Krijimet e muajit Maj 2020

Monique

With or Without u
Pershendetje dhe ndjese qe po e filloj pak me shpejt , por meqe jemi ne kohe karantine , le te ndryshojme pak rrjedhen

Urime dhe falenderime shkojne per cdo kend qe ka sjelle krijimin e tij/saj

Dhe mos mungoni me kritikat , votimet dhe komentet tuaja

le te filloj e ky muaj i mbushur plot


1. Ti

Ti
Ashtu siç ke shpirtin,
plot ngjyra,
erdhe ne jeten time.

Ti!
Ashtu siç ke shpirtin,
rrezatues,
ushqeve zemren time.

Ti!
Me fale driten,
drita,
per mua u bere.

Ti!
Me ndriçove rrugen,
pa kuptuar,
mirmengjesi im u bere.

Ti!
Ashtu siç ke zemren,
gezimin me fale,
mua.

Ti!
Ashtu siç ke zemren,
buza ime mesoi,
te qesh,
perseri!


2. Vdekja e vdekjes

Me shkrirjen e akujve
U shkri vdekja
E mori ladrim
Femijet nderprene lojen
Gjysherit perrallen
E pranvera e bulezuar
U mbushe trishtim

Mbi plaget e vdekjes Jeta u ngrit
E tha: Guximi do munde friken
Erosi do munde Thanatosin Se,
Kush jeton nga vdekja
Nga vdekja vdes


3. Te dua jete!

Të dua jetë
Të dua jete,e vertetë
Të dua jete,e shkretë
Të dua o perëndi
Të dua jetë,për jetën që më dhe ti
Të dua jetë,të çmoj
Të dua jetë,mos u largo
Të dua jetë rri pranë meje
Të dua jetë mos mu bë vdekja
Të dua jetë për dashurinë
Të dua jetë për lumturinë
Të dua jetë për dritë që më dhe
Të dua jetë për të mirat që ke
Të dua jetë për të keqen
Të dua jetë për te hidhurën
Të urrej jetë për vdekjen


4. Filofobia ime ti!

Si krijesa gjakpirëse që presin muzgun,
zvarriten në mendimet e thella diku,
këto kujtime vagëlluese,
për ty.
E kush tjetër pos meje;
i thërret,
i ushqen,
i mban të gjalla,
dhe lejon të më grimcojnë shpirtin!
E heshtur,
e përulur,
me shpirt të leckosur,
me qepalla të rënduara,
me duar drejtuar yjeve,
belbëzoj me zë të çjerrur nga brenda;
O dritë e amshuar!
Lejo të jetë gjithcka tjetër,
vetëm mos, mos, mos - dashuri!


5.Blu e thonjte...

I fshiu gjithë shenjat e vetes dimri
dje qau me ngashërim të madh
dhe nuk ndalej
një det i carë në mijra anë...
Sot sythat e dehur nga shiu
i nxorën tantellat e bardha ti thajnë
lëpinte dielli nektarin
flladet vallzonin duar zënë.
Ti anës mbylljes së qerpikëve
ikën,me bicikletë ngadalë
nga blu e thonjve plagosur
ëndrra që nuk fjeti mbrëmë.
Sa krahë është nga shputat e tua horizonti
shtoj dhe unë një meskrahë
ndalu kur ndjen që heshtjen dot se urdhëroj
nuk di si të dilet përballë.
A e di cili është gëzimi më i vogël
i një fitoreje të madhe?
Mendimi për të.
Ti je pranvera...
Një festë krijohet
aty ku shpirti takohet me gjak
kundroj aromën e imazhit tënd.


6. Kati pare

-Shtype butonin katin e parë.
Asgje personale... Mirë e di që do më jepje një numër, kështu që atëhere do të kishte dicka më shumë. Unë jam vetëm dhe ti je vetëm,por nuk do t'jua jap, shiko cfarë maskara je. Nuk jam unë që nga dje, dhe e di të gjitha tregimet e burrave edhe mua më tingellojnë të gjithë njësoj, dhe më lerë tani bëhu i mirë në shtëpi.
Ahhh apartament, makine , ju jeni i vetmi i siguruar!? Hmmm por nuk keni mundesi të keni fat këtë natë, sepse nuk mund te kalosh tek unë, nuk jam e dehur dhe nuk jam e çmendur dhe mirë e di që nuk ke mundesi e nuk je në gjëndje.
Kati parë dhe errësirë në apartament e di që keni në plan të më tregoni sa të fortë jeni...Ahhh sa i lehtë je .
Arritem në katin e parë.Asgjë personale,por më mungon diçka tjeter që ti nuk e ke.Egoja juaj është e madhe dhe fytyra jote është e vogel... hmmm asgjë personale. Dije që nuk je niveli im , ti nuk je niveli im.


7. Gjysma e munguar

Rremoj thelle ne te shkuaren,ne vegimet e mija.
Mbyll syte dhe imazhi yt me shfaqet, sa ndryshe po me dukesh.
Thinjat e argjenda dhe fytyra disi me rrudha, ndiej paqen te me godas zemren.
Ka rrahje te forta kur shpirti shfaqet dhe ja ,nje perqafim i munguar.
Ky perqafim e plotesoj komplet zbrazetin ...
Nder yjet e flakeruar hedh hapat ne hapsire ,hapa te shkujdesura , tipike femijnore .
Por une nuk kam frike , se te kam ty. Si vale deti me ledhaton , me zgjate doren dhe ecim te dy ne qiellin pa re.
Ndihem e lumtur ,shume e lumtur madje ...pikerisht si dikur.
Askush nuk mungon ne kete vegim ,portreti jone eshte i plotesuar tashme.

Vallzojme ?
Nje ndiesi e mrekullueshme me pershkonte te teren tek sa vallzonim te perqafuar ne qiellin e kalter.Te kujtohet kur me merrje ne krah dhe me thoje se nje dite do te me merrte malli per keto dite? Thua e ndieje qe prane meje nuk do ishe me si dikur?
Sikur ikja jote te ishte nje enderr dhe ky vegim nje realitet. E di per vite me radhe kur ndrrimi i viteve afronte prisja oren 00:00 per te shprehur deshiren te te shihja perseri.
Tani ja ku te kam ,jemi bashke si dikur. E shikon ,tashme jam rritur dhe i kam mesuar mire hapat .Sa here jam rrezuar kam ngritur koken nga qielli ,dhe me besimin se ti me shikoje ngrihesha dhe buzeqeshja.
E di qe me ke pare...me ke pare apo jo?!
A je ndier krenare tek sa me shihje qe kurre nuk jam dorezuar ?
Me buzeqeshje edhe ti kur une ngrija koken lart tek ty ?...

(Heshtje)...
Askush nuk po fliste...
Mire mos thuaj asnje fjale ,me mjafton qe te kam ketu ,te buzeqeshur si gjithmone .
Teksa akrepat e ores ndryshonin si me magji imazhi filloj po venitej.
Po agonte mengjesi dhe perralla do mbaronte.
Nuk dua te zgjohem ...zot beje te zgjas pergjithmone. Ti nuk e di se une neteve rri zgjuar ,nuk e di se ai mungon ne vegimet e mija .
Nuk dua te zgjohem ...mos me zgjoni .
Lermeni te vallzoj edhe per pak ne kete bote te paqte ,ne qiellin e kalter e te pafund ...une dhe ai ,gjysma e munguar.


8. Asgje si dje

Iku e ky dimer!
Dielli lindi por se ka me ate shkelqim, jo!
Rrezet kane te njejten forme, ngrohtesine se kane me si me pare, jo!
Pemet leshuan lulet e para, petale shume ngjyreshe, aroma nuk eshte si me pare, jo!
Ajri eshte me i paster, megjithate qielli perseri nuk eshte blu, jo!
Era fryn e lehte dhe e embel, here po e here jo, lekura nuk e ndjen me si me pare, jo!
Nje neneloke ne cep te trotuarit reklamon ato pak gjera qe i ka prodhuar kopeshti, asgje nuk eshte shitur, jo!
Makina plot, polici me nje maske vendosur shkruan nje gjobe, deshire nuk ka, jo!
Nje çift te dashuruarish me doreza vendosur, kapur per dore, prekja nuk ngjall me deshire, jo!
Lypsi qytetit nje byrek falur ka nder duar, mundohet ta pertype, shija nuk eshte po ajo, jo!
Nje femije loz ne park mbi barin jeshil, britma e kenaqesise femijerore nuk eshte me si “dje”, jo!
Dielli perendoi edhe sot, ngjyrosi perendimin me te kuqerremte, naten e mire nuk na tha, jo!
Mallkuar qofsh!


9. Hijet e ikjes...

...gjurmet e shpirtit i ndjeja te lodhura,po aq edhe frymarrjet. Ndeshesha ne shtresa te errta ne atmosferen e shpirtit, perplasesha mos me keq ,neper rrepira qe me therrmonin pa meshire.
Pastaj ngrihesha me shpresen qe diku ne nje cep do gjeja nje grimce mengjesi, momentet s`kishin te shuar, koha pikonte shira lotesh...
Neper kete abstraksion zie, ndjeva nje perqafim qe me ujiste shpirtin,embelsia e nje zeri qe me fliste neper nje mjegull te dendur ,me zhvishte dhe vishte ne te njejtin sekond shpirtin.
Diku diku drita prekte largesin e mendimit, pastaj kujtime,shume kujtime.Udhetimet e tyre moren busullen time.

Ecja, ecja me to, nuk zgjohesha ,por as nuk flija, vetem ecja..dhe...dhe...ne fund arrija vetem ne nje shtellunge resh te bardha, qe si prekja dot.
E prekur ne shpirt nga bardhesia e atyre reve,mes lotesh u pershendetem pa fjale,pa ze ,e dija qe kjo ishte heshtja qe s`do te thyet me ...pagezova rete e bardha si qiriun e loteve te shpirtrave qe kerkojne sikur dhe nje perqafim te fundit,i cili s`do te vije me kurre.


10. Sirtar i vjetër

Kam kohë që të pres.
Pres,
të vish e të më thuash,
më mungon.
Duar që gabim u lidhën,
Ama,
gabimi më i bukur
që do të doja
ta ribëja pa e menduar.
Rrugë që gabim u kryqëzuan
Ama…
rruga më e bukur
që do të doja
ta ribëja përsëri e zbathur
Në mëndje më shkon,
çdo detaj në fytyrën tënde
dreqin,
sa enigmatike më duket
Buzëqeshja jote,
që më zhvishte në shpirt
Po ata sytë?!
…oh ata sytë e tu.
Më linin pa mburojat e mia
Se di,
doja vetëm
të humbisja mes krahve të tua.
Por ti vendose
të shndërroheshe
në një egoist
jo gënjeva,
ti ishe i tillë.
Gënjeja veten
gënjeva mëndjen
sepse
Të doja
Vazhdon ende të jesh,
në sirtaret e zemrës time
Thellë thellë,
je ende aty
Ende të dashuroj.

11. Vallezo me mua sonte

Eshte mbremje vone dhe mbizoteron nje qetesi kaq irreale perreth meje.
Mbyll syte dhe perpiqem te imagjinoj ate, deshiren time me te madhe qe me ka pushtuar shpirtin e mendjen.
Nje vallezim e ku ne te te derdhim gjithe cfare brenda vetes aq me fanatizem ruajme.
Hidhe nje hap , pastaj dy dhe kap ritmin
Me kap doren , dhe pas vetes me terhiq ,ashtu sic jane perqafimet tona pas zenkave , te gjate , intens dhe plot mall
Leri frikerat menjane sonte dhe eja vallezojme nen shkelqimin e yjeve, nen driten e henes qe ti aq fort e do.
Sonte le te jemi une e ti , dhe universi …
Larg syve kureshtar qe ethshem presin te ngaterrojme hapat dhe me gabimet tona te pafajshme , te ushqejne vetmine e tyre.
Larg kohes qe kundra nesh tik tak-un e saj ka kurdisur
Larg realitetit qe na kujton se kembet kemi ngulur fort ne toke e s’mundemi, s’mundemi per asgje.
Sonte i dashur lere te jemi thjesht dy enderrimtar , sepse nga endrrat askush nuk vritet….te pakten per nje nate!
Per nje nate lere shpirtin te zhvishet , e perballe meje te behet transparent , i lexueshem, e te shkrihet brenda meje… te njehesohet….
Sonte me fal ate qe s’munde ne zgjim, e lere kete vallezim te jete kurorezimi yne brenda nje endrre…

12. Enderr e trishte

Nderkohe qe une
Perpelitem..
te rri ne heshtje.
Ti injorove henen..
E le diellin ne mes
te dites..
Mos me duaj me.
mos e prek shpirtin tim..
Ti qe vetem dhimbje solle
Mos me mbaj per
Dore...
Nuk do te ndikojne
me perpjekjet e tua..
Dallget jane shum te larta..
e plaga akoma e fresket.
Cfare do, qe ke thene,
deri me sot
ka qene shume vone!.
Mos me duaj me..
Ti fantazme e
oreve te vona.
Nuk te dua me.
U perbaltem e u pluhrosem
ne sherret e vrazhda..
ditet plot me premtime..
Per mua me
nuk funksionojne.
Nuk te dua me
Ik..
Atje ne pluhurin
e harreses.
Buzeqeshjet e tua
te shtira...
ngelen si nje
Enderr e trishte
Ik..nuk te dua me..
Ti
relik e vjeter.


13. Rob i saj

Nese te therras do me degjosh?
Nese te genjej do me besosh?
E nese te afroj sa hapa para do besh?
Shume pyetje dhe pergjigje ka vetem nje.
Kurre!
Tani je aty ku dhe ti vete je i pa pergatitur.
E nese te mbulon shpirtin kujtimi behu rob i saj.
E kur te hapesh albumin e enderrave kerkoi falje vetes nese je i afte.
Nuk e di pse u japim vemendjen kohen fuqine gjerave te “kota”.
Ndoshta eshte boshlleku qe duam te mbushim, ose per te larguar mendimet nga ajo cfare na dhemb.
Kur deshtimi te te perqafoj e zemra te te genjej, mos me kujto. Jane ato momentet e kota besome.
Dikur ishim nje, sot asgje.
E nesermja eshte Une!
 
Redaktimi i fundit:
Sa mirë tërë këto shkrime, ka lezet. Do i rikthehem t’i lexoj në një tjetër moment me nge.

Suksesee ( :
 
Sa shume krijime. :)) urime urime!!
Krijimi numer 5.Blu e thonjte... me perpiu,shume po shume i bukur.
 
Yyyyy vershim paska bo letersia popullore ktej ?
 
Çik shkurt e shkurt për 3 të parat:

E para: lezetshëm, e shkurtër, lexohet goxha mirë.

E dyta: në lexim e sipër sikur ngëc, ndoshta e shkruar kalimthi.

E treta: ndoshta disa rreshta do i ndërroja vëndin të ecte më mirë leximi, pak vëmendje do i kisha kushtuar dhe vënies së ë-ve në çdo fjalë.
 
Pergezime konkurrenteve! Ky muaj paska me shume nivel krijimtaria letrare dhe me behet qejfi! :)

Arrita te lexoj 5 te parat sot ne mengjes. Me lane mbresa 1 dhe 4. Por kam dhe te tjerat per te lexuar para se te votoj, gjithesesi kemi kohe ketu jemi!
 
??????

Imagjino të ishe në 2016. Do e kishe lënë forumin jo just follow se bëja ca analiza që o nëne nëne. ??
Aaaa kam qen chatiste ne 2016 :P
ne 2017 kam njohur forumin nga dikush dhe ngeca qe u ngect ne fyt jarebi.
Gjithsesi cdo mendim qe jepet mbi shkrimet eshte i vlefshem ?.
 
Aaaa kam qen chatiste ne 2016 :p
ne 2017 kam njohur forumin nga dikush dhe ngeca qe u ngect ne fyt jarebi.
Gjithsesi cdo mendim qe jepet mbi shkrimet eshte i vlefshem ?.
Disa antarë janë të ndjeshëm nga mendimet/analizat mbi shkrimet e tyre.

Qëllimi nuk është të ulësh antarin kur thua një mendim, dikë mund t’a bëj të “rritet” dikë jo.

Secili person është i ndryshëm, gjithsesi jam e mendimit që ja vlen të ndalesh e të thuash diçka për çdo shkrim.

Meqënëse çdo antarë ka harxhuar kohën e vet për t’i shkruar. ( :
 
Mua me pelqyen disa nga poezite me shume. Poezia 10 shume e bukur por ka patur nevoje per nje redaktim.

Ajo "ama" ma prishi qefin. ndaj votova 4tren.
 
Dy jane shkrimet qe me pelqyen me shume nga te tjeret. Blue thonjte dhe Sirtari i vjeter.

Te dyja me stil. Te dyja rrjedhin me ndjenj.

Vdekja e vdekjes, po te kishte nje mbyllje me fjale ndryshe do te ishte kryeveper. (sugjerim, kritike)

Gjithsesi, ju lumte te gjitheve qe keni shkruar :)
 
O sa lezet gjithe keto krijime ti lexosh me qef.
Tre krijime me pelqyen,Sirtari i vjeter duket me veqant me ngeli mendja aty.

Suksese te gjithve!
 
...vazhdojm me dy krijime tjera:

E katërta: e lexova herën e parë, e rilexova prap hiç, vazhdoj të mos e marr vesh mirë. Nuk më përcjellë atë që ka dashur të thotë autori, ka disa fjalë të lezetshme. Por, për mendimin tim nuk është lidhur mirë. Kur e lexoj në çdo rresht sikur mungon diçka. Smë pëlqeu.


E pesta: që nga titulli smë ngjiti, pse “blu e thonjtë” njëherë? Përmbajtja nuk është e keqe, vetëm se nuk është thurur dhe aq mirë. Disa rreshta jo keq.
 
Të ka kap karantina. Ahahhahahah

Këtu ku je ore, te faqja e parë de.

Kadenca e vuajtjeve filloi ! :)

Shume paqe ne kete muaj, shume dashuri!

do ti komentoj te gjitha si me posht :

"1/2 ime bosh"

Teksa vera e embel me deh,
sebashku me bukurine e "1/2 time plot",
shteg i hapa imagjinates,
per "1/2 time bosh".

Nuk te njoha dot,
ti qe mund te mbushesh "1/2 time bosh",
kapitulli i preferuar i mendimeve te mija
dashuri e prekur, e humbur, e gjetur,
ze i qeshur, mes ditesh gri,
"1/2 ime bosh",diell i dyte i nje jete bardh e zi.

Te kujtohet si luanim ?!
ti je det, une dallg, une shkemb, e ti mal,
ti, dehje e shpirtit skalitur me zjarr.

Labirintesh humbas cdo dite,
duke menduar rreth teje,
"1/2 ime bosh"...,
..."1/2 ime plot" e nje tjeter jete.
 
Kadenca e vuajtjeve filloi ! :)

Shume paqe ne kete muaj, shume dashuri!

do ti komentoj te gjitha si me posht :

"1/2 ime bosh"

Teksa vera e embel me deh,
sebashku me bukurine e "1/2 time plot",
shteg i hapa imagjinates,
per "1/2 time bosh".

Nuk te njoha dot,
ti qe mund te mbushesh "1/2 time bosh",
kapitulli i preferuar i mendimeve te mija
dashuri e prekur, e humbur, e gjetur,
ze i qeshur, mes ditesh gri,
"1/2 ime bosh",diell i dyte i nje jete bardh e zi.

Te kujtohet si luanim ?!
ti je det, une dallg, une shkemb, e ti mal,
ti, dehje e shpirtit skalitur me zjarr.

Labirintesh humbas cdo dite,
duke menduar rreth teje,
"1/2 ime bosh"...,
..."1/2 ime plot" e nje tjeter jete.
Shume interesante
Dmth ti analizen po e ben duke plotesuar cfare mungon, apo si do ishte ndryshe sipas menyres tende

Interesante shume
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top