Krijimet letrare -Shkurt 2023

Bebw

Larguar
Antarë të dashur këtë muaj vijojmë me një temë të ngrohtë për të hapur vitin e konkursit letrarë ♥️⬇️

Tema: Fjalë zemre/shpresë dhe dashuri



Krijimet janë këto më poshtë :

1.Livadhi ëndrrave


Ndjeja që e njihja mes shekujsh jete.
Ndjeja frymarrjen tënde në largësin e një mos perceptimi fizik.
Ishte një situat abstrakte , i ngjaje nje flladi mendimesh që të zhveshnin butësisht në syt e mi.
Udhëtoja në shikimin e botës tënde pa të marrë leje,takoheshim në një lëndin me lule dele,buzëqeshje dhe më përqafoje fort.
Kështu niste ëndrra e darkës me ty,udhtimi ishte i gjatë i pambarim,çdo natë prisja livadhin tonë,duart e tua të rrethonin belin tim dhe buzët e tua të buta të pushtonin të miat.
Dielli të puthte syt,në rrezet e tij shkrihesha e tëra ,që të isha rrezja jote.
Netët rrokulliseshin,hëna zvogëlohej dhe rritej,dita shkurtohej e zgjatej,vitet iknin dhe vinin, ne të dy gjithnjë ne livadhin tonë me lule dele.
I dashur mos u zgjo nga kjo ëndërr,se do humbasim dashurinë tonë,do vdesim siç nuk kemi vdekur asnjëherë ne jet.
Të dua si në te djeshmen,të sotshmen dhe të nesërmen.
I dashur udhëtojmë ne livadhin tonë të ëndrrave.
Pa frik,ndrojtje , larg botëve të çuditshme njerzore.
Te përkëdhel ,ëndrrat lulëzojnë sipër buzëve tona të kuqe nga dashuria.
Oh i dashur,livadhi jonë me lule dele. Te dua!



2.DATA E ZEMRAVE

Thanë se është ndjenja më e bukur,
thonë,
e kështu do të themi gjithmonë.
Por jo çdo gjë thuhet.
Të përkohshmen
mbetet vetë ta zbulosh.
Vetëm në ditët me diell,
kur mbyll sytë dhe bëhesh prapë i vogël
mund ta jetosh përjetësinë.
Por ti nuk dorëzohesh,
nuk e pranon
dhe rrekesh pa fund,
me zemër të lodhur që do një datë,
shpirt i humbur që kërkon flakë,
duke trazuar hirin.





3.Duaje veten

E dini, se disa njerëz kur i humbasim, i humbasim vërtet. Të mungojnë momentet, të qeshurat, përqafimet, ato lënë pas një boshllëk, sepse për sa kohë i kishe në dorë, i ndjeje plot me gjëra kuptimplotë dhe shpirtin tënd plot emocione, edhe sikur të kishte ditë të mira dhe të këqija, në fund të fundit. Ka gjithmonë... Por ka të tjera që kur i humb, fiton veten dhe kupton sa e çmuar është paqja e shpirtit.
Fiton qetësinë shpirtërore, kupton se nuk duhet të kesh më frikë nga asgjë, se disponimi yt përcaktohet përsëri nga ti dhe askush tjetër. Se mungesa e tyre rindizte egon tënde, e cila u kthye më e ashpër se kurrë.
Duaj veten, jeto bukur, duke nisur nga dashuria për veten.
Njerëz ikin e tjerë vijnë, askush nuk është i pazëvendësueshëm në këtë jet, mbushur me njerëz që të vrasin në të gjitha mënyrat edhe kur i do fort, e ndoshta më shumë se veten.





4.Fjalë zemre


Trembem nga ty!
Të dua kaq shumë. Trembem se ndoshta një ditë kjo nuk do jet më.
Pse valle trembesh dhe ti?
Mos ndoshta është e thënë se lumturia nuk mund të zgjasë pa fund?
Pse duhet te jetë kjo frikë e ëmbla ime?
Ti sigurisht që nuk mund ta dish. Dhe as une jo! Bëj pyetje retorike për të ngushëlluar veten.
Kur kemi diçka të shtrenjtë e ruajmë si hijenat se dikush apo diçka mund të na i marrë. Jemi aq të lumtur sa ka raste që se mbajmë dot e me dikë duam ta ndajmë. Sapo e bëjm kemi frik se mos na ikën.....
Pse vallë?
Se jemi të sigurt në vete. Jemi adoleshent akoma të pa rritur. Dashuria është një vetebesim i tepruar tek vetja. Ëndrra të shkëputura me realitetin. Frika e të qenurit vetëm. Nevoja për tu mbështetur e për te patur pranë dikë. Mëse normale

Është natyra jonë!
Lumturia do thoja vjen nga vetja. Pra në paqe me veten, duke dashur totalisht veten.
Por unë as me këtë nuk jam dakort.
Çdo kush , normale do pyes pse?
Pasi nëse nuk i ndjejë të gjitha ato qe thashë më lartë.....
Ku jan emocionet?
Dmth ajo "vuajtja ", ai zhgënjimi etj?
Nëse ne nuk do i njihnim apo do i ndjenim këto, do dinim vallë tu dashuronim apo të dinim se çfarë është lumturia?!
Eh.......
Kjo ju përket juve ta gjeni.






5.Zemerthyer!

E ke provuar ndonjehere te te thyhet zemra, sikur te jete therrmuar ne mijera copeza?
Me siguri po!
Kur te thyhet zemra, ti ke nje marrje fryme e cila nuk te lejon t'a thithesh te gjithe ajrin qe duhet, duket sikur brenda gjoksit eshte ndezur nje flake dhe brinjet e kraherorit te jane bashkuar me njeri tjetrin
Eshte nje ndjesi e idhte, qe dhemb. Dhemb fort!
Zemerthyerja krijon nje boshllek te madh, boshllek qe shoqerohet me nje zymtesi, por me teper akoma, shoqerohet me Humbjen e Shkelqimit te syve te tu.
Ndihesh e huaj, njerezit perreth te behen te huaj. Fajeson veten per besimin, ndjenjat e shumecka.
Keshtjellat qe kishe ngritur me endrra te shkrumbohen si hi’ m’u perballe syve.
A sherohet zemra e thyer?
Kush e di… ndoshta po, ndoshta jo… E sigure eshte vetem qe ti nuk je me ajo qe ishe, sepse,
Tashme,
je nje Zemerthyer!






6. Biri im

Te jetoja pa ty ...
Te prekja doren e lumturohesha ,
Te puthja syrin e terbohesha ,
Te ndjeja aromen e plotesohesha ,
Te thoja te dua e harrohesha ...
Te jetoja pa ty ... nuk e imagjinoja
Nje enderr e frikshme me zgjoi,
Mendoja te te prekja por dora mu ftohe
Te vura buzen e ti s'u drodhe ,
Te thashe te dua e ti s'me degjoje
Ti ike per nje bote me te mire por,
mua me le ne erresir.
Si s'te erdhi keq qe kaq shume me vrave
Si s'mendove mua por varrin zgjodhe .
Vitet kalojne e dhimbja nuk tretet .
Jeta lulezon por une tretem .
Pa ty nuk ka jete biri im
Se nena pa ty vec merr fryme







7.Hajmali

Do jem në zemrën tënde
Sa herë e gjen në krizë ekzistencializmi,sa herë që e sheh tek ecën kuturu,pa funksion,e ngrysur,thjesht duke i hequr ditë kalendarit.
Do jem aty
Duke i kujtuar kush është,duke ja fryrë larg amnezinë tek përdore e tërheq drejt rrugës së ndriçuar.
E zemra do buzëqeshi.


Do jem në sytë e tu
Sa herë verbuar të ndihen,sa herë shikojnë veç padrejtësi,urrejtje,dhimbje.Sa herë jeta humb ngjyrat e syte shohin veç zi,sa herë harrojnë nga vijnë e ku po shkojnë.
Do jem aty
Duke i falur shikimin,duke i shfaqur dashurinë,respektin,krenarinë si kundërpeshë.Duke i përthithur të zezën, si helmin nga plaga e gjakosur e një pickimi gjarpri,tek me ylberin si fasho lehtë i mbuloj.
E sytë do buzëqeshin…


Do jem në shpirtin tënd
Sa herë ta ndjesh të rëndë,sa herë ta ndjesh të zbrazur,të sulmuar nga gjithçka dhe asgjë.Sa herë të duket sikur shpërtheu e copëzat e mbetura spo i gjen dot më.
Do jem aty
Duke e mbajtur peshë,duke e mbushur me gjithçka kam,tek gjithçka-së dhe asgjë-së gjoksin i vë.Duke ti mbledhur copëzat me qiririn e vuajtjeve të mia,ashtu i kërrusur,i çjerrë,i vrarë.E me gjakun tim bashkë do i ngjis.
E shpirti do buzëqeshi


Do jem ti
Kur më s’ndihesh vetvetja,kur ke frikë të duash e të besosh,kur prej kohësh nga errësira përndiqesh.Kur gjithçka çfarë dëshiron të duket larg,kur ndjen se qëllon e shënjestër nuk gjen.
Do jem aty
Duke të nxjerrë pasqyrë tek të bertas kush je.Duke të shoqeruar në errësirë, me çastet e fundit të dritës nga ai qiri që ka ndaluar tretjen,tek të përshpëris ç’është besimi e dashuria.Duke të dhënë sytë e mi që shumë larg të shohësh.Në shënjestër do shëndërrohem,ngadalë do afrohem,që çdo herë të qëllosh.
E ti do buzëqeshësh…



Antarë të dashur këto ishin krijimet për këtë muaj ♥️🤍
Ju falenderoj nga zemra për pjesmarrjen dhe suksese 🤍♥️🤍♥️
 
Te gjitha me pelqyen per ndjeshnerine qe percjellin sidomos 6-ta.
Por,
Vota i shkon te fundit per shumeçka. Ndertim, rrjedhe, shprehi, emocion. 10☆
 
O sa shume krijime! 🥰🥰
Urimee! Do lexoj me qetesi.
 
I lexova dhe ma kishte enda te qaj, po po te qaj, me lot te paster shpirti😥♥️
Shkrime te bukura fort...Urime per shpirtrat e bukur🙏🤍
 
Votova numrin 6-të. Dashuri ideale, e pakushtëzuar, perfekte dhe e përsosur.
Për djalin nëna është qënie e paarritshme.
 
Kush qeka amuleto qe mos e paft syu keq ishalla 😍
Hajmali me ka ra ne kok tashi si rakia qe po gjerb me kafe edhe do votoj me pasion 🥰
 
Lufte titanesh do e quaja kte muaj konkursin .🔥
Ju lumshin duart do i rilexoj dhe njehere para se te votoj .😍
 
Me ka ndodh te me pershkruajne emocione te ndryshme gjate krijimeve nder vite ne kete forum.
Por nuk di ne me ka ndodhur here tjeter te me perloten syte.

Epo Qofsh e Bekuar moj NENe,qe kjo jete pa ty kuptim nuk ka.
Krijimi numer;
6. Biri im
Merr voten time ,.bashke me perlotjen time.


Urime te gjithe pjesmarresve.
 
Shume te bukura te gjitha
Shume e veshtire te zgjidhja
6 shume e ndjere.Perconte dhimbje pafund
Por per shkrimin ne teresi (stili,imagjinata,figurat letrare) zgjodha 1
 
Antarë të nderuar hajde bëni pak rrëmujë këtu po ju feeem 😛
Hajde lexoni dhe votoni mos më bëni të keqe muaaa po ju feeem 🤣
 
Isha mes 1.4, dhe 7. Po pasi i lexova nja pesembedhjte hère votova menderisht Hajmalin .
Po meqe duk me mijera km dora e Refikut per te rujt anonanimitetin nuk votoj hic .😝

Fitofte me i/e miri/a 🔥
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top