Krijimet letrare~Qershor~2023

Krijimet letrare~Qershor~2023

  • 2- Çërçafet e bardhë në mëndjen time

    Votat: 0 0.0%

  • Totali i votuesve
    15
  • Poll closed .

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Pershendetje te nderuarit e mi!
Ja ku jemi perseri sebashku me konkursin e rradhes per muajin Qershor!
Tema e muajit ishte;

~Qershor - Bashkë me fëmijët shpirtin endim
Dhe teme e lire!

Me poshte po ju paraqesim rrjeshtat modest te krijuesve te forumit tone!

2-Çërçafet e bardhë në mëndjen time

Një zgjim i brishtë
Një mëngjes të bardhë
Të bardhë si çërçafët që mbështillnin ato shtretër te boshatisur të braktisur
Pasiguri për atë vogëlushe te brishtë të trembur te pa mbrojtur
Mbaroj klasen e dyte dhe e vetmja siguri per te ishte kjo, atë verë nuk dinte nuk dinte si do shkonte
Shtrëgonte në krahët e saj kukullën me folkët te mendafshtë ngjyrë ari
Një zgjim i bardhë si bora ndryshoj jetën e saj plotësisht
La mbrapa çdo kujtim femijërie dhe ndjenje të bukur.
Pyetje të shumta pa asnjë pergjigje
Asnjë lot, asnjë deshirë
Habi, frikë, pa siguri pa asnje mbrojtje
Donte të njëjtin perqafim qe i jepte kukullës me flokë te mendafshtë.
Imazh i mbetur në mëndjen e saj në vitet në vazhdim.
Kujtimi i nje shtëpie ku nuk u kthye më kurrë, mbeti aty dhe femijëria e saj e brishtë dhe plot ëndrra.
U rrit, u rrit shpejt, per te mos lejuar më kurrë njeri te ndryshoj fatin e saj

U rrit pa shum ëndrra por me shum forcë!

3-Ora dymbëdhjetë e mesnatës

Kur akrepat të puthen
në mesnatën e ftohtë,
në terrin e zi, të mbuluar,
me pelerinën pa ngjyrë,
në qiellin pa hënë,
pa dritë, pa yjesi
Në çdo skutë,
kur të mbretërojë heshtja,
zemra fërgëllon,
ajo s’gjen qetësi
Malli trazohet
nga kujtimet-pikturë
gjumi ikën, largohet,
e unë mbesë si një kukudh i natës
Ku, mendja më fiksohet,
tek një engjëll që s’harrohet,
tek e ëmbla me nishan
me fytyrën dritë-sihënë,
dhe me ato sy, që me shkëlqimin e tyre,
depërtojnë në shpirt
Në ato pak fragmente
që jo, kurrë, nuk harrohen
e kujton buzëqeshjen magjepsëse
me çka; malli sa vjen dhe shtohet
Dëlirësia e fjalëve të saj
zjarrit mallëngjyes i jep vetëm hov
për ta ndez një dashuri
që, kurrë s'do të harrohet
Një dashuri të pamundur
të ndaluar, që kurrë s'kurorizohet

4-Pjalm dashurie.

Pjalmet e dashurise tende ne trupin tim vallezojne,prekjet e tua pafrumin e luleve te majit kujtojne , shkrire ne pjalme dashurish nudesia ime per ty....ne mengjeset e shpirtit ne bejme dashuri.
Zeri yt i embli ne univers me udhtone , ne qetesine e henes cocafet tane shtroj, dielli lind i ngrohte , plote ndricim,kemisha jote e bardhe mbeshtjell trupin tim,bardhesia e saj eshte si nje pakezim, mbi hapa dashurie deri ne pambarim,kafet e jetes shijojme me qetesi,dallget e detit na bejme shoqeri.
Zgjohemi dhe flejme ne lugina te lulzuara per mua dhe ty,ne nje piktur te lashte lexojme fjalen tone te perjetshme,dashuri.
Dielli puth buzet e malit te larte plote hijeshi, une buzet e tua plote dashuri,i dashuri i im ti.
Mes dallgesh te kesaj jete ,kompozojme notat tona ne qetesi,neper vragje te kuqe thene nga une dhe ti,mbushim librin tone te jetes, ne kete bote plote `xhurullti`.

Keto ishin krijimet tona per ju. :)
Konkursi do qendroje i hapur rreth dy jave!
Lexim te kendshem ju uroj!
 
Last edited by a moderator:
Permbajtja eshte e bukur ne pergjithesi, por shenjat e pikesimit te lene per te deshiruar. 🙁
Lene pastaj fillimi fjalise me germe te vogel. 😂

Me te vertete ne perditshmeri bejme shume gabime nga nxitimi dhe nuk i japim shume rendesi, por nese ti ben nje shkrim duhet pak kujdes dhe perqendrim.
Nese shkrimi del nga brendesia jote duhet dhe pak shpirt artisti. Dhe artisti esht detajist. :) Tashi do thoni ju po kjo ku mer vesh. Eheee letersine e kisha 10 me Yllë gjithashtu shkruaj shume. :)

Une abstenoj :p me vjen shum keq. :p
 
mos bej kshu nashiiii. :P
hidhe voten,vota ben Qeveriiun. ahahahaha
 
Gjallon e ke edhe në fjalor, edhepse fjalori është i mangët dhe gjuha zhvillohet si një organizëm i gjallë, pra, që gjallon.

sihënë nuk është në fjalor, mirëpo është shqip, së paku, sipas dr. Nuhi Veselajt, i cili ka një trajtim shumë të bukur:
“GJUHA LETRARE SHQIPE PËR TË GJITHË” PARAPROVË UDHËZUESE ME INTERES EDHE PËR NORMËN E SOTME TË SHQIPES STANDARDE
Linku: Nuhi Veselaj: Gjuha letrare shqipe për të gjithë

Nëse e do në bazë të fjalorit dhe gjuhës standarde futi edhe një "ë", pra s'kurorëzohet..
Kurorëzim ose kurorizim, kjo e dyta jashtë standardit të gjuhës shqipe, megjithëse e përdorur gjerësisht nga figurat eminente... Ndërkaq pa zanore, pa "i" dhe(ose) pa "ë", mund të përdoret vetëm në zhargon popullor, asnjëherë në tekste të standardizuara shqipe.

Nuk është xhullurdi, por themi: Në këtë botë plotë xhullira. Xhullira - e pashquar, njëjës, në rasën emërore.

Në fund, urime për shkrimet përveç njërit, atë që e solla unë, se s'mund të jem objektiv për shkrimin tim.
Suksese të gjithëve! 😁
Po mendoj te hap nhe konkurs ,Diktime Shqip",pasi askush nuk merret me krijimet por me gabimet ortografike. :P
 
Po mendoj te hap nhe konkurs ,Diktime Shqip",pasi askush nuk merret me krijimet por me gabimet ortografike. :p
s'di ç'mu desh mua t'i them ato që i thashë, por meqë ishin bërë temë, thash më vete: të jap kontributin tim edhe unë, për të nxjerr atë që e shoh si të saktë... 😁

Po, edhe kësaj pjese t'i kushtohet rëndësi s'ka gjë të keqe, për aq kohë sa vërejtjen janë të sakta.

Se e bëra xhullirë temën dhe unë me këto ndërhyrje 😛😛
 
Jane te mirepritura tera mendimet,kritikat na permiresojne.
Te kete gjalleri dhe tema. 🤗
 
  • Përqafim
Reactions: A2.
Kte gjallon se paskam nigju najher se u bona kaq sa jam por ca s'bojka vaki

Sihëne se kam nigju najher .
UN e di qe shkruhet xhullurdi por qe paska kuptim tjeter kte prap 🤷‍♂️ medemek rremuje

Ne fillimin e klases se pare fillohet me shkrujt emrin mbasanej mbiemrin masanej filloj me drejtshkrimin per tmos bo gabime ortografike sic thu ti dhe antari siper . Ne provimin e letersise ke ulje pikësh nese sje i sakte ne drejtshkrim . Pra ne konkurs futen te gjitha cka permban letersija . Nese ju e quni te kote kte diktim dhe perqeshje e @A2 ne komentin tan ne lidhje me diktiminn atehere lapsin ndor e kam me fshi kritikat e mija
O @Xhelozi je i mire pritur,thjesht jo vetem ti por 90% e anetarve ketu qe kritikojne ortografine apo sindaktiken e gjuhes shqipe nuk dine ta shkruajne as per vete.
Pra eshte shume kundershtuese platforma ketu ne vetvete per te qene audienc e drejte letrare.
Une e pranoj qe kam mangesi ne gjuhen shqipe.
Por ama duke qene qe njoh kete mangesi tek vetja,sdo guxoja kurre te jepja kritika mbi dicka qe nuk e zoteroj.
Ky eshte thelbi.
 
  • Më pëlqen
Reactions: Ivy
Te bukur te gjitha krijimet, ndonese nuk kemi ate aftesin per te krijuar vargje korrekte, ndonese nuk kemi ate tekniken e duhur , te katerve ( perfshi dhe veten) i komplimentoj sepse per te mbajtur gjallë temën u munduam ti japim zë fjaleve te shpirtit.
Ne pritje te poetëve e shkrimtarve të vertet!
♥️
 
Shpresoj te kesh mar pjes dhe ti ne krijimet e ketij edizioni, Neverteti plasi duke na thirr me krijime saqe më shtrydhi mendimet me Zor 😂
Permbajtja eshte e bukur ne pergjithesi, por shenjat e pikesimit te lene per te deshiruar. 🙁
Lene pastaj fillimi fjalise me germe te vogel. 😂

Me te vertete ne perditshmeri bejme shume gabime nga nxitimi dhe nuk i japim shume rendesi, por nese ti ben nje shkrim duhet pak kujdes dhe perqendrim.
Nese shkrimi del nga brendesia jote duhet dhe pak shpirt artisti. Dhe artisti esht detajist. :) Tashi do thoni ju po kjo ku mer vesh. Eheee letersine e kisha 10 me Yllë gjithashtu shkruaj shume. :)

Une abstenoj :p me vjen shum keq. :p
 
Me detyruat te logohem 😁
Suksese te katerta krijimeve!
E para, nje ndjesi qe cdo nene e di fort mire.
E dyta, nje realitet i jo pak rasteve dikur.
E treta, e mrekullueshme.
E katerta, mjaft poetike.

Vota per te treten!
Urime! 😊
 
@Lucifer e thyeva premtimin sepse nuk po na e nderonit temen fare. 😁
 
Votova krijim e trete
Ora dymbëdhjetë e mesnatës
Më trasmetoj ndjenje te paster dhe te bukur .
 
  • Përqafim
Reactions: A2.
Me detyruat te logohem 😁
Suksese te katerta krijimeve!
E para, nje ndjesi qe cdo nene e di fort mire.
E dyta, nje realitet i jo pak rasteve dikur.
E treta, e mrekullueshme.
E katerta, mjaft poetike.

Vota per te treten!
Urime! 😊
Pse paske premtuar mos te logohesh?

Bë cte ben te ndjehesh me mire Soul😘,por prezenca jote vertete eshte e bukur absolute.
 
Krijimet si kam lexuar akoma.Sigurisht do ti lexoj dhe e di qe patjeter ka gabime ortografike.
Nje gje do tju thosha: A e dini qe jeni ne nje forum qe ne fund te dites nuk te vyen aspak ne formimin drejteshkrimor dhe analize sintakse-morfologji?
Apo dikujt i duhen keto komente kaq kritike per ti cuar ne Cv e tyre?
Po ec re cuna goca,pse e vrisni dhe ate pak nerv qe kane anetaret per te sjelle vargje nga bota e tyre?!
Ose ose hopa njehere,sillni pak krijimet tuaja tu hedhim nje sy😝

Gjithsesi ju keni krijuar u lumte pena e mendja!
 
Pse cte keshe ka te kritikosh . Ja psh thon qe kritika te ben me te forte dhe te permison ndjeshem 😜
 
Pse cte keshe ka te kritikosh . Ja psh thon qe kritika te ben me te forte dhe te permison ndjeshem 😜
Dhe une kam kritikuar,por jo kaq rende 🙁
Se ne fund te fundit per argetim jemi,sdo fitojme medalje.
Une kritikat i pranoj psh me raste😂,por nja dy here qe solla krijime mu vra nervi per te sjelle te tjera se mire leke smerrja po te fitoja,po as nje fjale te ngrohte nga ju shpifsat😂
 
  • Haha

Do them dhe une nja dy fjale por mbasi te mbyllet konkursi .
 
  • Më pëlqen
Reactions: Ivy
Dhe une kam kritikuar,por jo kaq rende 🙁
Se ne fund te fundit per argetim jemi,sdo fitojme medalje.
Une kritikat i pranoj psh me raste😂,por nja dy here qe solla krijime mu vra nervi per te sjelle te tjera se mire leke smerrja po te fitoja,po as nje fjale te ngrohte nga ju shpifsat😂
Te merr momenti iva . Ja psh ke qejf kritikat apo me tbo qejfin e me t ferku shpinen kot? N fund te dites secili fle rehat n shpi t vet 😁
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top