PRISHTINث- Vetëm dy ditë pasi Gjykata e Qarkut në Prishtinë vendosi lirimin nga paraburgimi të të gjithë të akuzuarve në rastin “Kleçka”, përfshire këtu edhe Fatmir Limaj, Serbia kërcënon se do të arrestojë ish ministrin nësë ai del nga territori i Kosovës.
Zëvendësprokurori serb për krime lufte, Bruno Vekariç, ka thënë se ish komandanti i UCK, do të arrestohet sepse Serbia ka lëshuar një urdhërarresti ndërkombëtar kundër tij për krime lufte.
“Kjo do të thotë që çdo polici ka detyrim ta arrestojë Limajn, sapo te lere territorin e Kosovës”, ka thënë Vekariç për të përditshmen serbe “Blic”.
Sipas tij prokuroria serbe ka kryer hetime dhe ka intervistuar një numër dëshmitarësh në rastin “Kleçka”, për të cilin Limaj dhe nëntë ish anetare të UاK-së jane akuzuar, dhe se ka elemente të mjaftueshme për urdherarrestin.
(el.me/news24/BalkanWeb)