Krijimet e muajit Korrik 2020

Po ja, mua fillimi mu duk mire pastaj me tej u bera konfuze. Takimet shtoheshin dita dites, virgjeria ishte e shenjte per kta te dy dhe do shijonin naten e pare te marteses?? Nga takimet kaluan direkt tek martesa? Ku eshte zhvillimi i historise. Pastaj virgjerine qe do e fusni kudo. “Çarçafet me gjak”! Seriozisht?
Pastaj pjesa qe e drogoi pronari me çaj.

Mu duk si ato historite tek faqja Anabel.
Tashi mbone ene mu konfuz me e lexu per s'dyti
 
Goca me falni qe ju a prish rahatin.
@Endrra do ishte mire ti lexosh gjithe krijimet ne vete, pasi qe te garantoj se cila eshte perle ne vete.
Kurse @Marla te lutem mos impono te tjeret te votojne at c'te pelqen ty . :)

Dite te mire.

Mendimi i lire personal nuk eshte imponim e dashur ashtu sic nuk te imponoj une ty ne pelqimet dhe votimin tend.

Nejse marla mbyll deren ke kjo tema.

Bye.
 
I lexova me vemendje te gjitha shkrimet, me pelqyea disa, e disa mu duken sa per te kaluar rradhen. Po e filloj me numrat çift per sot.

2. Si mesazh percjell nje realitet qe te gjithe e njohim. Nqs do te kishte perdorur me teper terma figurativ, krijimi do te ishte me teper terheqes. Personalisht me pelqeu, i leht per tu lexuar.

4. Duken si vargje te shkeptura nga fundi, percjell mesazh te madh. Sikur kendohet dikujt, edhe sikur, edhe nje here.

6. Pershkrim i kendshem me stinet. Edhe pse te arrihet te futesh tek autori me duket pak e veshtire. Me pelqen se si pasqyrohet dhe rreshket ashtu bashke me natyren.

8. Enderr apo Iluzion? Endrrat na largojne nga realiteti dhe na afron me genjeshtren kurse iluzioni na pasqyron nje realitet fallco shume larg nga e verteta. Nje enderr qe trazon dhe nuk frikeson.Mirazh, per te prekur te bukuren. Edhe pse prap duket sikur nuk i trembet, tregon ate friken e brendshme qe ndoshta ky iluzion do zhduket, bashke me to dhe emocionet.

10. Sa e bukur. He pra a mundet dikush sikurse si plastelina te behet ai qe duam ne? Cdo varg ne shkrim i ndertuar shume bukur. Me pelqeu.
 
Nuk do bej analize apo kritik
1.Pa zemer
Nuk e votova per arsyen sepse nuk ndieva asnje emocion kur e lexova.Nuk me terhoqi shume ,dhe fakti qe nuk me terhoqi me beri qe shumicen e poezis te mos e kuptoja se cfare ishte shkruar(gjithsesi si poezi fjalet jan te perzgjedhura dhe te artikuluara mire,edhe rima eshte ok).
2.Perse
As kete nuk e votova se kur fillova te lexoj aq shume "pse" mu kujtua ana ime e merzitshme me 1001 pse pa pergjigje .?.Gjithsesi menyra se si eshte shpalosur mendimi edhe pse tek une nuk depertoj plotesisht ,nuk eshte keq .
3.Ne .
Duket sikur eshte shkruar me vrap ?,ka disa gabime drejtshkrimore ?,por te percjell nje ndjesi pozitive.Nuk e votova sepse nuk me transmetoj emocion shume .
4. Anderr
Gjirokastrit germash ?...aq sa eshte shkruar eshte goxha e bukur ...vetem se ka probleme me renditjen e vargjeve (mendimi im qe mund te jet edhe i gabuar se ti ndoshta e ke nisur per poezi pa rime dhe me vargje te lira).Gjithsesi e mire eshte jo keq ,por as kete nuk e ndieva ?
5. Aurore mendimesh
Nuk me plq ai ylli me bisht dhe fakti qe gjithmone kjo krenaria do jet ne cdo skaj...kur ka ndienja nuk ka rendsi kush e merr hapin .Kape yllin me bisht shikoje ne sy dhe thuaj se sa shume........e urren ?.Nuk e ndieva as kete.Por gjithsesi nuk eshte keq?
6.Me pelqeu shume per aq rreshta sa eshte shkruar(do me pelqente te ishte pak me i gjate).Gjithsesi pak dhe sakte thot populli ?.
7.Aishja
Me pelqeu si shkrim,vetem se nuk eshte ne preferencat e mija,edhe pse eshte pjes e realitetit te hidhur deri diku.
8.Iluzion
E kendshme ,terheqse si shkrim....e artikuluar mire.Edhe titulli "Iluzion" te zgjon kureshtje per ta lexuar.Gjithsesi as me kete nuk ma beri bam zemra ?????
9.Gruaja me te kuqe
E mire jo keq ,me pelqeu edhe kjo ?.
10. Behu cka mundesh
Ja me kete ma beri zemra bam bam ?.Me pelqen shume si eshte shkruar,si jan shpalosur mendimet....me pelqen ne cdo germe .E dua kaq dhe .

@Vajza ja solamente per ty❤ ,se mua nuk me plq te bej komente lidhur me krijimet ?

PS: Krijimet ishin te bukura qe te gjitha ❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤
 
Sa e sa here erdha ktu dhe nuk dija ke krijim te votoj..!!

6-a
Sikur te kishte edhe me shum inspirim ai -ajo se e ka shkru do dilte me bukur.
 
Ne pergjithrsi mu duken dobet. Me habit dhe votimi. Gjthss,
Une votova 10ten. Me erdhi dic ndryshe. Nuk ngeca teksa e lexoja. kishte rrjedhshmeri, letersi po ashtu. Ama ka dashur 1 redaktim te mire. Do dilte mjaft e kendshme. Ah edhe ne fund te mbyllej me pyetjen.
 
Në fillim një përurim i mirëfilltë, për copëzat e ndjenjave tuaja jetësore të shkrira në vargje. Të bukura të gjitha. :)
Suksese.

1. Pa zemër
Definitivisht shkrim artistik që kapi vëmendjen time, mbase përputhej me profesionin tim, pa paragjykime shtesë. Metafora gjithashtu mjaftë artistike. Ajo që vendosi mos ta marë votën time ishte strofa e fundit, sepse befas më nxori nga vend ngjarja.

2. Perse?
Po të ja lejoja vetes një përgjigje të vrazhdët, do thoja 'sepse' jeta i ka këto. Megjithatë e ndjeva dhembshurinë e përcjellur mirë në secilin varg, por nuk mjaftoi të marë votën time.

3. Ne
Sa më shijoi. Më erdhi sikur po lexoja romanin tim të preferuar. Ato vargje që gati i dija pëmendësh. Do mbetet i preferuari im për ta lexuar, por jo për ti dhënë votën.

4. Anderr.
Sa e bukur po aq e trishtë. Po pse të mbetet në Andërr?
Zhgënjimin e autorit/es e ndjeva edhe unë. Ishte aq i fortë sa nuk e fitoi votën time.

5. Aurorë mendimesh
E kam thënë edhe më herët dhe po e postoj edhe një herë:
Aurorë mendimesh të hudh nga një planet muzike, te një yll me bisht në trajtë mercenari të lodhur, i përhumbur në tinguj kërcitës. E rëndë për ta përtyp, pa syza filozofiko-metaforike. Ndaj nuk e votova

6. Perendim dashurie
Sa shum dashuri në pak vargje. Të krahasuara me: shkrirje mërgim, lulëzim, udhëtim,....
Por nëse qenka dashuria vetë që e shkruan perëndimin, vallë ku ngelën protagonistët? Ku është ajo ndjenjë e përshkruar me termet e mëhershme? Nuk mori votën time.

7. Aishja
Ah 'Sikur të isha djalë' të më jepte ndjenjën bindëse, e jo një përmbledhja e një telenovele. Me siguri ne atë rast do e merte votën time. Gjithësesi përurime për shkathtësine e një resumeje mbresëlënëse.

8. Iluzion
E thënë më herët, ku është iluzioni?
Po të jetë përmbajtja e krijimit një iluzion, atëherë një ose më shumë përshtypje shqisore do jenë të keqinterpretuara. Në këtë rast protagonisti/ja kundërshton ndjenjat që në realitet i përcjell në ëndërr, jo si iluzion. Vota ime do shkonte këtu me një titull tjetër.

9. "Gruaja me të kuqe".
Kjo agoni e një 'Leckë dëshire' ma vodhi zemrën dhe votën. Adhurimi i gjinisë së kundërt i shprehur me të gjitha shqisat. Shiqimi që kap fustanin, nuhatja e aromës dehëse, hapat që dallohen dhe u vënë vello zhurmave tjera, të dridhurat e trupit ende pa e prekur. E imagjinoja si do përshkruhej shijimi i buzëve dhe lëkurës së saj. Këtë ma ka borxh autori për një krijim të ardhshëm.

10. Behu cka mundesh!
E thënë më herët. Pyetje të spikatura me ngjyra të forta përjetimesh dashurie. Lutje-urdhër po ashtu mjeshtërisht e përcjellur. Por, vetë përgjigja më hutoi pak. Nëse e din autori/ja, nuk përcillet deri te lexuesit. Ndaj nuk mori votën.
 
......................
ndrrova mendje kshuqe e hoqa komentin :p
 
1.Pa zemër

Zemrën diku e cave.
Gropa-gropa buroi gjak...
Parfumin e trupit shpejt ma perthave.
Djersa ime mbuloi trupin tënd shtazarak.


”Kirurg I shkathët” të dekoruan atë ditë,
kur dielli I korrikut nga kripa të përndiqte.
Sot një skenë krimi rrëshqet mbi slitë.
Une pacientja u bëra viktima që me gjak t’kridhte.


Mallkuar qoftë I shenjti operacioni yt!
M’u tha krahu..pa një pikë narkoze më le.
Kur kripa e detit më përcëllonte sytë,
ti dorashkat vishje dalëngadalë e me nge.


Mallkuar postulati i dritës që s’të verboi!
Mallkuar këmishën xixë e trurin me dhe!
Mallkuar zemrën time që kurrë s’e meritoi!
Mallkuar golfin tim që në të majtë kish’ pleh!


Rrezja e fundit e diellit përvëloi krahët drejt meje.
Zbatica e rimori detin në infinit.
I dashuroja këto anë e këto zeje
Që sot bisturia jote i vuri prit!
Oh! Fillimisht titulli nuk ka asnje shkelqim, nuk jep asgja nga poezia, per me teper i heq vlerat. Ne poezine tende gjithsesei tregohen me shume antivlerat e shoqerise. Kirurg qe dipromen e ka fituar jo me mund, por me cudit deri ne nje fare pike skena e zhvillimit te ngjarjeve: bregdeti.
Prandaj me pelqen kuptimi i figurshem i kesaj poezie, ose te pakten une gjeta nje kuptim te figurshem: operacion pa narkoze...djersa ime mbuloi trupin tend shtazarak..kur kripa e detit me percellonte syte, sot nje skene krimi...etj jane elemente qe lidhen me perdhunimin, apo jo? Zemra jote sido qe te jete: zemer apo vagine, derdh gjak kur fjala jote nxjerr vrer. Nejse sido qe ta marresh ka kuptim. 2 vargjet e fundit japin thelbin e poeise ne mendimin tim: kur je i vrare, je i gati i vdekur. Nuk me percoi shume emocione te pakten mua pas se gjithash, prandaj mendoj se e ka shkruar nje dore mashkulli. Per te thene emra duhet te analizoj ca tema njehere.

2. Perse?

Me ka lindur nje deshire e zjarrte
me djeg trupi ne cdo ane
mendoj shume per ata qe nuk kane
nje jete te bukur e te arte.

Per ata qe kane bere nje mije e nje mundime
sa per te ngrene ato therrime
per ata qe thone se jane te shkrete
na vjen keq se eshte e vertete.

Perse te gjithe nuk kane shprese
te pakten vetem ajo te na mbese
Perse nuk po vjen dita e bardhe
apo duhet te presim pake
Perse te qajme e te qeshim
perse u kushtojme shume rendesi rrobave qe veshim.

Perse zemra jone s'ka qetesim
perse nuk vjen ajo qetesi e shpirtit tim
perse te vdesim,perse te mos rrojme perjete
apo me mire te mos jetojme te shkrete.
perse e lendojme zemren e lenduar
kur kujtojme kohen e shkuar.

Perse nuk e njohim veten
te tentojme te dime te verteten
nuk e dime se c'bejme
nuk dime se kujt t'i besojme.

C'na ka ndodhur
valle vete jeta na ka lodhur
S'po e shikojme jeten me ngjyre
nuk po njohim asnje fytyre.
Mungese shenjash pikesimi. Duket e vogel, por bejne diferencen. Pervec ndonje presjeje tek-tuk, gjen vetem pika dhe vetem 1 pikepyetje te titulli. Pikepyetjet do t'i shtonin bukurine. Pasi te dalin autoret ma shuaj kuriozitetin perse nuk ke perdorur pikepyetje. Kaq per anen gjuhesore.
Nga ana letrare, me pelqen shume teksti dhe e kuptoj dufin qe ke pasur ne fyt kur e ke shkruar. Strofat jane te crregullta, vargjet te crregullta ashti si jeta mjerisht e crregullt. Shpreh realitetin e dhimbshem. Ne strofen e pare ka nje kontradite mes 2 vargjeve te para dhe te dyta qe nuk e ke zgjidhur me tej ne poezi.
Perse te qajme e te qeshim
perse u kushtojme shume rendesi rrobave qe veshim
.
Vargu me me shume rendesi. Keshtu na mesuan vella( nuk e di pse mendoj se e ka shkruar nje mashkull). Problemet politike, na rendojne me teper problemet e personalitetit. Kuptimisht e punuar paster! Fillimisht mendova se e ka punuar @Dying_Poet , por po ta mendoj thelle-thelle duket e pamundur.
 
Unë dhe ai ,perqafuar diku larg ... Shumë shumë larg, nga gjithcka vetëm unë edhe ai.Ndryshe nga cdo ditë tjetër, kishim nevoj te linim qytetin e zhurmshëm dhe të ndotur.Kishim nevoj për qetësi. Qetësi për ta dashuruar njëri tjetrin, si dy fëmij të lumtur, e të gëzuar, tek sa luajn me balonat e tyre pergjatë bregdetit .Të vraponim kapur për dore, dhe te shijonim cdo moment .Pasi të lodheshim se vrapuari të uleshim buzë detit dhe të veshtronim...madje kështu bërem. U ulem pergjate bregdetit dhe lam heshtjen të thoshte shumë gjëra, ndërsa ne thjesht veshtronim... Humbnim në përqafimet dhe shikimet e njëri tjetrit, sikur te kishim kohë pa u takuar.
Një fllad i lehtë sec më ledhatonte ëmbël fytyrën, dhe flokët . Buzë detit valet përkëdhelnin ëmbël gurët e bardhë e na lagte këmbët e zbathura. Dita venitej dhe dielli ka filluar të fshihet pas maleve, e rrezet e tij mbulojnë çdo gjë me vellon e tyre të kuqerremtë. Qielli e ka humbur ngjyrën e tij të kaltër dalëngadalë bëhet më i errët, sa bukur qe duket. Retë e varura në qiell duken të skuqura nga turpi. Gjithe andej bota dukej sikur ka veshur fustanin e perëndimit dhe gjithçka ështe e kuqe. Gjithçka ndryshoj papritur. Edhe une madje u bëra tjeter.Ktheva shikimin nga ai dhe e perqafova fort. Zemra më rrihte më fort e një ndjenjë e çuditshme më pushtoj. Isha gati të fluturoja lart në qiellin e pafundem , të ecja mbi re, të vallzoja ashtu perqafuar me ate.... e veshtrova perseri ...."të dua" i pëshpërita, dhe me pushtoj një dëshire që ta puthja sikur te ishin castet e fundit se bashku.Vendosa kokën tek supi i tij dhe, po veshtroja momentet e fundit te atij perendimi te kuq.Veshtroja se si dielli zhdukej ngadalë - ngadalë, si i lodhur nga puna që ka bërë gjithë ditën me rrezet e tij por plot shpres per te aguar perseri te nesërmen.
Djali qe pervidhej nga dritarja e me hynte ne shtrat thuaj lool lool lool Mendova se do flisje per ndotjen, jo jo dashurine? Standarte dhe dialektore(berem). T'i kthehem seriozitetit. Nuke ka subjektin pike te forte por laku shtrengohet kur vjen puna e seriozitetit te pershkrimit. Pershkrimi eshte brilant. Pershkrimi i jep nje dore subjektit drejt suksesit. Mesazhi: Edhe ndjesite vlejne, madje vlejne me shume se fjalet. Mjedisin e ke ndertuar si nje romantik/romantike e vertete: mjedisi ne perputhje me gjendjen shpirterore te idividit.Ne nje cast ne mes te paragrafit te dyte e ndjeva veten sikur isha ne prag te apokalipsit, po apokalipsin e ka shperbere dashuria. Mbizoteron jeta!
4. Anderr.


Dit bardh syt
mos me m’pa
Prap ty ,
edhe ni here
Anderr
engjulli me kra’
tuj qesh me mue,
po du me t’pa.
Bota te permyset
prap ty,
ashtu siç je,
mrekullueshem,
Njejt do te shiqoj.
M'u afrua nje flutur kur po e lexoja poezine. Me rikujton Milosaon dhe Rinen. Edhe Bota te permbyset ( dicka e tille eshte nje varg). Shume e bukur ne aq rreshta sa eshte. Mjedisi krijon largesi, largesi qe e shkurton andrra, Mjedisi krijon ftohtesi, ftohtesi qe e ngroh ndjenja. Magjike! Engjelli qesh? Harmonizon situaten, ndihmon te dashuruarit. Dita zbardh syte, po nata zbulon ndjenjat npm endrrave. Njejt do ta shiqosh, me shume ndjesi do te permbushin. Bravo edhe nje here!
 
5.Aurorë mendimesh

Nata afron, muzgu troket me hapa të ngadalshëm, e si për inat mendimet e mia rreshtin. Rreshtin si një breshër meteorësh në gjithësi. Si një yll me bisht, që me vrull përshkon qiellin e nxiton të shuhet. Ah, për një moment nuk mu dhimbs shuarja e këtij ylli me bisht. Sepse do më plotësohet një dëshirë e vetme: të ikin këto mendimet e mia..... Aty thellë diku, ishe ti ai gurrë qiellor, që vetëm për pak momente shkëlqeve në qiellin e bebëzave të mia. Tani je dhimbje që përcëllon shpirtin tim me rrezatimin tënd prej ere diellore. E si për dreq krijon dritë australe në degët e shpirtit tim.
Sa dhimbje të krijoka ky fenomen i bukur!
Tani më duhet të hesht brenda mendimeve të mia, sepse ashtu të pëlqen ty. Ashtu i pëlqen dashurisë.
Më duhet edhe të pres. Të pres kthimin e mercenarit që lumturinë dhe dashurinë e kërkon në këngë.
Më dhëmbin mendimet për ty, por ende më shumë shuarja e yllit me bisht.
Nuk e kuptova kurrë pse të deshta e pse ende të dua.....
Si më vjen sikur më thua; kërkomë nëpër këngë se jam aty diku te ti si mercenar i lodhur, që lumturinë e dashurinë e kërkon në këngë me melodi kërcëlluese.....
Hyrja me erdhi si ortek dhe me thene te drejten eshte pak e ngjashme ne menyre te kundert me nje nga shkrimet e mia te fundit. Do ishte mrekullisht hyrja e nje libri frymezues e psikologjik. Cdo e mire e ka nje te keqe dhe cdo fillim e ka nje fund. Shpjegohet mjeshterisht ketu dhe nuk le happesira per pyetje te tjera. Vegulliim mendimesh ne horizont, proze e lezetshme. Organizimi i mendimeve e ben te tille. Me pelqejne figurat qe ke perdorur, pak modeste per nje dashuri te harxhuar shume shpejt. Do doja te me shpjegoje se cfare perfaqeson "australe". Nga ana letrare me ben te rikujtoj librin "Eleganca e iriqit" dhe nga ana muzikore "Miremengjes" te Alban Skenderaj. I je dorezuar rastesise si hero kryesor dhe mire ke bere sepse lidhja nuk krijohet me force, nuk krijohet per respekt, po per dashuri.

6.Perendim dashurie
Perendim dashurie.
E bardhe ,e mendafshte ,me stinet shoqerohet,nga shira ne bore , me pas mergohet.
Ne pranvere shkrihet , lulezon,bashke me diellin kalteron.
Pastaj udhtone ,larg ne horizonte , behet enderr qe kerkon te mos zgjohet.
Neper endrrat e deshiruara, perendimet e praruara...vargje e drite hijes,ne nje prendim te kuq , kjo dashuri shkruan.
Ky shkrim eshte bere lidhur 100% me temen e krijimeve per kete muaj. Uroj te kesh pasur frymezim per te shkruar dhe jo te kesh qene i/ e detyruar. Po ta ndash ne gjysme cdo varg nga ana srukturore tingellon me mire, sepse me apo pa qellim ke nderfutur rima brenda nje vargu. Ku mergohet dashuria? Bie ne kundershti me)me stinet shoqerohet,nga shira ne bore). Sipas kesaj pritej folja "riperteritet" njejte sic ke vepruar me vargjet e tjera: ke treguar riperteritjen e dashurise sipas stineve. Cdo stine eshte e bukur dhe jep nje shije specifike te dashurise, te cilen me shume siguri ke dashur te shprehesh ne kete poezi dhe ia ke dale duke theksuar faktin qe sido qe te jete mbetet dashuri ( e jep titulli) . Kujdes: mendim i ri, varg i ri!
"Simbolet qe duket sikur i ke perdorur pa qellim jane ato qe me pelqejne pas se gjithash.
 
E para njëmijë herë ndjesë për ata/o që kanë shkruar poezi apo edhe diçka të ngjashme me të.

Nuk jam personi i duhur për të bërë një gjykim objektiv mbi to.

Poezia është tepër e hollë për shijet e mia dmth duhet të ndihesh i tillë në atë moment ose të të kujtojë diçka që të më godasë...
Edhe përsëri druaj nëse do isha në vlerësim. Pasi një gjykim objektiv kërkon më tepër se një ndjesi personale.

Kësisoj do fokusohem tek shkrimet paska më të gjata i quajmë prozë ose si të dëshironi...


Por edhe këtu nuk ndalem ti marr me radhë, pasi e para kam dhënë një opinion më parë dhe të them të drejtën nuk dua të ngacmoj sërish nervin me një shkrim aty....

Ndaj do ndalem të flas vetëm për atë që edhe është vota ime.

Nr 5. Aurore mendimesh.

Më habit sinqerisht faktin që është ende pa asnjë votë!!!

Nuk arrij vërtetë ta kuptoj!

E para urime autorit/es

Më ngjalli emocion vërtetë edhe pse mbase paska e komplikuar në pamje të parë ai shkrim është një thirrje kozmike për dashurinë që ndjejmë pasi dashuria dhe pasioni i tillë është i pafundëm, kozmik i dhunshëm i bukur e i brishtë njëkohsisht e i pafuqishëm.... Ndaj rrengjeve që rastësia na bën.


Një bravo e madhe...

Kishte shkrime që më bën të dyzohem në votën time por jo sepse ngaqë nuk ka marrë asnjë votë por më dha shumë emocion edhe më pëlqyen krahasimet e po ashtu shkronjat nën shkronja...

..."Të pres kthimin e mercenarit që lumturinë dhe dashurinë e kërkon në këngë".....

Ky varg veçanërisht edhe mbyllja më impresionuan se tepërmi!

Go number 5!!!!

Urime dhe një falënderim të gjithëve që na falni kënaqësi nëpërmjet rreshtave tuaj !
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top