Loyalty
Anëtar i Nderuar
Sikur hëna të fliste...
Lëndohemi...
Pa dashur, pa kuptuar,
Nuk mendojmë....
Sikur ta dinim... Ah sikur të flisnim
Më shpesh, më shumë, pa perde
Sa pak do lendoheshim…
Me dritën e dashurise do flisnim
Me hënën plot do dashuronim
Me fjalen qe gjuha sthote, errësirën do kalonim
Eh, sa shumë gabime qe na nxijnë ditën e mëndjen,
Bashkë me dritën tënde ti kalonim
Sa keq që ti hënë nuk flet…
Sa torture,
Sikur ta dije, sa shumë do duheshim po të flisnim
Do më rilindje
Ah njeriu i gjorë, pse hëna nuk ta shtrin dot atë dorë?!
Vdekja e Henes
Tani mund te "vdesesh"
i lumtur ne qetesi.E veshur ne te zeza
ne funebrat e tua me sdo te vi.Ti vdekjet i sajon ,
ngjallesh ne net me shi,
duke ndjer dhimbjet qe vetes
ja shkakton me kenaqesi.E kur hena te ndricon
fytyren e nxire ne balte,
i lutesh diellit qe te mos dal.Tani fli i qete , flej gjate,
ne dhomen tende te akrobacise funeber
do jesh gjithnje i humbur neper nate.Hen e dashura ime ti,
ikim bashke ne kete nate
te erret le te bejme dashuri.
Hënëz moj
Hënëz, moj hënëz o
Shkëlqimin tënd lësho
Mbi mëndafshin e shtratit tim,
ndriço,
lugjet e braktisura, majet e thepisura
Hënëz,moj hënëz o
Dritë shpërndaj
në kopshtin tim
E në shpirtrat tanë
tërbim
Hënëz, moj hënëz o
Na lejo
Gjemat tona
ta shurdhojnë heshtjen tënde
Gjersa ti të trumbetosh
Mbretëria e botës u bë
mbretëri e shtratit tuaj
Ajo dhe Hena
Në një lagje të një qyteti të vogel ishte një vajz e ulur duke biseduar me Hënën.
Qyteti ishte i heshtur,as një gjurm,as er nuk kishte.As edhe një e lehur e zakonshme e qenve të rruges.
Dëgjohej vetëm zëri i embël i vajzës.Ajo ishte e vetmuar sic dukej,nuk kishte me kë të fliste pervec Hënës.
Ishte shum e emocinuar kur i fliste,i dridhej zëri.
Ngreu koken lart dhe me një gjysmë zëri i'u drejtuar:-"E dashur henë,sot zbulova se ai ishte i dashuruar me mua.Jam shum e lumtur,jam aq e lumtur saqë nuk e shpjegoj dot.E di,herëve të tjera ke qën prezente e lotëve,trishtimit dhe e ulërimave të mia.Kurse,sonte je dyshmitare e lumturisë time.Më duhet të të them lamtumir,më duhet të ndahemi për pak kohë.
Nuk do t'i harroj netët që kam qëndruar pa gjumë duke folur me ty.Të premtoj"!!!
Dhe teksa shqiptonte këto fjalë,i rrodhën disa pika lot dhe ranë mbi gur.
I kam fol hënës për ty...
I kam thënë që ti je aty çdo herë
që të shikon pa rreshtur,
që ndriçon edhe kur nuk shihesh me sy
që je e errët në disa momente,
që bënë dritë në disa të tjera
I kam thënë që ti rreziston
por nuk lufton,
që ti e fsheh shpirtin
por që e shfaq buzëqeshjen,
që ti hesht me fjalë
por që flet me heshtje
I kam thënë që ti nuk dashuron
por që dashurohesh
që ti nuk puth buzët
por që puth me hijën tënde sikur ujin natën
që ti më vret sa herë që ik
dhe më ngjallë sa herë që shfaqësh
I kam thënë që e urrej kur më humb para sysh
krejt papritur, dhe e dua kur më shfaqet
e kam lutur, në çdo moment, çdo herë, çdo ditë
pa më ri edhe pak,
dhe ajo kryelartë, si çdo herë ashtu ka ikur
më ka vrarë e ngjallur, sa herë ka dashur
e sa herë ka mundur...