Tuana
Nada é por acaso!
Shiko fotografinë 1786101
Viti 2014 ka pasuruar hapësirën e mediave sociale për shqiptarët. Që prej datës 3 janar të këtij viti, është vënë në dispozicion të të gjithë shqiptarëve Profili IM, një rrjet i ri social i ndërtuar plotësisht në gjuhën shqipe.
Profili IM (http://profili.im/) i krijon përdoruesit mundësi të lidhet me persona që i përshtaten më tepër pasi përdor një sistem inteligjent që mundëson gjetjen e personave që ka më pranë dhe që ndajnë njëkohësisht interesa të përbashkëta me të. Ky rrjet social mbështet ngarkimin e fotove me cilësi maksimale dhe përdoruesi është i lirë të ngarkojë një numër të pafundmë fotosh.
Përdoruesit mund të shkëmbejnë mesazhe private ose në grup. Rrjeti mbështet gjithashtu komunikimin me video midis dy ose më tepër personave, lojëra në grup, shpërndarjen e skedarëve dhe biseda me tekst. Rrjeti i mundëson përdoruesve vlerësimin e të tjerëve me anë të votimeve.
اdo përdorues ka mundësi të përzgjedhë të preferuarit e tij, gjë që e lejon më pas të informohet mbi aktivitetet e tyre. Përveç këtyre, përdoruesi mund të bëjë edhe pyetje publike. Profili IM ndryshe nga platformat e tjera është një rrjet social i hapur ku shikimet dhe profilet janë të dukshme për të gjithë.
Mesa duket, Profili IM ka ecur mirë që në ditët e para pasi është vënë re se vetëm dy ditë pasi rrjeti u bë publik, numri i përdoruesve të regjistruar arriti në 500 dhe po gjatë këtyre dy ditëve janë dërguar në total mbi 6357 mesazhe.
Ndërtimi i këtij rrjeti është mundësuar nga dy vëllezërit Dajan dhe Dorjan Vulaj. Më konkretisht, Dajan Vulaj ka qenë programuesi i vetëm i kësaj faqeje dhe vlen të përmendet se ai është vetëm 18 vjeç. Për dizajnin dhe grafikën Flat (të sheshta dhe të kënaqshme për syrin e përdoruesit) është kujdesur Dorjan Vulaj.
Ideja e projektit Profili IM lindi si rezultat i nevojës së studentëve për shpërndarjen e projekteve, punëve, leksioneve dhe detyrave mes njëri-tjetrit. اdo përdorues, në bazë të shkollës dhe të degës ku studionte merrte në mënyrë automatike informacione të shpërndara nga përdorues të së njëjtës degë.
Me kalimin e kohës, përveç studentëve filluan të regjistroheshin dhe persona të tjerë. Pikërisht në këtë moment lindi ideja për krijimin e një rrjeti social më të sofistikuar që i dedikohej njohjeve midis të rinjve shqiptarë.
Me lindjen e kësaj ideje të re, Profili IM u dizajnua dhe u programua nga zero. U nevojitën plot dy muaj që ideja të kthehej në realitet. Aktualisht po punohet për ndërtimin e aplikacionit përkatës të këtij rrjeti për iPhone dhe Android si dhe për krijimin e faqeve të veçanta për telefonat inteligjentë dhe tabletë.
Pjesa më e madhe e faqes nuk është publikuar ende pasi është në ndërtim e sipër. Në vazhdim do të shtohen informacione nga Shqipëria, foto dhe video gazmore si dhe shumë përmbajtje të tjera./k.net/