11. Vallezo me mua sonte
Eshte mbremje vone dhe mbizoteron nje qetesi kaq irreale perreth meje.
Mbyll syte dhe perpiqem te imagjinoj ate, deshiren time me te madhe qe me ka pushtuar shpirtin e mendjen.
Nje vallezim e ku ne te te derdhim gjithe cfare brenda vetes aq me fanatizem ruajme.
Hidhe nje hap , pastaj dy dhe kap ritmin
Me kap doren , dhe pas vetes me terhiq ,ashtu sic jane perqafimet tona pas zenkave , te gjate , intens dhe plot mall
Leri frikerat menjane sonte dhe eja vallezojme nen shkelqimin e yjeve, nen driten e henes qe ti aq fort e do.
Sonte le te jemi une e ti , dhe universi …
Larg syve kureshtar qe ethshem presin te ngaterrojme hapat dhe me gabimet tona te pafajshme , te ushqejne vetmine e tyre.
Larg kohes qe kundra nesh tik tak-un e saj ka kurdisur
Larg realitetit qe na kujton se kembet kemi ngulur fort ne toke e s’mundemi, s’mundemi per asgje.
Sonte i dashur lere te jemi thjesht dy enderrimtar , sepse nga endrrat askush nuk vritet….te pakten per nje nate!
Per nje nate lere shpirtin te zhvishet , e perballe meje te behet transparent , i lexueshem, e te shkrihet brenda meje… te njehesohet….
Sonte me fal ate qe s’munde ne zgjim, e lere kete vallezim te jete kurorezimi yne brenda nje endrre…