Krijimet e muajit Prill 2020

Monique

With or Without u
Pershendetje , ja ku erdhi nje muaj i ri me krijime te reja

Mos harroni detyren tuaj qytetare , te lexoni, komentoni dhe si dhe te votoni

Flm




1. Ishte koha e mollekuqeve

I kishte syte blu plot jete
Dy bishtaleca me floket e arte i bente vete
Derisa u kthye te qyteti i kujtimeve
Dhe telefonoi teta Nemijen.

Po kalonte rrugen nje te djele
Sapo kish mbaruar mesha per disa te mjere
Nje makine i ndryshoi jeten
E jema ate dite i fshiu lotin ne mjeker.

Veshtronte nga dritarja hardhine
Vetem ajo dhe nje mollekuqe e vuanin vetmine
Vinte arome e rrushit te pjekur jashte
Dhe gjuha nga etja i ishte trashur bere si kashte

E jema i erdhi i vuri doren tek floket
Pellemba i dridhej tek e bekoi te balli
Pastaj i vura buzet ne syte e vaket
Ia njomi me lotet e saj ato sy qielli

Zgjati doren drejt jastekut te bardhe
Shterngoi buzet prej deshperimit
Shpirti te dyjve ishte duke i dale
I tha : po e bej per ty o bije e mallkimit

Syte e saj blu u tmerruan ne fillim
As fliste as ecte,ishte cdo gje nje vegim
Pastaj pa mamane e saj tek qante
I buzeqeshi me forcen qe kish ,donte vetem te shihte te fundit perendim.

Pastaj jastekun mbeshteti ne shtrat
Me duart ju zbardhen nxori jashte mollekuqen
I peshperiti : tani je e lire prap
Dhe koka e se bijes varej anash,tani asnje sdo kish guxim te shante me bucen


Doli leshoi floker e uleriti
Vajza i paskesh nderruar jete papritur
Kafshoi doren nga dhimbja dhe pastaj bertiti
E bera per ty bija ime,ne zemren time do ngelesh gjithmone e mitur.


2. Dhimbja qe lekuren djeg

E di? As une , as ti nuk do marrim kurorezime me tituj krenarie ,as cmime te ndjera , asgje sdo fitojme per heshtjen qe mes nesh e kemi lene te krijoj hendekun e saj, apo merine e cila na ka bere te kthejme shpinen njeri – tjetrit dhe rrime ne pritje se kjo heshtje ndoshta , ndoshta gjithcka do e ndreq vete nje dite.
Dashurine askush s’ta meson, as te perulesh me kembe ne toke perpara saj, as kurora apo lavde nuk merr ,per fjalet qe brenda vetes i mban , sepse asnje note pentagrami s’ka vlere nese nuk luhet ne instrumentin e duhur.

Askush sdo na dergoj lule per dhimbjet qe i kemi shkaktuar njeri tjetrit, askush sdo shkruaj per ne sepse mohojme kenaqesite tona, asnje shfaqje nuk do mbaj emrin tone ,sepse askush nuk ngre ne piedestal nderin e nje krenarie te kot! Asnje duartrokitje s’do kete ne sallen e boshatisur tashme , sepse askush nuk duartroket per lotet qe fshehurazi kam derdhur , as per netet pa gjume e belbezitjet me emrin tend nder buze… jo jo asgje e tille nuk ndodh.

E di valle cfare peshe dhimbjes time i ke dhene, e ne gjithe hapsiren e saj ke lene friken te sundoje?
Per te gjitha mendimet qe dyert ia ke mbyllur e nuk i lejon te arrijne ne destinacioni e tyre, mbytur thelle ne shpirt, krahet ia ke prere ..e gjitha kjo perse? Per pak krenari?
Dije se askush sdo te te japi asnje cmim te pare per ditet qe mungesa jote lekuren dogji, e as do shpallesh fitimtar per lotet e derdhur ne boshllikun e heshtjes ….
Por ti zgjodhe te venitesh ne muzgun e nje mbremje dhe shkove pa kthyer me koken pas…


3. Vetvetja

Ckemi,
Po te flet vetja jote
Po po i dashur,vetja jote
Shpirti yt i trazuar qe endet neper kujtime
Zemra jote qe rreh fort pas cdo ankthi
Trupi yt qe dridhet pas cdo agonie
Te lutem mjaft më
Mjaft më, po shkaterrohesh perbrenda
Te lutem mjaft
Mendo per buzeqeshjen tende
Per lumturine tende
Te lutem i dashur
Na ben te jetojme te lumtur.

Me dashuri,vetja jote.


4. Plaku

Ti më shikon me butësi dhe dëshiron nga larg .
Nuk e di që zemra ime pikërisht të tillë pret.
Shikimi yt endet ... dhe për kë duhet të pendohem!?
... Me vështron dhe kjo më ndez, ah sa më ndez.
Cfare po pret me?
Je njeri i moshuar, po plakesh, jetoje te pakten pjesën tjetër të jetës .

Unë e dua prekjen tuaj zotëri , nuk do të jem e askujt , nuk më intereson që ti je më i vjetër se unë .
Nuk jam nga ato qe puthen lehte , me perqafo vetëm dhe më shtrengo ...
Cfarë ndodh me ty , nuk ishe kështu ...
Nën pallto ke fshehur një zemër te nxehte , shumë gra janë përulur per shkak teje , për një natë me ty dhe rinine e japin ... Pra cfare pret mo ?
Je njeri i moshuar - jeto ... jeto me mua.


5. Veç nje kujtim

Dikur desha dike dhe do ta dua ,keshtu do pergjigjem nese do me pyesin : "Ke dashuruar ndonjehere"?
Nese do te me marr malli per ty ,ne skutat e kujtimeve do zhytem aty do te gjej ,do te perkedhel lehtas per se largu.
Nen lekuren qe digjet nga malli do e mohoj gjithmone deshiren per te te patur perseri . Eshte shume vone tashme qe te kthehem pas. Me frikën e hedhur supeve si xhaketë të rendë plumbi kalova edhe kete natë. Kjo heshtje e shurdhët shpirtin e brengos dhe ja ...ja tek me shfaqesh si nje vegim i zbehtë .
E di ,nuk kam dashur kurre te te lendoj,tek sa ti ikje dhe largoheshe vendosa te largohesha edhe une .
Eh....ditet me ikin duke te menduar ty ,ndersa neteve perpelitem dhe ndiej shtrengim ne zemer.
Lotet rrjedhin pa vetedije deri ne momentin kur rrezet bijen mbi dritaren e dhomes dhe ato teren nga ngrohtesia e rrezeve . Kam menduar per diten dhe naten, qe gjithmone ndjekin njera tjetren por asnjehere nuk takohen,ose hena dhe dielli qe e shfaqin dashurine e tyre vetem ne nje eklips.
Pikerisht keshtu jemi une dhe ti. Koha sheron gjithcka ,dhe une jam ende ne pritje.Ditet kane ngrire ne vend dhe nuk ecin ,zakonisht monotonia mbreteron me temen e njejte..mungesen tende.
E di qe kete ndienje do e vjedh koha,largesia do e mbaj ne gjirin e saj...ndaj thjesht me duhet te pres,do pres edhe pak.




7. Sigun,

Je melodi,
Melodi e embel.

As pranvera
Me zgjimin e saj te fuqishem
Nuk me magjeps me shume se ty.

Dhe une e di,
E di qe edhe gjethet
Nen soditjen tende
Fillimisht lekunden
E pastaj bien.


Imagjinoj diellin,
Qe shuhet nga turpi,
Sa here perballet
Me ngrohtesine qe ti rrezaton,
Me ngjyrat e shpirtit tend.



Naten qielli i pafund,
Pret vetem te vije agimi,
Sepse asnje yll
Ne kufijte e tij,
Nuk ndricon me shume se ty.


Dhe Safo vete,
Me shpirt te trazuar,
Qe aq shume femra ka pikturuar,
Do mbetej pa fjale,
E heshtur,
Perballe teje.


Mjafton mendimi,
Mendimi per ty,
Dhe frymemarrja ime papritur,
Embelsisht ndalet.



Je horizont qe sodis,
Je kaltersi pafund,
Ngjyre ku ngjyej endrren,
Drite ku ngroh lekuren,
Burim ku njom ndjenjen,
Oaz ku prehem une,

Je carmatosese,

Tmerresisht e parezistueshme,

Je thjeshte ti...perendesha Sigun.


8. Qytet i heshtur!

Jam ulur ne ballkon ne nje karrike qe lekundet dhe po shikoj pamjen e qytetit tim qe, me mbush me bukurine e tij. Dikur vlonte nga zhurmat si gjinkallat e pikut te vapes,ndersa sot me ngjan me nje qytet te shkrete qe sapo e ka pushtuar lufta! Nuk degjohet asgje, pothuajse asgje pervec ca zogjve te mbremjes qe te japin pershypjen sikur kane frike te hapin sqepin per tja marre melodise!
Tani qe e mendoj...si nuk e mora ate shishen e veres ti kisha kthyer disa gllenka ,ose jo..ta kisha kthyer te gjithen duke pire sa qe te harroj dhe arsyen perse spo fle sonte !
Mes zhurmes se zogjve iu bashkuan dhe dhembet e mi qe po kerrcasin nga te ftohtet dhe jo vetem ,ne mendje me vjen koha e komunizmit ...atehere kur njerezit denoheshin per lirine e fjales dhe te veprave, po sot kush e denoi qytetin tim!? . Nga brenda vjen nje ze qe me therret:- Ejj do vish te flesh sonte?
Nuk dua,as nuk dua te te degjoj...me ler te qete te shijoj kete pamje qe te çan kraharorin dhe te ngulet thelle ne zemer me nje britme therese!!! Qyteti im po vuan ,e bashke me te po vuaj dhe une... sdua ta le vetem si beteja e humbur e mbushur me deshmore !
Nuk mundem,nuk kam fuqi,nuk duhet as te perqafoj ato qe me japin arsye te jetoj ! Perse o zot ti qe krijove gjithesine nuk u ke dhene goje ketyre maleve te thepisura qe te flasin per te zgjuar kete qytet te pergjumur qe i ka mberthyer frika dhe paniku !
Zgjohu qytet,zgjohu njerëzí me ka marre malli tju shoh te “gjalle” !


9.II

Është madhështia e të folurit pa zë, kur dashurisë i besojmë më shumë se vetvetes.

Të kujtohet?
Emra të gdhendur në gurrë,
për të mbetur përherë të fortë!

Unë sot...
shkarravis emrat tonë në drunj,
që të mbetemi gjithmonë të blertë.

Mes teje e meje vërshon lumi...
i pagjumësisë sime.
E heshtja i flet me zë dashurisë.

Dielli, papritur,
rrezaton e na buzëqesh.
 
Redaktimi i fundit:
Me pelqeu krijimi i pare me shume. kishte dhe stil dhe ndjenje. ???
p.s. Pervec mbylljes. poezia ishte e shkurter dhe ne ngritje varg pas vargu. 2 vargjet e fundit te hedhin ne toke. ?

Krijimet tjera shoh vec ndjenje pa ndonje nivel artistik shume. Pervec Sigun-it. Ka stil, e lehte mjaft estetike por s'me percolli emocion.

dmth shkova me 1shin meqe i kish te dyja. ?
 
E votova te dyten , zemren me ngriti pesh ...hera par te perlotem e te ndjej kaq shum nje krijim .
Urime autorit ❤
 
Votova nr.9, me pelqeu me shume se te tjerat.
Suksese te gjithe:D
 
Bravo te gjitheve
Me terhoqen me shume dy krijime
Krijimi nr 4 vetvetja dhe
Krijimi nr 9 .Qytet i heshtur

Votova vetevetja, me pelqej ideja e vecante e ballafaqimit me vetveten...analiza..kerkesa...lutja qe i bejme shpesh here asaj qe behemi !
Me pelqej rrjedhshmeria e vargjeve aq bute e aq te thelle..

Suksese te gjitheve.
 
Do jete hera e pare ne kete forum qe une do jem kritik i ashper letrar, do komentoj sa te futem ne llaptop.

Vetoni njeh teknikat e kolazhit poetik, andaj mos u befasoni.
 
Pershendetje , ja ku erdhi nje muaj i ri me krijime te reja

Mos harroni detyren tuaj qytetare , te lexoni, komentoni dhe si dhe te votoni

Flm


7. Lekura e qytetit tim.

Qyteti im ndertuar mbi fjalet, tregimet dhe historite te thena ne cdo sekond te frymes se tij. Muret e ndertesave ndryshojne me shpejt sesa zemra qe rreh brenda tyre. Silueta e tij eshte pikturuar me betejat e dukshme dhe te padukshme,
me krisje e plasaritje braktisese te historive te lena pergjysme,
te pafilluara,
te dhena fund!
Fasadat jane ndricuar nga dritat e letrave ne sirtar,
karafili i thare ne faqen 105 te librit" Qyteti im", te kujton lotin qe pikoi.
Perdja e lene hapur ne cep te dritares pret te shohe udhetarin ne rrugice.
Hene e plote, deshmitare e cdo perqafimi te ngrohte,
ledhatim i flokeve naten vone!


8. Sigun,

Je melodi,
Melodi e embel.

As pranvera
Me zgjimin e saj te fuqishem
Nuk me magjeps me shume se ty.

Dhe une e di,
E di qe edhe gjethet
Nen soditjen tende
Fillimisht lekunden
E pastaj bien.


Imagjinoj diellin,
Qe shuhet nga turpi,
Sa here perballet
Me ngrohtesine qe ti rrezaton,
Me ngjyrat e shpirtit tend.



Naten qielli i pafund,
Pret vetem te vije agimi,
Sepse asnje yll
Ne kufijte e tij,
Nuk ndricon me shume se ty.


Dhe Safo vete,
Me shpirt te trazuar,
Qe aq shume femra ka pikturuar,
Do mbetej pa fjale,
E heshtur,
Perballe teje.


Mjafton mendimi,
Mendimi per ty,
Dhe frymemarrja ime papritur,
Embelsisht ndalet.



Je horizont qe sodis,
Je kaltersi pafund,
Ngjyre ku ngjyej endrren,
Drite ku ngroh lekuren,
Burim ku njom ndjenjen,
Oaz ku prehem une,

Je carmatosese,

Tmerresisht e parezistueshme,

Je thjeshte ti...perendesha Sigun.

Sa e tmershme! Nuk është e drejtë!
Jam në mes të dy krijimeve.
I veçova nga të tjerat sepse pashë e ndjeva dy shpirtëra krijuesish, që dashurinë gjetën në mitologji e poezi.....
Votoj një her tjetër ☺️Suksese të gjithëve ?
 
Krijime të bukura, të ndjera, aktuale..
Më pëlqyen shumë
Ai shkrimi 3 shumëëë i ndjerë, ndjenja të pastra të ndërthurura kaq ëmbël ku ajo krenari me doza të tepruara na bën të humbasim gjithmonë..
Dhe shkrimi 9, aktual, po e jetojmë të gjithë, ndjejmë dhe duke qenë se e gjej veten në këto rreshta po ia jap 9-tës por dhe sytë më mbeten tek 3shi.

Ps: jam shumë e qartë se kush i ka shkruar këto të dyja, plot siguri, ama sdo.bëj tag asnjë person që të mos i humbasë vëmëndja shkrimeve se sa polemikave?

Urime dhe suksese të gjithëve?
 
Ashtu si edhe premtova, le të fillojmë.

1. Poezia e parë është e publikuar më herët dhe gjendet në internet, duke qenë se rregulli i konkursit është që poezitë të mos jenë të publikuara në këtë mënyrë prishet rregulli i parë i konkursit. Nuk dua të mendoj se krijimi numër një është kopjuar dhe nuk është autorial, megjithatë është i publikuar më herët.

Poezia origjinale është 90% e ngjashme me të autorit që ka publikuar.

Shi Malli

Eshte nje e folur pa ze, qe brenda ka madheshtine kur botes i besojme me shume se te vertetes.

Te kujtohet?
Ti gdhendshe emrat tone ne gurre,
qe te mbetemi perhere te forte,
ta perballojme c`do veshtiresi qe na paraprine.

Une sot...
i gdhend emrat tone ne drunj,
qe te mbetemi gjithmone te blerte.

Mes teje e meje vershon lumi...
i pagjumesise sime.
E heshtja flet.

Shi i papritur bie,
mbi Dashurine.
 
Sic e dini kontrolli behet , por jo per te ngjashmet apo ato ku cdo njeri inspirohet.
Gjithsesi poezine e pare do e heqim

klb dhe ska nevoje per kaq maskarade
 
Ishte kohe e mollekuqeve. :)) vetem nga titulli eshte i teri dashuri.
E votova.
Suksese te gjitheve.
 
Po se dhe une ca shkrime te miat i kam vene ne nje tj piataforme,dhe sme duket gje aq alarmante...sa seshte i kopjuar dmth.

Perpos kesaj Zoti na ruajt tani ...edhe autoret kane vargje te njeri-tjetrit paramendo ne.

Nejse
Ajo e para qe solli Vetoni qenka ne nje platforme si kjo e jona. Kshuqe i bie personi qe eshte ktu ka qene dhe atje, ose eshte dicka krejt e vjedhme dhe jo krijimi i vet. Mgjth nese e ka dhe vend tj ate krijim, Monit duhet t’ia kishte thene kte gje:D
 
Ashtu si edhe premtova, le të fillojmë.

1. Poezia e parë është e publikuar më herët dhe gjendet në internet, duke qenë se rregulli i konkursit është që poezitë të mos jenë të publikuara në këtë mënyrë prishet rregulli i parë i konkursit. Nuk dua të mendoj se krijimi numër një është kopjuar dhe nuk është autorial, megjithatë është i publikuar më herët.

Poezia origjinale është 90% e ngjashme me të autorit që ka publikuar.

Shi Malli

Eshte nje e folur pa ze, qe brenda ka madheshtine kur botes i besojme me shume se te vertetes.

Te kujtohet?
Ti gdhendshe emrat tone ne gurre,
qe te mbetemi perhere te forte,
ta perballojme c`do veshtiresi qe na paraprine.

Une sot...
i gdhend emrat tone ne drunj,
qe te mbetemi gjithmone te blerte.

Mes teje e meje vershon lumi...
i pagjumesise sime.
E heshtja flet.

Shi i papritur bie,
mbi Dashurine.
Atehere Vetoni e te gjithe qe u hodhet
Poezia nuk eshte e vjedhur aspak , eshte autentike dhe eshte i njejti autor.
Thjesht eshte perdorur edhe ne nje hapsire tjeter e jo ketu!
Dhe mjaft me keto ngritje pluhuri , sic te thashe mund te vije ne privat se kaq diskutime i kemi bere e kohe me pare bashke kur u akozove ti per te njejten gje.
Dhe une nuk lejova te hidhej poshte puna jote edhe pse ma kerkove ta hiqjan krijimin.

Po aq edhe krijimi 6 nuk eshte i vjedhur por autentik
Dhe I pari do rifutet ne konkurim!
 
Po se dhe une ca shkrime te miat i kam vene ne nje tj piataforme,dhe sme duket gje aq alarmante...sa seshte i kopjuar dmth.

Perpos kesaj Zoti na ruajt tani ...edhe autoret kane vargje te njeri-tjetrit paramendo ne.

Nejse

Po eshte e drejte dhe kjo qe thua.

te eshte pergjigjur vetoni per kete qe thua. :) Une personalisht me kapi syri pushkinin nuk hyra ne analize te thelle dhe sdu as ta zgjas me se sme intereso shume ne fakt thjesht dhashe 1 opionon publik personal pa arrogance e pa maskarada :) po shtoj dhe plurat lol

Duke qenë se rregulli i konkursit është që poezitë të mos jenë të publikuara në këtë mënyrë prishet rregulli i parë i konkursit.

Klb njerez. u be bajat ky pordhaclliku arrogant.
 
Back
Top