Krimi i organizuar, Britania e shqetësuar për situatën në Shqipëri

Зngjεll

___________
Krimi i organizuar, Britania e shqetësuar për situatën në Shqipëri

Edhe pse autoritetet shqiptare shprehen se tashmë vendi ynë është plotësisht i sigurt, të huajt janë ende dyshues për këtë gjë. Një prej tyre është Britania e Madhe, e cila kërkon më shumë angazhim nga ana e qeverisë shqiptare në lidhje me luftën ndaj krimit të organizuar. Sipas kësaj të fundit, kjo duhet të jetë një nga pikat më emergjente për vendin tonë. Me këtë qëllim në Shqipëri ka ardhur edhe drejtori i Agjencisë britanike Kundër Krimeve të Rënda dhe të Organizuara, Bill Hughes, i cili do të takohet më drejtuesit kryesorë të vendit, teksa dje është takuar me kryeministrin, Sali Berisha. Si pasojë e mosbesimit të kushteve të sigurisë në Shqipëri, vetëm pak ditë më parë drejtuesit e ekipit skocez të futbollit të Motherwell, që do të luajë me Flamurtarin, të cilët janë këshilluar edhe me Ministrinë e Jashtme të Britanisë, iu kanë bërë thirrje tifozëve të mos vijnë në Shqipëri.

Krimi i organizuar dhe dhuna, sipas Britanisë së Madhe, janë ende probleme shqetësuese për vendin tonë, për të cilat duhet një zgjidhje emergjente. Kjo është theksuar nga ambasada britanike në Tiranë, e cila bëri të ditur vizitën e drejtorit të SOCA-s (Agjencisë britanike Kundër Krimeve të Rënda dhe të Organizuara), Bill Hughes. Ky i fundit do të kryejë një sërë takimesh me autoritetet kryesore të vendit, si Presidentin e Republikës, Kryeministrin, ministrin e Brendshëm, Prokuroren e Përgjithshme etj. “Hughes do të theksojë rëndësinë e luftës kundër krimit, korrupsionit, dhe kryerjes së reformave urgjente për sundimin e ligjit”, - bëri të ditur ambasada britanike në Tiranë.

Sipas britanikëve, qeveria shqiptare duhet të jetë më e angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kjo është theksuar që në takimet e djeshme që Haughes ka zhvilluar me kryeministrin, Sali Berisha dhe drejtorin e Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi. Shqetësimi i britanikëve në fakt për kushtet e sigurisë në vendin tonë u shpreh pak ditë më parë, teksa Ministria e Jashtme e Britanisë këshilloi drejtuesit e klubit të futbollit skocez të Motherwell, që do të luajë më Flamurtarin, që mos t’i lejojë tifozët e saj në Shqipëri. Kështu, tifozët e ekipit të Motherwell, qytetit skocez që do të luajë me Flamurtarin në turin e dytë të UEFA Europa League janë këshilluar që të mos ndjekin ekipin e tyre në Shqipëri, për shkak se kjo është e rrezikshme. Vendimi në fakt u mor vetëm një ditë pasi Shqipëria u la jashtë listës së vendeve që udhëtojnë pa viza për në Evropë, së bashku me Bosnjën, e cila ka probleme të theksuara etnike. Ministria e Jashtme angleze në sitin e saj thekson se siguria publike është përgjithësisht e mirë, veçanërisht në Tiranë dhe shqiptarët janë mikpritës ndaj vizitorëve. Megjithatë, ajo thotë gjithashtu se krimi dhe dhuna janë problem serioz në disa zona dhe armët janë të kudondodhura. Ajo shton se qyteti bregdetar i Vlorës është një nga zonat ku ka patur së fundmi raporte për vjedhje bagazhesh nga dhomat e hotelit dhe mjetet e transportit publik.

Gjithsesi, gjatë takimit të zhvilluar dje me drejtorin e Policisë së Shtetit, Bill Hughes theksoi se, “ne ju garantojmë se do të keni përkrahjen tonë, jo vetëm në trajnimin e oficerëve tuaj, por edhe në fusha të tjera për të luftuar së bashku kundër krimit të organizuar, trafiqeve ilegale, terrorizmit etj”. /Tema/
 
Shume shqetsohet britania per krimin e organizuar ne Shqiperi .
THuhet se rreth gjysmen e britanikeve nuk i ze gjume dhe rrine duke u rrotulluar per ore te tere ne krevat , pikerisht nga ky shqetsim i madh.
Urojme t'ju kaloje se gjynaf dhe ata !
Ose e dini ç'fare ? Si thoni ta ndalojme kete lloj krimi derisa te qetsohen britaniket ?
 
Gjithmonë shqiptarët i kanë marrë gjërat sipërfaqësore dhe nuk ju interojnë kritikat e tjerëve por dihet që njihemi pak si popull hundë përpjetë ne normale që do ironizojmë dhe nuk do pranojmë të vërtetën.

Shqipëria mban kampion për krime, trafiqe, hasmërira, kontrabanda etj etj se nuk kanë të mbaruar dhe në vend të ulim kokën dhe këto kritika ti dëgjojmë e ti vëmë në punë as e vrasim mendjen fare. Shpresojmë se një ditë këto kritika do merren për bazë nga qeveria jonë e mbaruar se deri tani nuk i kanë bërë dhe të vënë dorë në këtë probleë shumë madhor sidomos që është pengesa kryesore që nuk na futin në BE
 
Britania ka per vete kriminalitetin me te larte ne europe,, vetem vitin e shkuar pati 26 adoleshente te vrare,, e 400 me therje-plagosje.

Shqiperia ka kriminalitetin e ulet pamvarsisht se ka rrezik se mund te shtohet nese nuk merren masa,
Ministria e rendit duhet te marre masa me te rrepta per mbledhjen e armeve prandaj ministrise se rendit i duhet nje tip si puna e azem hajdarit qe te jete i pari ne krye te luftes ndryshe nuk marrin vesh shqiptaret kok-forte.

nese nje person kapet me arme pa leje fute njezet vjet ne burg qe te marrin vesh te tjeret, ai qe mban arme dhe vret kjo nuk ka diskutim.
 
Back
Top