Krijohet Virusi Që Mund Të Vrasë Gjysmën E Popullsisë Së Botës

Love

βeℓℓe â๓e
Studiuesit në “Erasmus Medical Centre Roterdam” (Holandë) kanë prodhuar një variant ekstremist ngjitës të virusit H5N1, që mund të përhapet me lehtësi për miliona njerëz, duke shkaktuar kështu një pandemi.

Shkencëtarët, të udhëhequr nga Ron Fouchier, kanë zbuluar se mjaftojnë vetëm pesë modifikimeve gjenetike për ta kthyer virusin në një patogjen shumë ngjitës që mund të shkaktojë një epidemi e që mund të vrasë gjysmën e popullsisë botërore.

Kërkimet e Fouchierit janë pjesë e një programi më të gjerë, që synon kuptimin më të mirë të funksionimit të virusit H5N1.

Ishte pikërisht Fouchier ai që pranoi se varianti i virusit të modifikuar gjenetikisht është një prej viruseve më të rrezikshme që janë krijuar ndonjëherë.

Gjithashtu një grup tjetër studiuesish në Universitetin Wisconsin në SHBA, në bashkëpunim me Universitetin e Tokios arriti në një rezultat të ngjashëm me atë të Fouchierit, raporton Noa.

New-Deadly-Flu-Virus.jpg

E gjithë kjo ka sjellë polemika në mjedisin shkencor. Për momentin debat është përqendruar në faktin nëse duhet apo jo publikuar studimi. Shumë shkencëtarë janë të shqetësuar për mundësinë që, në duar të gabuara, virusi mund të kthehet një armë biologjike.

Në SHBA polemikat janë më të nxehta.
Thomas Inglesby, një ekspert për bioterrorizmin dhe drejtor i Center for Biosecurity University of Pittsburgh, është kategorik: “ثshtë vetëm një ide e keqe ajo për ta kthyer një virus vdekjeprurës në një virus shumë ngjitës dhe vdekjeprurës. ثshtë një ide e keqe për të publikuar rezultatet e hulumtimit që të tjerët mund t’i kopjojnë”.
Edhe, Richard Ebright, një biolog molekular në Universitetin e Rutgers në New Jersey thotë: “Kjo nuk duhej bërë”.

Publikimi i studimit, megjithatë, sipas Fouchier, do të ndihmonte komunitetin shkencor për tu përgatitur për një pandemi të virusit H5N1.
Në të njëjtën linjë me Fouchier qëndron edhe Fabrizio Pregliasco, nga Universiteti i Milanos: “Mos lejimi i publikimit të studimit do t’i lërë hulumtuesit në errësirë për t’iu përgjigjur një epidemie. Shkëmbimi i njohurive është thelbësor për të parashikuar rrezikun e një pandemie”.
Burimi: NOA
 
Pe: Krijohet Virusi Që Mund Të Vrasë Gjysmën E Popullsisë Së Botës

Ne ja bejme gropen vetes.. :)
 
Pe: Krijohet Virusi Që Mund Të Vrasë Gjysmën E Popullsisë Së Botës

Jam me fat se i perkas gjysmes tjeter te botes :D
 
Pe: Krijohet Virusi Që Mund Të Vrasë Gjysmën E Popullsisë Së Botës

Prandaj jan hap gjith kto semundje ngaqe bejn prova kto pffffff.e kur ju iken situata nga duret thon virusi i lopes te cmenme ncncnnc ska gjo qe ate virus e kan shpik vet kto
 
Pe: Krijohet Virusi Që Mund Të Vrasë Gjysmën E Popullsisë Së Botës

edhe cfare duan ? duar trokitje ?
po vjen viti 2012 dhe un prisja makina fluturuese, udhetime ne hapesire etj etj; dhe cfare shof? shpikje te nje virusi te ri

A ME MO me ke tallin b*then kto
 
Titulli: Krijohet Virusi Që Mund Të Vrasë Gjysmën E Popullsisë Së Botës

Edhe kjo na duhej ne te cfarosemi tani thuaj te ardhmeve te bin ladenit edhe amadin te iranit qe te sjellin sa me me shpjet ne mesin tone ncncncnc
 
Back
Top