Krimet e Rënda lënë në burg vetëm Arben Frrokun

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
-Prokuroria e pa kënaqur me policinë; nxituan me nxjerr jen e emrave
-Jak Jaku, bashkëpuntori i Arben Frrokut nuk akuzohet për vrasjen
-Reagim publik i Grandit, djalit 22-vjeçar të Arben Frrokut. Alibitë, itineraret e babait të tij ditën e vrasjes së kryekomisarit. Ikja në Greqi, koincidencë me ngjarjen


timthumb.php


Nikoleta Kovaçi

-Atentati që i mori jetën Shefit të Komisariatit nr. 6, ka angazhuar si asnjëherë tjetër të gjithë sektorët e zbulimit dhe hetimit. Policia e Durrësit njoftoi dje në mesditë se ka bërë të mundur arrestimin e personit që ka grabitur makinën tip BMW, nga e cila u qëllua me breshëri automatiku ndaj Dritan Lamajt. Po dje, Gjykata e Krimeve të Rënda, në një seancë krejtësisht të fshehtë lëshoi masën e arrestit me ‘burg pa afat’ për Arben Frrokun, 44 vjeçarin, që u arrestua nga policia greke në Selanik. Gjyqtarja ka dhënë vendimin, ndërsa dy prokurorët e dosjes së vrasjes së Kryekomisarit, mësohet se kanë paraqitur para gjykatës fakte, që, sipas tyre, implikojnë biznesmenin Frroku. Për policinë ai vijon të jetë ende i dyshuari kryesor për ekzekutimin, por Prokuroria e Krimeve të Rënda, organi i hetimit që mori në dorë ngjarjen, mësohet se është e pakënaqur me daljen publike të policisë në lidhje me emrat e të dyshuarve arrestimin e tyre. Ndërkaq hetimet intensive vijojnë për të zbuluar të gjithë morinë e personave që janë të përfshirë në ekzekutimin e Lamajt, nga djali i tij vjen reagimi publik: Kam alibi për tim atë. Shpreh ngushëllim familjes së Dritan Lamajt, por babai im nuk ka vrarë. Ikja në Greqi atë natë ishte rastësi.

Burg për Arben Frrokun

Ndonëse janë arrestuar si autoret e dyshuar të vrasjes së shefit të Komisariatit nr.6, Arben Frroku dhe Jak Jaku kanë marrë masa të ndryshme arrestesh. Ndërsa Krimet e Rënda presin përfundimin e orarit zyrtar të japin vendimin e për biznesmenin 44 vjeçar për ta lënë në arrest me burg pa afat, e njëjta masë është marrë edhe për Jak Jakun, por nga Gjykata e Tiranës. Burime nga gjykata bëjnë të ditur se Jaku akuzohet vetëm për mbajtje pa leje të armëve luftarake, akuzë që do të bie edhe mbi vëllain e tij, Ndue Jaku ditën e sotme. Në shtëpinë e tyre në Domje policia mundi të sekuestronte një arsenal armësh të gjitha pa leje si dhe sasi lëndësh të kushtueshme narkotike. Referuar të dhënave nga Gjykata e Krimeve të Rënda mësohet se masa ndaj Arben Frrokut është dhënë nga gjyqtarja Etleva Deda, ndërsa provat e para në gjykatë i kanë depozituar dy prokurorët e njohur të Krimeve të Rënda, Anton Martini dhe Besnik Muçi. Sipas tyre prokuroria ka faktet e mjaftueshme për ta lënë në burg Frrokun për vrasjen e Kryekomisarit, ndërsa mësohet se një ndër provat më të forta janë pikërisht faktet e dala nga kamera e sigurisë së lokalit që ka mundur të fiksojë automjetin në ikje momentin e vrasjes.

Vjedhësi i BMW-së: Ishte porosi e nipit të Frrokut

Edhe pse grabitja ka qenë denoncuar, blutë bregdetar nuk kanë mundur t’i bien në gjurmë gjersa u publikua fakti se automjeti nga dolën plumbat ishte një BMW me targa të Durrësit. Kamerat e sigurisë nga të gjitha rrugët dhe subjektet që gjenden në akset Durrës- Tiranë janë këqyrur për të shkuar tek autorët dhe policia ka mundur të sjellë në pranga pikërisht njërin prej tyre. Sipas të dhënave ai është 32 vjeçari, Gentian Bejtja, nga Fushë-Kruja, një person me precedent penalë në fushën e grabitjeve të automjeteve, ndërsa bëhet me dije se bashkëpunëtori i tij është shpallur në kërkim. Policia mban sekret dëshminë e Bejtjes, por të dhëna nga grupi i hetimit tregojnë se i riu i ka thënë policisë së makina ishte porosi e në niopi të Arben Frrokut. Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe policia kanë nisur verifikimet e këtij fakti, duke kërkuar lidhjet mes njeriut të afërt të Frrokut dhe personave që kanë kryer grabitjen e makinës. BMW u grabit teksa i zoti i saj kishte lënë çelësat në kroskot dhe kishte zbritur për të marrë diçka në një dyqan. Makina u gjet e djegur shumë afër shtëpisë së Jak Jakut, afër një biznesi që e menaxhon familja Frroku në Domje, tha policia e Tiranës.

Ngushëllime familjes, Dritanin nuk e vrau babai im

Grandi Frroku është një ndër personat e parë që është shoqëruar për në ambientet e policisë menjëherë pas vrasjes. Ai është mbajtur për orë të tëra në dispozicion të policisë bashkë me një sërë personash të tjerë që kishin lidhje me babain e tij. Ndërsa policia ishte vënë në kërkim të Arben Frrokut më shumë se sa të dyshuar për ekzekutim, për faktin se biznesmeni ishte një ndër njerëzit më të konfliktuar publikisht me ish shefin e Komisariatit nr. 6. Djali i biznesmenit, sapo ka lënë ambientet e policisë ka lëshuar një deklaratë publike në emër të familjes së tij në lidhje me Arben Frrokun, pasi për asnjë moment nuk pranojnë akuzat që ka nxjerrë policia dhe arrestimin e tij të bërë në Selanik. Në deklaratën e bërë nga 22 vjeçari thuhet: “Në radhë të parë më lejoni të shpreh keqardhje dhe ngushëllime e sinqerta familjes së kryekomisarit Dritan Lamaj për humbjen tragjike dhe të parakohshme të pjesëtarit të tyre të dashur. Dua që të theksoj që në fillim se disponojmë të gjitha provat e mjaftueshme për të deklaruar se im atë nuk mund të jetë fajtor dhe as i implikuar në këtë ngjarje të rëndë. Nuk mund ta kuptoj ngutjen e Policisë së Shtetit për të ngushtuar rrethin e të dyshuarve tek babai im dhe për ta shpallur si të dyshuarin kryesor. Në këtë rast është cenuar ajo që quhet prezumimi i pafajësisë. Më duhet të shpjegoj në linja të përgjithshme lëvizjet e tim ati, me dijeninë time. Me datë 24/02/2013 babai im Arben Frroku ka qenë në Laç në ndeshjen midis Kamzës dhe Tërbunit, pasi prej disa kohësh është president i kësaj të fundit. Pas mbarimit të ndeshjes ka ardhur në Tiranë në ambientet e biznesit të tij "AML" dhe për këtë disponojmë prova dhe filmime. Më pas është nisur për të shkuar në Selanik tek një kushëri”./Shekulli
 
==>>Titulli: Krimet e Rënda lënë në burg vetëm Arben Frrokun

Policia nuk po e kryen ne menyr profesionale zbardhjen e ngjarjes!

Ky njeri ka nje ser biznesesh,si AML (qe permendet ne artikull) ku un kam pir kafe dhe esht ambient 5 metra larg autostrades TR-DR,jo me larg se 500 m nga QTU.
Esht presidenti skuadres Terbunit,biznese tjera ne Kombinat ku esht konfliktuar dhe me te ndjerin Lamaj.
Si mund te qelloi nje njeri qe para 6 muajsh ka patur perballje fizike,ne prokurori esht ber publik dhe ne shtyp konflikti tyre e te shkoi pas 6 muajsh te qelloi nje komisar?
Arben Frroku nuk esht puntor ndertimi e ska para te paguaj Killer qe te kryej ekzekutimin! Skema e perdorur esht skeme e njerzve te zanatit qe nuk e bejn per her te par kete "pune".
Tirane-Selanik per 3 ore? + kushtet atmosferike dhe rruget me 2 korsi qe nuk mund te ecesh me shpejt se 60-90,erresira... Tirane - Selanik me rreze dielli zgjat diku te 5-6 ore policia thot qe ky ne oren 21 ka qen ne Selanik.
Mir makinen e krimit e gjeten ne afersi te AML (biznesi Frrokut) po armet e krimit? Kush esht ai qe kryen krimin dhe automjetin e len afer shtepise apo biznesit duke marr parasysh dhe konfliktin e meparshem?
Te 3 komisareve qe jan vrar 6 muajt e fundit jan zbuluar autoret ne kohe rekord (pergezime per strukturat e policise shtetit),2 ngjarje e para u trajtuan mire dhe pa shum lekundje,po kjo pse ka kaq kontradikta?
 
Titulli: Krimet e Rënda lënë në burg vetëm Arben Frrokun

Bravo policia dhe prokuroria qe e zbardhen vrasjen ne kohe rekord. Po te ishte Ahmet Zogu gjalle, keta nuk do te perfundonin ne burg, do perfundonin me denim me vdekje, varrje ne litar, ne mes te Tiranes, ku do te liheshin te varur per plot 3 dite. Vetem keshtu ve mend kallepi i ketyre njerezve qe vrasin per "pune nderi" dhe kujtojne se mund t'i kanosen edhe shtetit e ligjit.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 21.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 21.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.3%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 26.3%
Back
Top