Krijimet e muajit Nentor 2020!

Krijimet e muajit Nentor 2020.

  • Totali i votuesve
    34
  • Poll closed .
Pershendetje, dhe ketu ja ku erdhem prap me krijimet tona :)
Shpresoj qe do t'ju pelqejne
Mos harroni te votoni & t'i komentoni.
Ju uroj lexim te kendshem ?
Shiko fotografinë 1763422

1.Ti Mëmëdhe

Ti shqipe e lartë, fisnike dhe e bukur
E kur gjuhët e të huajve vrerë pikojnë
Ti flitesh, këndohesh e vallëzon si flutur.
E nuk prekesh nga shtizat e shpatat që të sulmojnë.

Ju bjeshkë të larta ku mali nuk është kodër
Me fusha të gjelbërta e tuma prej betoni
Ju ujëvara sykaltëroshe, e det padrejtësisht i vogël
Veri, Jug, Lindje e Perëndim ju kanë zili.

Ju male e pyje e bjeshkë të nëmosura
Sa lotë më rrjedhin sa here që ju kujtoj
Të ngjitem duke kërcyer me këmbë të një drenushe
Gjithmonë e ëndërroj, gjithmonë e ëndërroj……

Ti mëmëdhe më jep shpresë
Më jep krahë shqiponje në fluturim
Ty që moti të kam dhënë besë
Të kam me vete kudo, deri në amshim.

2.Nentor serish………

A mund te vish e te ulemi prane njeri tjetrit te flasim , pse jo per ditet qe lame pas, per deshirat , endrrat , te hedhim ne tryeze te gjitha ato fjale qe brenda nesh kane krijuar tornado e presin si qielli ne nje dite me diell te plasin ashtu papritur
Le mos ti mbajme me te burgosura ndjenjat por si flladi i nje pranvere ti leshojme ne ajer , e le te ndjejme me pas nostalgji per ate zbrasje shpirti.
Tregome per vlerat e jetes qe ke jetuar deri me sot , femijerine tende, gjunjet e vrare , aromen e shtepise se vjeter , per cdo kujtim qe brenda teje e mban te mbyllur ne sendukun e memories.
Tregome si eshte te ecesh ne nje dite me shi dhe te mos ndihesh se uji te deperton nen lekure , frikerat e tua tek sheh sesi endrrat vdesin brenda endrrash
Eja i dashur te flasim per ne , lejome te te njoh per ate qe je , e jo ate qe bota sheh cdo dite
Tregome per cdo detaj te parendesishem dhe te premtoj se do i jap zerin e munguar.
Tregome edhe per dhimbjet qe te thyen diku por ti gjete forcen te ngrihesh serish e te jesh ketu sot me mua , ne kete dite , ne kete dite Nentori plot vetetima e bubullima.
Le te flasim per ne , per ne qe i kemi mbytur brenda nesh cdo gje .
E diteve tona si nje shurdh-memec i kemi veshur
Eja ulu dhe me fol , sepse brenda kaosit qe jetojme je e vetmja drite qe me ngroh shpirtin e me ndricon diten.
Vertet eshte Nentor , por une ndihem pranvere kur prane meje je ti….
Eja i dashur dhe le ta ndricojme kete dite me shkendijat tona kur syte tona perplasen me njeri tjetrin.

3.Rrotullak

Zog lajmetar
si paqja si jeta.
Korb gjakatar
si urrejtja, si vdekja.
Do vijn tek dritarja yte,
do degjosh ti cicerimat
do degjosh ti krakellimat
Te nje djaloshi zemerbut,
te nje djaloshi harbut.
Do te dashurohesh,
do te mashtrohesh.
Do hedhesh ne tavan perpjet,
do hedhesh ne humnere tatepjete
Kujtimet me te bukra,
kujtimet me te egra.
Do te stolisen ne mendje,
do I vjedhesh nga mendja.
Do qeshesh, do te varrosin,
do qash e do te murosin.
Kujto, kush te shtriu doren,
e jo kush te vdiq urie
Kur plaga ishte e madhe,
e jo kur u sherove.
Aty do te gjesh,
pergjigjen qe kerkoje.

4.Shuarje drejt pafundësisë

Duke qarë e vajtuar
Në anijen tonë
Me plot dhoma shkatërruar
Lutemi deri vonë!

Nën një ditë te shenjuar
Fati na përzuri.
Nje tsunami I mallkuar,
Jetën para syve e vuri.

Një javë e planifikuar
S’u kthye vec në mort,
Të mjerat dhoma të padjallëzuara
S’u lagën vec me lot.

Oh, bregu është tepër larg,
Nuk ka më shpëtim,
Një dritë e kuqe fare pranë,
Shuhet nga një vetëtimë.

Ah, anije, anija jonë,
Ecën nëper dallgë e llastuar,
Dashurinë për botën tonë,
E paç të paharruar!

5. Perla e zeze!

U dashurova duke pare ato sy te bukur
Ato sy te zi.
Nuk dua nje tjeter!
Ngadal u zhyta ne shpirtin tend.
Syte e mi jane drejtuar te ti
te lutem, mos duaj nje tjeter!
Une nuk dua te jetoj pa ty.

Zemra ime eshte drejtuar te ti
une do te pres gjithe jeten.
...... Mbase do te me duash.

Qetesi ne kopsht...
Degjohen vetem rrahjet e zemres

E verteta jote eshte e njejta me timen
Te kam dashur qarte, dhe bota do te degjoje ate.

Te deshiroj, por nuk i nenshtrohem kesaj
Do te ruaj deshiren time
Por nuk do te fshehi
Perderisa cdo qelizja e imja
Te therret ty, une nuk do te largohem.

Oh trendafili im
Oh dashuria ime,
Dashuria ime e nderlikuar
Dashuria ime e brishte
Dashuria ime e zeze
Dhe ndjenjat e mia, si perla ne dete.

Ka shkrime qe shkruhen me gishta,dhe ka te tjera qe shkruhen me zemer!
E para tretet ne vija,e dyta tretet ne ndjenja..!

6. Me qenë vajzë...

Të entuziasmuar nga më i madhi te më i vogli kishin filluar përgatitjet,
në shtëpinë tonë.Do shtoheshin me një pasardhës, i cili do trashëgonte tokat, mbiemrin.E babait tim,do i rrihnin shpatullat " me hajër, u bëre me djalë" , rakia do derdhej Lumë.
Gjyshja kishte bërë gati djepin e qëndisur me lule, kishte taks dhe emrin e nipit.
Mirëpo,Zoti u prishi planet, erdha unë, vajza e parë e shtëpisë.Nënën time nuk e vizitoi askush në spital, madje e ngushëllonin,a'u mërzite?
As babai im nuk e vizitoi,e penguan dhe u deh atë natë nga dhimbja.
Gjyshja e pa shtrembër nusen,( nënën time) me ditë.A thu se ajo ishte fajtore e gjinisë sime.

Gjithsesi në familjen time u shtuan gëzime të tjera, dhe themelet e babës tim tani kishte kush me i trashëgu.

U rrita dhe unë, me të mira e me të këqija, me dashuri apo jo, me shumë apo me pak, u rrita.
Gjithmonë fëmija i parë në familjet e tjera ish më i përkëdheluri, kurse unë jo, më e vuajtura. E kjo, mbase ngaqë isha vajzë.

Kur gjyshja po dergjte ditët e fundit të saj, i'u afrova e'i thashë:Nënë, pse smë deshët kur linda unë?
Mezi dëgjohej kur fliste dhe e përlotur më tha; jo bijë, nuk eshte se ste desha,por femrat e derës tonë,vuajnë,ndaj nuk doja të ishe vajzë.
Unë, vajza e padëshiruar, iu bëra krah familjes. Kam forcën e një mashkulli,(jo fizikisht), dhe vendimet merren me konfirmimin tim.
Nga e gjitha kjo,kuptova një gjë që,dashuria peshon shumë me qenë djalë...e kur je vajzë, jep kaq shumë, aq shumë sa në fund nuk pret asgjë, si këmbim.
 
@Arfenilla @Hope he iher si ju duken krijimet, do Kem naj vote? :p ?
Besova qe me fole ne teme te coj e une nje krijim :p.
Edhe pse i pergezoj shume anetaret qe kam fryme poetike dhe talent ne shkrim, une jam cik katastrof ne kete fushe...

Besoj qe shijet edhe stili shkrimit nuk jane per te diskutuar, duke qene se secili ka nje personalitet te vecant dhe di ti percjelli fjalet e emocionet me mire ose jo.

Keshtu qe une nuk do votoj sepse te gjithe e meritojne voten:)

@Arfenilla your turn!
 
Po akoma heret deri me dat 15..duhet ti lexojm me shumse 1here pastaj ti votojm..
Ne pergjithsi gjitha kan ate bukurin e vete..se jan kriju me shpirt.?
 
Besova qe me fole ne teme te coj e une nje krijim :p.
Edhe pse i pergezoj shume anetaret qe kam fryme poetike dhe talent ne shkrim, une jam cik katastrof ne kete fushe...

Besoj qe shijet edhe stili shkrimit nuk jane per te diskutuar, duke qene se secili ka nje personalitet te vecant dhe di ti percjelli fjalet e emocionet me mire ose jo.

Keshtu qe une nuk do votoj sepse te gjithe e meritojne voten:)

@Arfenilla your turn!
Padyshim se cdo krijim eshte I vecant dhe e ka bukurine e vet, por dhe te votosh donje krijim nuk do te thot se I neglizhon tjeret, thjesht njera te impakton me shume ?.
Per ate quhet dhe konkurs ?❤️
 
Ket 1 me siguri nai emigrant si puna ime e ka shkrujt se ska munci ndryshe ?

2, me pelqeu. Rrjedhshem neper rreshta. Edhe pse do te doja te lexoja "Stuhi" ne vend te "Tornados", dashur pa dashur kur humbet shqipja neper rreshta sikur ja prish pak lezetin shkrimit. E votova

3,4 shume te thella spo i hyj valles se korbit. Kyt rratullakun, me siguri e ka shkrujt @Arfenilla ?

5,6 sme bindin ti votoj edhe pse te bukura.

Ju lumshin duart, si gjithmon ?
 
Harroni që janë krijime, fantazi apo trillime dhe mbase jo përjetime
E kur lexoj ca komente pa pikë lidhje, duke i bullizuar, jo vetëm që su jepni motiv krijuesve te ecin para por i stoponi duke bërë të mos marrin më pjesë.
Unë personalisht as që do e marr mundimin më dhe çfaredo lloj gjëje tmë thoni tani as që do replikoj.
 
Kritikat na bejne mire qe te korrigjojm veten. Do te ishte gabimi me i madh nqs do hiqnim dore vetem sepse dikush na "bullizon" apo shkruan dicka qe nk na pelqen , sidomos kur behet fjal per letersine. Pjesa ku ne mundohemi ti kthejme germat tona ne art. Nuk besoj se ketu ne forum ka munguar ndonjeher motivacioni per anetaret.
 
Harroni që janë krijime, fantazi apo trillime dhe mbase jo përjetime
E kur lexoj ca komente pa pikë lidhje, duke i bullizuar, jo vetëm që su jepni motiv krijuesve te ecin para por i stoponi duke bërë të mos marrin më pjesë.
Unë personalisht as që do e marr mundimin më dhe çfaredo lloj gjëje tmë thoni tani as që do replikoj.
Po edhe ne qofshin te tilla (perjetime) ku qendron bullizimi?
Ne rradhe te pare duhet patur parasysh qe eshte nje gje te shkruajme per veten, e tjeter ta ndajme me te tjeret.
Ne momentin qe e ndan dicka me veten ....autokritiken ia kursen vetes...por gjithashtu edhe aftesine apo paftesine ne te shkruar.
Kur e ndan me te tjeret dhe e ben ne deshiren tende ,duhet te dish qe jo gjithkujt do i pelqej e si rrjedhoje do kete edhe kritika, mospelqime, apo edhe "tallje"
Por eshte e gjitha pjese qe e ke marre parasysh qe kur vendose ta besh publike.
Nese kritika quhet bullizem, ath une jam bullistja me e madhe.
Dhe une bullizoj e veten ,sepse as asaj sia kursej!
 
Ku qëndron problemi?
Unë personalisht se përballoj.
Prekem. Meqë të gjithë këta ' mjeshtra" pse nuk shkruajnë diçka vetë se sa kritikojnë?
Kam.shumë e shumë për të thënë por më mirë po e qep dhe po tërhiqem nga konkursi.
E thjeshtë. Ka të tjerë( kushedi) si unë që e mendojnë e se ngrejnë zërin.
Apo ta kalojmë me " vari tr. apin"?
Njs, unë jam impulsive dhe kam heshtur në çdo muaj.
Mbrëmje të qetë Mon.
 
Une te fola si krijuese, si kritikuese dhe jo si vari t.r.apuese
Nese je impulsive apo emotive , mos i nda me te tjeret krijimet e tua
Edhe pse mesa kujtoj ,gjithnje jane pelqyer :)
 
Interesante shkrimet, ca me duken sikur jane perkthyer nga google translate nga menyra se si jane lidhur fjalet me njera-tjetren, megjithate prape bukur.
Suksese!
???
Sa me vrap e hapa komentin.
Mendova se si atehere I ke komentuar gjithe krijimet nje nga nje dhe I ke shoqeruar me 1 keng mbrapa. Ti me vjen me smajlla ketu ?
 
Ku qëndron problemi?
Unë personalisht se përballoj.
Prekem. Meqë të gjithë këta ' mjeshtra" pse nuk shkruajnë diçka vetë se sa kritikojnë?
Kam.shumë e shumë për të thënë por më mirë po e qep dhe po tërhiqem nga konkursi.
E thjeshtë. Ka të tjerë( kushedi) si unë që e mendojnë e se ngrejnë zërin.
Apo ta kalojmë me " vari tr. apin"?
Njs, unë jam impulsive dhe kam heshtur në çdo muaj.
Mbrëmje të qetë Mon.
Nuk ka te beje vetem me perballimin. Une ne aq shkrime sa kam postuar ketu per shembull jam ndjere keq kur nuk me kane kuptuar moralin dhe as qe nuk jane perpjekur qe ta gjejne, si rrjedhoje bejne nje koment qe te lendon. Besoj qe kjo vlen edhe per krijuesit e tjere.
Prandaj, ju lutem mendohuni dy here perpara se te shkruani nje fjale negative.
 
Top