Krijimet Letrare-Mars 2023

Bebw

Larguar
Përshëndetje antarë të dashur 🤍
Krijimet për këtë muaj janë këto më poshtë :

1.Me fal

Më fal perëndeshë…
Ti Hëna ime që gjithë jetën ke shkëlqyer ..e më ke dhënë më të mirën e mundshme .

Ti që di vetëm të injektosh dashuri …ti je përkufizimi i plotë i fjalës dashuri shpirti im..

Më fal që ndonjëherë mund të kem lën pas dore ….jo se nuk kishe rëndësi …përkundrazi ti ke merituar cdo gjë të bukur , gjithë dashurin e botës …Edhe jetën unë për ty e jap veç jeto!

Sikur ta kthjeja kohën prapa nuk do largohesha kurrë nga ty Mam..më mungon…
Sikur të ta falja universin oh sa pak do ishte .
Por jo unë Isha obsédé që të kisha dhënë mjaftueshëm .

Që të kam bërë të ndjehesh krenare për çka unë kam arritur , për cdo veprim timin , për zgjedhjet e mia ….ne fakt jo . Ti meriton shumë…

Edhe pse tani që jam rritur kuptoj që jam shembëllimi yt . Po Mam ..dhe jam krenare për këtë gjë sepse kushdo do dëshironte të ishte ne vendin tim ….
A
Por jo Fatlume isha unë…

Te shoh e them o Zot Mam ti je shumë e bukur ….ai shpirti yt nuk ka çmim.

Aroma jote ….mua më largon cdo dhimbje… e çuditshme kur isha sëmur nuk duroja dot të pipërinte miza ..nuk di sa herë ti vije t’më përkëdhelje flokët dhe unë si njeri i egër të largoja . E ti duroje ..vije perseri e unë aty gjeja qetësinë . Ishe ilac shpirti .

E di?! Ti nuk e di akoma që një natë ëndërrova sikur te humba…
E tmerruar zgjohem Edhe jastëkun e kisha larë me lot .

O zot çfare dhimbje e madhe .
Jo unë pa ty sdo jetoja dot .

Tani që jam rritur më vjen të ulëras ! Ti je hyjnesha îme . Je inspirim e je arsyeja pse unë jetoj .
Të dua mam . Më fal që gjithë jetën kam qen e përkëdhelura e babit ..më fal për cdo lot .
Por jeta îme pa ty nuk do kishte sens .

Atëherë bëhu hëna ime që me përkëdhelinë e saj t'më vër në gjumë…
Bëhu dielli qe ngroh shpirtîn tim .
Bëhu dritë më ndriço udhën
Bëhu Zot o engjëlli im mbrojtës…

Mam un akoma sjam rritur .
Të dua pranë vetes përjetësisht.




2.DY ZEMRA

Brenda zemrës së nënës sime,
rrahin dy zemra me -tik e -tak;
njëra e madhe, tjetra e vockël,
shtojnë gëzimin përditë nga pak.

Në syrin e saj të bukur, të ngrohtë,
aty banon fytyra ime - shpresëplota;
syri i saj sikur syri i verdhë i diellit,
nga merr dritë, ngrohtësi e gjithë bota.

Fjala e saj ëmbëlsirë e shijshme, pa çmin,
këshilla e saj të ngre, të çon në përparim;
dora e saj magjike, të shndërron në pëllumbeshë,
të vë gjumë të thjeshtë, kur të zgjon - princeshë






3.Monolog

Kam luftuar shumë brenda vetes, kam luftuar duke u përpjekur të bind veten se nuk më prekin ofendimet dhe komentet e hidhura të kalimtarëve të parëndësishëm, të rastësishëm dhe as nuk kam nevojë për lëvdata e tyre. Kam luftuar shumë për të bindur veten se nuk është e mundur t'i bëjmë të gjithë të lumtur, nuk është e mundur të përpiqemi të kënaqim dëshirat e të tjerëve, duke harruar tonat. Kam luftuar për ta bindur që të mos zemërohet, të mos trishtohet, të mos i fajësojë kur e komentojnë dhe e kritikojnë. Përpiqesha ti kujtoja vetes se sa e gabuar është të gëzohesh si fëmijë kur dëgjon një bisedë të mirë prej tyre.
Sepse kur të arrish që të mos bëhet vonë se çthonë tjerët.
Kur të mos bëjnë përshtypje lajkat e tyre, ku sa tu japësh afrimitet të varrosin për së gjalli me mënyrat dhe experiencën e tyre.
Kur tu tregosh me aftësitë e tua, gjer ku e kanë kufirin kundrejt teje.
Kur të përgojojnë, apo ironizojnë nga komentet e tyre vulgare dhe ty nuk të shqetëson më ky fakt... Atëhere ti ke fituar lirinë!





4.Pjalm dhe dashuri.

E fort ,e bukur si ky mëngjes.
Syt të ndrijnë ,krejt përkujdes
E ëmbël, e plot dashuri,e nis ditën me shumë peripeci.
Por kjo aspak ty s'të tremb,me hapat e tua të sigurt përpara në çdo frymarrje bën.
Në gjumë lutesh,ditën pajton botën.
Kur lotët fshin nga dhimbja, dhimbjen e bën forcë .
Forca jote ndrin kalon tufana,pastaj qetësohet koha dhe fillon e këndon sikur Zana.
Përkulesh dhe lutesh për mirësi.
Që dhimbja në zemrën njerëzore mos të ketë jetësi.
E kur dielli i pranverës të t'buzëqesh,ti fillo vallëzimin pa resht.
Këput një gonxhe ,që të ngjan ty,i merr erë petaleve e i bën pjalm dhe dashuri.
E forta , e brishta ,o qenie e mrekullueshme ti.



5. E ke pare

E ke pare boten si behet,
kur dimri vjen dhe uji ngrin,
e ke pare qiellin si pushtohet,
kur zogjte largohen e marrin arratine.

E ke pare henen si ndricon,
mes yjesh si ajo shkelqen naten,
i ke pare rrezet kur dielli agon,
sjellin ngrohtesine dhe largojne shtrengaten.

E ke pare detin si perplaset,
si anijet cajne ujin mes valesh,
i ke pare femijet te qeshin e gajasen,
kur nena i mbeshtjell fort mes krahesh.

E ke pare veten ne fotografi,
si koha mbi portret rrudhat skalit,
e ke pare se jeta ska vetem rini,
rendesi ka te jesh i ri ... ne shpirt


6.Jam femër, më duaj

Jam femër ,një femër e gjykuar, sidomos nga gjinia e kundërt. Kërkojnë të jem perfekte dhe me gabimin e parë të hidhen në sulmë, duke akuzuar por edhe hiperbolizuar realitetin . Të vendosin pa dëshirë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë kohës,dhe përsëri prapë do e kesh fajin ti ,sepse je femër.Një femër që kërkon të duket gjithmonë e bukur,e pavarur dhe e lirë për të jetuar dhe mos u shtypur nga askush,...qoftë edhe nga mentaliteti i prapambetur i rrënjosur ndër vite,e të vendosin shumë epitete të ndryshme ,duke harruar që në jet vet ata i ka sjellë një femër ,një femër që në heshtje ka duruar dhe trishtimin ka përqafuar.

Jam femër ,u linda nga një femër dhe do luftoj si një femër e lirë dhe jo e robëruar . Dua të thyej çdo tabu ,të tregoj se forca jonë është e madhe po aq sa e tyre.Jam femër,që shumica e shkrimtarëve i kanë kushtuar vargje, poezi e romane të pafundme. Jam femër ,ajo qenia hyjnore që shumica e profetëve thonë se e ka parajsën nën këmbë.
Femra është jet që jep jet ,është forcë e pashtershme që të jep forcë ,është dashuri e pakushtëzuar që të fal dashuri pavarsisht se vet nuk e merr mbrapsht njësoj,është dora e ngrohtë që do të dhuroj familjen,dhe me familjen gjithë botën do të të fal ....vlerësojeni .


A e dini pse bota rrotullohet rreth femrës?!Sepse ajo kujdeset për botën. Nuk është e lehtë të mbash botën mbi supe, por femra e bën duke sfiduar çdo fuqi mashkullore. Kujdeset që ta bëj botën një vend më të bukur, duke e nisur nga vetja.
Siç thoshte Bukowski: ” Bota do të ishte një vend i shpifur pa femrat. Femra është poezi. Femra është dashuri. Femra është jetë. Falenderoje....






Antarë të dashur ju falenderoj për krijimet e juaja të mrekullueshme 🤗🤗🤗
Suksese të gjithëve 🤗🤍
 
Last edited by a moderator:
Ju lumte mendja dhe duart ....

Votoj me vone se afersisht i gjeta kush anetare i paskan bere 🙈
 
Ndizni debate
Rachael Harris Popcorn GIF by Lucifer
mos rrini kot 🤪🤣
 
Urime dhe Suksese! :)
 
1. Krijim brenda temës. Përcjell dashuri për nënën, por dhe melankoli.
2. Krijim brenda temës. Poezi e thjeshtë dhe e gëzueshme.
3. Monolog i mirë dhe me kuptim, por nuk më duket brenda temës.
4. Dashuria për nënën duket qartë, por forma që është përdorur, as poezi dhe as vargje të lira, nuk është në shijen time.
5. Një poezi e thjeshtë dhe e bukur.
6. Një ligjërim feminist i cili kërkon që festës së nënës t'i japë një tjetër kuptim. Me vrullin e saj, po të kishte zgjedhur të shkruante për nënën, do të kishte krijuar diçka më të bukur.

Votoj për numrin 5.
 
Urime!
Te bukura te gjitha,por voten time kete rradhe e merr krijimi numer;

2.DY ZEMRA

Nje copez e brisht plot dashuri,sic eshte shpirti i nje nene. :)
Urime te gjitheve.
 
Kane mund me shume krijime dhe akoma me te forta!
Megjithate sju lejojne temat e chit-chatit, dhe kjo eshte ajo qe them une se nk mirni asgje me seriozitet. Ka ca tema qe duhet te ndani kohe me shume, ato me lojra mi leni mua se aq di aq bej 😃

Suksese!
 
6. Një ligjërim feminist i cili kërkon që festës së nënës t'i japë një tjetër kuptim.
Unë e di protest 🙁,por shumë shpejt do rrihesh nga gratë 😂😂😂

PS: Shaka ,se nuk kam shkëmbyer replika me ty më parë 😂🤗🤗🤗
 
E bona pra kritiken.🤪 per krijimet skam kritika se sdu ti pres hovin talenteve te reja.🤪
Ore bëj kritik të shëndetshme ti që të ketë diskutim,ose na lër ne t'a ndezim diskutimin e ti mbrohu 😂🤣
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top