Krijimet e muajit Korrik: Flas me Henen

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Sikur hëna të fliste...


Lëndohemi...
Pa dashur, pa kuptuar,
Nuk mendojmë....
Sikur ta dinim... Ah sikur të flisnim
Më shpesh, më shumë, pa perde
Sa pak do lendoheshim…
Me dritën e dashurise do flisnim
Me hënën plot do dashuronim
Me fjalen qe gjuha sthote, errësirën do kalonim
Eh, sa shumë gabime qe na nxijnë ditën e mëndjen,
Bashkë me dritën tënde ti kalonim
Sa keq që ti hënë nuk flet…
Sa torture,
Sikur ta dije, sa shumë do duheshim po të flisnim
Do më rilindje
Ah njeriu i gjorë, pse hëna nuk ta shtrin dot atë dorë?!




Vdekja e Henes


Tani mund te "vdesesh"
i lumtur ne qetesi.E veshur ne te zeza
ne funebrat e tua me sdo te vi.Ti vdekjet i sajon ,
ngjallesh ne net me shi,
duke ndjer dhimbjet qe vetes
ja shkakton me kenaqesi.E kur hena te ndricon
fytyren e nxire ne balte,
i lutesh diellit qe te mos dal.Tani fli i qete , flej gjate,
ne dhomen tende te akrobacise funeber
do jesh gjithnje i humbur neper nate.Hen e dashura ime ti,
ikim bashke ne kete nate
te erret le te bejme dashuri.


Hënëz moj


Hënëz, moj hënëz o
Shkëlqimin tënd lësho
Mbi mëndafshin e shtratit tim,
ndriço,
lugjet e braktisura, majet e thepisura


Hënëz,moj hënëz o
Dritë shpërndaj
në kopshtin tim
E në shpirtrat tanë
tërbim


Hënëz, moj hënëz o
Na lejo
Gjemat tona
ta shurdhojnë heshtjen tënde
Gjersa ti të trumbetosh
Mbretëria e botës u bë
mbretëri e shtratit tuaj


Ajo dhe Hena


Në një lagje të një qyteti të vogel ishte një vajz e ulur duke biseduar me Hënën.
Qyteti ishte i heshtur,as një gjurm,as er nuk kishte.As edhe një e lehur e zakonshme e qenve të rruges.
Dëgjohej vetëm zëri i embël i vajzës.Ajo ishte e vetmuar sic dukej,nuk kishte me kë të fliste pervec Hënës.
Ishte shum e emocinuar kur i fliste,i dridhej zëri.
Ngreu koken lart dhe me një gjysmë zëri i'u drejtuar:-"E dashur henë,sot zbulova se ai ishte i dashuruar me mua.Jam shum e lumtur,jam aq e lumtur saqë nuk e shpjegoj dot.E di,herëve të tjera ke qën prezente e lotëve,trishtimit dhe e ulërimave të mia.Kurse,sonte je dyshmitare e lumturisë time.Më duhet të të them lamtumir,më duhet të ndahemi për pak kohë.
Nuk do t'i harroj netët që kam qëndruar pa gjumë duke folur me ty.Të premtoj"!!!
Dhe teksa shqiptonte këto fjalë,i rrodhën disa pika lot dhe ranë mbi gur.



I kam fol hënës për ty...


I kam thënë që ti je aty çdo herë
që të shikon pa rreshtur,
që ndriçon edhe kur nuk shihesh me sy
që je e errët në disa momente,
që bënë dritë në disa të tjera


I kam thënë që ti rreziston
por nuk lufton,
që ti e fsheh shpirtin
por që e shfaq buzëqeshjen,
që ti hesht me fjalë
por që flet me heshtje


I kam thënë që ti nuk dashuron
por që dashurohesh
që ti nuk puth buzët
por që puth me hijën tënde sikur ujin natën
që ti më vret sa herë që ik
dhe më ngjallë sa herë që shfaqësh


I kam thënë që e urrej kur më humb para sysh
krejt papritur, dhe e dua kur më shfaqet
e kam lutur, në çdo moment, çdo herë, çdo ditë
pa më ri edhe pak,
dhe ajo kryelartë, si çdo herë ashtu ka ikur
më ka vrarë e ngjallur, sa herë ka dashur
e sa herë ka mundur...
 
Ej ejjj urime krijuesve.
Krijimet qenkan vertet shume te bukura! :)

Do doja ti votoja te gjitha,sidomos te fundit dhe te parafundit,plus "Henez moj" :)
Jane thjesht nje embelsi mes yjesh.

Por sdi pse me beri ne nje ndjesi largpamse dhe me pelmbledhse ne nje vijim heshtje-ndjesie.
Krijimi numer -1.
Vota ime i shkon atij krijimi.
Flet thelle ,qete nder fjale dhe rrjeshta.
 
O njerez te mire o jete e eger.

U kush munde ta lejoje Vdekjen e henes :viol:

E thelle e bukur.
 
Suksese te gjitheve nga ana ime... Ju lexoj me kujdes nga nenforumet e mia. :)
 
Ku jane yjettt? Qe te votojne henen e tyre te preferuar?! :p
 
Kjo tema si karamele kete muaj... Nuk ngopem duke i lexuar... :)
 
Vota per "vdekjen" e henes.

Gabimisht klikova tek poezia e pare, voten time numerojeni te "Vdekja e henes".

por...

Drite shpirtit !

E mbeshteti djali koken,
mbi betonin e qelesi perseri,

I kthehu syte nga hena,
endrat ti mbushte me liri.
 
Redaktimi i fundit:
Vota per "vdekjen" e henes.

Gabimisht klikove tek poezia e pare, voten time numerojeni te "Vdekja e henes".

por...

Drite shpirtit !

E mbeshteti djali koken,
mbi betonin e qelesi perseri,

I kthehu syte nga hena,
endrat ti mbushte me liri.

:) Shpresojme te te lexojme me shpesh muajt qe vijne.
 
Ku janeee votuesit?
Votoni beni detyren tuaj forumore. :p
 
Votuesit rrine nen hije. :) Poezia para dhe para.
 
Votuesit rrine nen hije. :) Poezia para dhe para.

une jam ne hije.... jan plot rreze dielli kete muaj sdi nga tja nis ...:)
 
Redaktimi i fundit:
i lexova per te saten here..
dhe vendosa te komentoj voten time..
hena eshte planet ne gjinine femerore, shume poet shkrimtare jan frymezuar nen driten, format, reflektimin e saj.
e nese poezine e fundit " i kam folur henes per ty" xo ishte shkruar nga nje gjini mashkullore do thoja qe fisnikeria e shpirtit te tij eshte sa delikat aq reflektiv e nese kush e ka shkruar eshte femer me siguri eshte sa romantike aq edhe e dashuruar.
me pelqej jasht mase kjo poezi!
suksese te gjithe pjesemarresve qe na kenaqen syte me rrjeshtat e tyre! bravi!
 
une jam ne hije.... jam plot rreze dielli kete muaj sdi nga tja nis ...:)

Shpirti, behu gati per muajin tjeter, ec me kohen se mire e me mire behet. :-*
 
Shpirti, behu gati per muajin tjeter, ec me kohen se mire e me mire behet. :-*

te ec me kohen.... cuq.. sekreti eshte ta komandosh ate.. ta ndalosh kur buzeqesh, ta pershpejtosh kur eshte trazire... e te gjithen kete me koken lart...:*
 
te ec me kohen.... cuq.. sekreti eshte ta komandosh ate.. ta ndalosh kur buzeqesh, ta pershpejtosh kur eshte trazire... e te gjithen kete me koken lart...:*

Mmmmmm... :) Kujdes!!!! Eshte DEM qe kthehet mbrapsh realisht!!!!
 
... si e lat ju te dyja ..

Te ecesh me kohen ?

apo

Me koke lartè ?

..sa per voten - sigurisht do votoj por kur te flini ju.
 
Mmmmmm... :) Kujdes!!!! Eshte DEM qe kthehet mbrapsh realisht!!!!

epo sshohim ckthehet .. se ecet me ceshte perpara... intrigon ajo qe supozohet qe do vi qe mundohemi te arrijme jo kosuret... :)
 
... si e lat ju te dyja ..

Te ecesh me kohen ?

apo

Me koke lartè ?

..sa per voten - sigurisht do votoj por kur te flini ju.
e treta e verteta zgjidhe enigmen....
me kohen apo me koken..
 
... si e lat ju te dyja ..

Te ecesh me kohen ?

apo

Me koke lartè ?

..sa per voten - sigurisht do votoj por kur te flini ju.

Vota jote eshte e pavarur nga ç'vendosim ne. Vere ku te duash pa problem. Une s'jam!
 
ku tjeret,njerzit me vota yjesh. :p
 

I kam fol henes per ty….... me e bukura ishte….

edhe tjerat qene te bukura.
 
Kur do njohim fituesin :bleta:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top