuesit zbuluan se vepra të tilla si vrasje, grabitje apo sjellje të dhunshme ishin më të zakonshme në shoqëritë ku dënimi nuk formon një pjesë të rëndësishme të besimit fetar të njerëzve. Kjo do të thotë se vendet ku njerëzit besojnë se ekziston një parajsë më tepër se sa një ferr, kanë më shumë gjasa të shfaqin sjellje kriminale sesa në vendet ku besohet ekzistenca e njëjtë e të dyjave.

Studimi është botuar në revistën shkencore ‘PLoS ONE’ dhe është një bashkëpunim mes dy profesorëve nga Universiteti i Oregonit dhe ai i Kansasit. Ata analizuan të dhënat statistikore të mbledhura nga viti 1982-2007, tek 140 mijë njerëz nga 70 vende të ndryshme në lidhje me konceptet Parajsë, Ferr dhe Zot. Më pas këto të dhëna i krahasuan me treguesit e vrasjeve, dhunës apo grabitjeve në vendet respektive.

heaven-sign.jpg


Normat e besimit në parajsë dhe ferr sipas të dhënave, kishin efekte të rëndësishme, unike dhe të kundërta mbi normat e krimit. ‘Besimi në ferr parashikonte norma më të ulëta të krimit … ndërsa besimi në parajsë parashikonte normë më të lartë të tij’. Sipas studiuesve, ky është një tregues i rëndësishëm për të kuptuar efektet e ndryshme që ka ndëshkimi mbinatyror dhe dashamirësia e mbinatyrshme tek natyra e njeriut.

Të dhënat e nxjerra përputhen me kërkime të kontrolluara, të realizuara në laboratorë dhe vërtetojnë ndikimin e fuqishëm në botën reale të mbinatyrores. Në këtë mënyrë, njerëzit që besonin tek një ‘Zot i mirë’ ishin më të prirur për të kryer krime se sa ata që besonin tek një Zot që është edhe ndëshkues. Pra, sipas studimit, njerëzit që nuk besojnë në mundësinë e një ndëshkimi në jetën tjetër në varësi të cilësisë së jetës që kanë bërë në tokë, janë më të prirur drejt sjelljeve kriminale.
Burimi: G.shqip
 
Pe: Kriminelët besojnë vetëm në parajsë?…

Po normal,nje kriminel para te gjithash ka probleme psikologjike,normal qe do besoje ne parajse...
 
Titulli: Kriminelët besojnë vetëm në parajsë?…

Nje njeri i cili beson nE Zot dhe beson qe nje dite te aferme do te llogaritet per veprat e tij ' me siguri se do te largohet prej veprave te ndryshme te cilat jane te shemtuara . pSH nje musliman i devotshem i cili beson ne Boten tjeter ' nuk vret askend ' nuk vjedhe ' nuk genjen ' nuk ben shpifje 'nuk ben prostitucion ' nuk pin alkool etj.....
Shume e kuptueshme kjo me kriminelet ' se ata ne Zot nuk besojn ose besimin e kane te luhateshem ' nuk ju shkojn mendja se kane mu llogarit per te gjitha veprat . E si rezulat i veprave te veta do te denohen ne Ferr -Xhehnnem. E per kete bejne vepra kriminale pa frike .
 
Titulli: Pe: Kriminelët besojnë vetëm në parajsë?…

Po normal,nje kriminel para te gjithash ka probleme psikologjike,normal qe do besoje ne parajse...


Jo te gjithe kriminelet ( ose ata qe ushtrojne dhune ose gjera te tjera kundra ligjit) kane probleme psikologjike. Ka njerez qe veprojne me plot djeni. Jane krimet me paramendim ( ose si quhet shqip), njerez qe i mendojne shume mire gjerat e jane te kthjellet kur e bejne veprimin. A se kane motive ose faktore qe i kane influencuar jeten kjo eshte tjeter gje, por sjane te gjithe te semure psikologjikisht.

Ata qe vjedhin se bejne se jane ne depresion, por se pertojne te punojne.. ose se kjo eshte rruga me e lehte per te bere lek shume dhe shpejt.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top