Krijimet e muajit Dhjetor 2019

Monique

With or Without u
Pershendetje ,

Dhe ja erdhi muaji i fundit per kete vit, e inboxi im u mbush plot me krijimet tuaja si perhere.
Ju falenderoj pamase te gjitheve dhe ju them se jeni me te miret :)

Edhe ata qe premtuan se do sillnin , por nuk sollen dot gje , prape jeni me te miret ,dhe mos harroni ...asgje nuk mbaron ketu.
Kemi nje vit te ri perpara

Le te fillojme me krijimet per kete muaj :)



1. Une e ti, e njejta dhimbje!

Keto dite Dhjetori serish na gjejne bashke , sa afer e larg por jemi bashke ne menyren tone , ne ate menyre qe pak kush njeh…
Nje prekje larg jemi te dy dhe ndjej si veshtrimi im deperton ne tendin, sa shume brenda teje gjen,,,as ti se di
Si ti edhe une dikur kam qene e qeshur, me endrrat e mia njesh isha bere, flija e zgjohesha me dashurine brenda vetes , plot rrefenja per te treguar ne netet e dimrit te gjate.
Si ti e une ,dikur me jeten isha e dashuruar, me dike qe ashtu si endrrat fluturoi larg, duke lene pas nje germadhe brenda meje.
Tek ai shihja nje tjeter une, qe diku mes lotesh gezimi e hidherimi , humbur mbeti.
Pa kuptuar as vete ,ai ishte shendrruar ne nje ikone brenda asaj zemre te brishte e pa faj, ku une lutesha per cdo dite per pak me shume , oh sa pak …
E kur Dhjetori erdhi , perpara pasqyres se thyer ne mije copa refuzoja ta lija te shkonte , sepse kjo zemer nuk mund te pranonte askend me.
Ky muaj eshte ai qe me dha jete, por me mori copeza te miat , ato qe i doja fort.
Sa here goten e veres kam mbushur me lot shpirti , e dehur nder kujtime jam perhumbur….
Kam qare plot here e me menget e mia kam fshire dhimbjen pak nga pak derisa erdhe ti , dhe njoha dhimbjen brenda teje.
Te shohesh ne syte e ty dhimbjen ku kaluar ke , me ben te ndihem serish gjalle , serish gati per te dashuruar ,sepse une e ti vijme nga e njejta dhimbje….




2.Ka shprese!

Dita erdh e qetë
mbrëmja edhe e paqtë.
Nata klithi e ofshoi
aq sa diellin lendoi.

"Foli" perëndia e mërzitur
token vëngër e vështroi.
"Psherëtiu" plot 3 herë
e të tretën herë lëngoi.

Lumenj vërshuan britmat,
frika pushtoi ajrin.
Zemër e shpirt copëtuar
që vetëm qetësi kërkojnë.

Drita shumë shpejt ndriçoi
shkatërrimin dhe frikën zbuloi.
Pluhur dhe gjak kudo
njerëz që vrapojnë ngado.

Akrepat kaluan me nxitim
tmerri pushtoi më t'madhin trim.
Rrënoja, oh sa rrenim
mes tyre shpirtra në agoni.

51 o nr i mallkuar kurrë mos ardhsh i paftuar
Lendove një komb të arnuar
kohë e gjatë për tu harruar.
Dielli lindi edhe sot lënduar ish e sytë me lot.

Aman "kokën" lart e kish vështroi, ngrohu e përqafoi.
Ditë e re ish kjo ditë dridhjet tashmë na bënë bishë.
Kokën pas të mos e kthejmë
ditë e re me më shumë shpresë.



3.Me mungon!

E di sa me mungon ?
Ndoshta kurre se ke kuptuar
Zemra per ty lengon
Se me ty eshte ende e dashuruar
Jam bere si i cmendur pa ty
Jam i verber pa sy
Mka humb sensi i jetes
Qekur nuk jemi te dy
Ne mendjen time vazhdoj
Ende te kerkoj
Copeza lumturie
Te kerkoj.....
Po ato sa vine e veniten
Ashtu sic behesh dhe ti
Budallalliqet e tua
E vrane nji dashuri



4.Ama doren..

U humba, i strukur në pamjet që më vrisnin
u humba, i vetëm, i dehur në mendimet që më rrëndonin
doja të vdisja, por ja që nuk vdiqa dot
se doja jetën, edhe pse jetoja, jetoja pa jetë
kisha frikë, si nuk kishte frikë asnjë njëri
më godisnin brenda shpirtit pamjet e tmershme
që më sillëshin në kokë, në çdo moment
më dukej se mendimet po më rrëndonin gjoksin,
dhe vetëm një fjalë doja të thoja në çdo moment
mos më lë, ama dorën.
Më vrisnin thirrjet për shpresën e humbur,
për ëndrrën që nuk u bë kurrë realitet, për fjalët
që nuk u thanë, për vargjët që nuk u lexuan asnjëherë,
dhe këngët që kurrë nuk u kënduan,
dhe unë thoja vetëm një fjalë, në çdo moment
mos më lë, ama dorën.
Më dogji malli për fëmijërinë time,
për netët që kurrë nuk u bënë ditë, dhe ditët që kurrë nuk i zuri nata
për hënën që kishte dritë, por që nuk ndriçonte, e për diellin që rrëzatoi
ama që kurrë nuk ma dha ngrohtësi
dhe unë, vetëm një fjalë, në çdo çast e thoja
mos më lë, ama dorën.
Doja pak dimër që të ftohë, dhe verë që të ngrohë,
vjeshtë me shumë gjethe, dhe pranverë që ndoshta edhe shpirtit
do i jepte lulëzim
doja të hiqja dorë nga dhimbja, mirëpo nuk kisha as forcë, as mundësi
unë isha bërë dhimbje, e dhimbja ishte bërë lot.
Një gjë thoja pa pushim, në çdo çast,
ama dorën, ama dorën e mos më lë.



5.Jeta!

Mbizoteron nje egoizem mistik ne kete fjale qe permban ne vetvete larmi koloritesh ndjenje, perceptim, perjetim, ngadhnim, humbje. Eshte koha qe shket pa pritur askend e kthehet ne kujtim te bukur ose jo, egoiste, por kjo kohe eshte jeta. Hedhim syte rrotull dhe shohim shume gjera e thelle vetes na lind nje dyshim ekzistence.
Pse ekzistojme?
Nuk e kuptojme ekzistencen e asaj qe ne shohim sepse minutat, oret, ditet, muajt, vitet shkasin pa na lajmeruar, dhe ne nje moment kuptojme se ka ikur aq kohe ne cdo moment deri ne castin kur ajo perfundon per ty, por jo perjetesine.
Pushojme se ekzistuari pa e kuptuar iku ajo dhe me dhimbshmerine qe mund ta mbushje ate kohe me gjerat me te bukura, dhe brenga e mosshijimit te le shijen e lodhjes dhe tradhetise dhe kotesise vrastare.
Kthen koken dhe mendon perseri te shkuaren, gjerat qe duhej te ishin ndryshe, qe tani jane vec iluzione sepse nuk kthehen me.
Mallkuar qofsh qe s’na lejon te rregullojme te shkuaren, bekuar qofsh per mesimin qe na ofrove per tu perfeksionuar ne te ardhmen.
Ndonjehere sheh rrotull per te gjetur “mosndyshim”, “ndalese” por jo, cdo gje eshte aty si gjithmone, rete qe levizin, ajri qe thithim dhe era qe ben gjethet e pemeve te pershperisin, dhe ne ato caste koha ngrin duke te zhtytur nje deshperim nga I cili lutesh te mbaroje shpejt.
Me erresiren e pafundme qe na servir nata qe bie, kupton jeten qe jetojme, nje labirinth kompleks qe ka vetem nje rrugedalje dhe aty te pret vdekja.
Ajo vjen shpejt e mbuluar me trishtim, por edhe ajo do ja vlente ne qofte se njerezit qe le mbrapa do te ishin te lumtur. Jo, ajo sjell vetem trishtim, ne te vertete eshte i vetmi cast kur fillon e mendon per dhuraten te vecante te fali Zoti, “Jeten”, qe ti nuk e shijove dot pasi nuk dije ta jetoje ate, humbe ne kotesi duke zhvleftesuar kohen qe s’ ndalej dhe punonte ne cdo moment ne disfavorin tend.
Ne kete vale mendimesh lind pyetja… A do ekzistonte jeta po mos ekzistonin dy ndjenja qe jane lumturia dhe dhimbja?
Me zemren do nisja nje bashkebisedim te gjate dhe ajo do me thoshte:- “E pamundur sepse castet e dhimbshme te bejne te kuptosh sa vlere eshte lumturia, dhe kur ta e kuptosh kete vlere do behesh njesh me jeten duke e perqafuar vetem atejere do besh pakt pajtimi dhe me kohen”.
Te dyja jane thesare qe duhen, ruhen dhe vleresohen.
Ta jetojme momentin sikur te jete momenti i fundit i ekzistences tone…. Jeta eshte e bukur perqafohu, dashurohu, lumturohu me te gjate kohes qe te ka dhuruar ajo.



6. Luan cdo dite

Luan cdo dite me driten e universit
Vizitore e hijshme mberrin ne lule dhe uje
Je me teper se kjo koke e bardhe qe shtrengoj
Si nje grumbull permes duarve te mia cdo dite.

Askujt i perngjan prej asaj qe te dua .
Lerme te te ndere mes kurorave te verdha .
Kush shkruan emrin tend me shkronja tymi
Mes yjeve te jugut?
Ah me ler tet kujtoj si ishe atehere,
Kur akoma nuk ekzistoje.

Papritur era bucet e perplas dritaren time
Te mbyllur.
Qielli eshte nje rrjete shtat hedhur
Me peshq te zymte
Ketu vijne e perfundojne te tere ererat,te tere.
Shiu terhiqet.

Kalojne duke ia mbathur zogjte.
Era...era.

Une mund te ndeshem vetem
Kundrejt forces se njerezve
Stuhia cliron ne rrotullime gjethe te zymta
E zgjidh te gjitha barkat qe deri pardje
Ankoroheshin ne qiell .

Ti je ketu,ah ti nuk ia mbath
Ti do te me pergjigjesh deri ne ulerimen e fundit.
E bere ne ije sikur te kisha frike.
Gjithsesi ndonjehere vraponte nje hije e cuditshme
Ne syte e tu .

Tani,ende tani, vogelushe mbart mjalt thithesen
E ke edhe gjinje te profumuar.
Ndersa era e trishte galoponte duke vrare flutura
Une te dua, dhe gezimi im kafshon
Gojen tende prej susami.

Sa do tet kete kushtuar te me pershtateshe mua,
Shpirti tim te vetmuar e te egersuar ,
emrit tim se cilit te gjithe i smbrapsen.
Kemi pare te dashuronte me afsh
Shume here yllin te na puthte syte
E ne koka Tona te ngrihen muzgjeve
Ne freskuese xhiruese.

Fjalet e mia u derdhen shi mbi ty
Duke te perkedhelur.
E kam dashur prej kohesh
Trupin tend prej perle me diell.
Madje te besoj Zot te universit.
Do tet sjell nga malet
Lule alegrije copihues
Lajthi te erreta dhe kanistra
Prej argjendi puthjesh.
Dua te bej me ty
Ate cka pranvera ben me qershizat.




8. Jeta ne nje grusht

Ishte nje here "Oh sa gezim, me ne fund do na sjellesh nje bebe".
Barku rritej perdite dhe avash avash fillova te ndjeja si fllucka, qe u kthyen shume shpejt ne shkelma e grushta sepse doje t’me jepje te kuptoja se kush komandonte.
Nuk ishim dakord ne kete pike, por thashe qe fundja do te mesoje, ta shprehje me dashuri. Puthje pas puthje do te zbusja dhe do te ishe krenar per nenen tende.
Ishte nje here "oh c'mrekulli.

Si ka mundesi qe linde kaq i madh? Pse nuk qan ? Pse i mban syte kaq shume hapur dhe duket sikur po na analizon?"
Sepse ti zemra mamit ishe vertet me i madhi nga femijet e tjeret qe sapo kishin lindur dhe nuk qaje as gjysem sekondi. Te kaluan nga nje dore tek tjetra sikur me qene nje kryeveper per t’u admiruar dhe me lan vetem ne dhome.
Mbushen dhomen me dhurata dhe u zhduken sepse aq ishte detyra tyre.
Ishte nje here "ma ler te ta them qe je nje nene muti" dhe kishin te drejte zemra ime e vogel. Sepse kalove traume pasi mami u kthye ne pune kur ishe vetem 8 muajsh. Ti ishe mjaftueshem i madh per te kuptuar qe i dhashe perparesi lekut se sa momenteve tona, duke qeshur ose duke qare bashke, sepse s’kuptoja cfare te dhimbte. Kishin te drejte shpirti im i vogel sepse te lija te hipje kudo dhe ste perqafoja pasi bije pertoke, por te shifja me bishtin e syrit dhe te inkurajoja te coheshe me i fort. Dhe ti kurre nuk qave... as ate dite qe cave buzen e vogel me kicat qe sapo te kishin dalur.

Me fal vogelushi im qe te mbusha shtepine me lodra qe sme kerkove dhe te dhashe tenxhere me lug qe mos te qaje sepse isha me vonese dhe duhet te pergatisja darken.
Ishte nje here "sa femije i pa edukuar. Shife si uleret, shife si qan; sduhet ta nxjerresh nga shtepia sepse te turperon" dhe une te shtrengoja fort sepse e dija qe te mungonte vetem fjala. Qe lotet e tu ishin kaprico te maskeruar nga merzitje sepse kuptoje qe aty skishte dashuri per asnjerin prej nesh.
Dhe gjuaje gjuaje me shkelma duke uleritur me sa force kishe kur me ndjeje te merzitur.
Tani u rrite. U bere cun i madh dhe qorton mamin kur filloj te mallkoj boten, me shtrengon fort dhe mi fshin lotet me puthjet e tua.
Ishte nje here "Sa ka ndryshuar! Sillet si nje i rritur, a mund ta marrim per nje xhiro
?"


9. Amor Requiem

Mendimi im zhdervillet
Ne ajrin e frohte
Kete mengjes dimri,
Laget, thahet,
Zhgryhet,
Ndalet, pushon,
Fluturimin rinis,
Dhe nen krahet e eres,
Prek kufijte e fantazise.


Aty ndalon,
Mbushet me fryme,
Ringrihet perseri,
Ndalet ne brigjet
E nje dashurie te kaluar,
Tashme nje relike,
Nje kujtim i larget,
Ndoshta e harruar,
Thellesisht e perjetuar.



Detajet nuk duken me...
fytyra jote e mjegulluar,
rrezatimi i syve i zhveshur,
aroma jote e zbehur.


Mendimi hesht...
hesht dhe psheretin,
e shoh...
me sheh me sy
Pastaj struket...
mblidhet...
dhe mbyll kujtimin per ty,

Ndoshta vetem per nje cast,
Ndoshta pergjithmone,
Ndoshta kurre....



10. Trokitje Dimri

Vjeshta mbaroj!
Filluan ditet e ftohta ,nete me te gjata na presin…
Eh ti nuk je ....gjithmone ky muaj ka qëne muaji me i bukur per ne ,derisa gjithcka u kthye ne nje mankth .
Dimri po troket,bashke me te ke ardhur dhe ti , e ndiej shume prezencen tende edhe pse nuk mund te te prek edhe pse nuk mund te te shoh
E ndiej ende ate perqafim tendin ,e ashtu e plogeshtuar e mirepres Dimrin sikur te ishe ti.
Dhjetori ka qëne muaji yne ,me kujtohet dita e pare qe jemi takuar, e nga pas na ndoqen muajt e tjere e pikerisht atehere kur u pershtatem dhe duheshim aq shume ti duhet te ikje dhe thjesht te me lije mua me kujtimet tona. ......Eh kujtimet tona,sa cmendurira kemi bere sebashku, jemi dashur si te marre ,kishim planifikuar shume gjera per te ardhmen tone , e gjithe ato plane u shuan ne nje moment dhe mbeten ne te shkuaren......
Eh ja dimri po troket serish....gjithmone Dhjetorin e simbolizonim si muajin tone ,muajin e dashurise tone te pafundme ,por tani trokitja e tij me lendon ,me zgjon endrrat qe kisha dikur me ty, te zgjon ty ne qenien time...
Me lendon fakti qe nuk mund te te perqafoj sikur dhe njehere te vetme.
Ky muaj po me kujton cdo moment tonin, e megjithate edhe pse ti mungon une vazhdoj e vetme pa ty gjerat qe benim se bashku ,keshtu dhimbja me kalon disi.
E di qe nuk do doje te me shikoje ne kete gjendje te mjerueshme ,te premtoj do bëhem e fort sepse jeta vazhdon.
Jeta vazhdon por ti do jesh gjithmone ne zemren time ,edhe nese vitet do kalojne do jesh i fshehur ne thellesite e shpirtit tim dhe kur te merzitem ti do dalesh ne siperfaqe dhe une do qaj si nje rebesh shiu i stuhishem.


11. Shi malli

Ndale hapin në fillimin e kujtimeve - lot!
Varu mbi buzë siç ke bërë për jetë e mot.
Nuk je Eugjeni e skalitur në poezi!
Ndaj vajet e
Çajupit nuk të trembin dot.

Je Zoga e Mjedës e fjetur nën reze hënore,
Mbretëresha e Poradecit pa kurorë mbretërore,
Desha të shaj, të qeshurat dot nuk i mbaj.
Kërkoj falje si Dedaj, e fjalët i harrova prore.

Dimri afron me të edhe kujtimi do prehet.
Si dhembja e Podrimes që me ëndrra ushqehet.
Do të të kujtoj prore ulur në këmbët ashtore.
Si koha e shkuar e Naimit, që me kohën do zbehet.





Ju lutem votoni dhe komentoni :)
 
Last edited by a moderator:
I lexova me shume endje dhe vemendje.
"Jeta" dhe "Jeta ne nje grusht" me pelqyen shume, po shume fare ama.
Urime autoreve, kushdoqofshin.
Voten time do e jap pasi ti kem rilexuar perseri.
Sidoqofte o do jete 5-sa ose 8-ta!
 
Të bukura, mbushur me ndjenja. Mos prit votë nga unë së shpejti ?
Për moment favorit kam 9. Amor Requiem, por të thellohem dhe pak në të gjitha.
 
Wow Mon,
s'ka pase kurre kaq sh krijime, dhe te gjitha te ndjera!
Une do i rilexoj serish per kenaqesi edhe pse vota pa dyshim do i shkoj 9-tes per stilin.
 
Sa keq kur pëlqen të gjithat, gjen veten te shumica por duhet të votosh vetëm një :confused:
Vota ime shkoi për:

6. Luan cdo dite

Fjalet e mia u derdhen shi mbi ty
Duke te perkedhelur.
E kam dashur prej kohesh
Trupin tend prej perle me diell.
Madje te besoj Zot te universit.
Do tet sjell nga malet
Lule alegrije copihues
Lajthi te erreta dhe kanistra
Prej argjendi puthjesh.
Dua te bej me ty
Ate cka pranvera ben me qershizat.


Arsyeja pse votova këtë ishte thjeshtë adhurimi ndaj protagonistes :love: Sikur të isha në vend të saj.....
 
Wow Mon,
s'ka pase kurre kaq sh krijime, dhe te gjitha te ndjera!
Une do i rilexoj serish per kenaqesi edhe pse vota pa dyshim do i shkoj 9-tes per stilin.
Pse kot bej si gore une :p
Prite kur te me bejne te tere Ignore lol lol lol
 
I lexova te gjitha ..ju pergezoj secilin..
Une vendosa te votoj krijimin nr 8 .. eshte me i vecanti nga ckam lexuar deri me sot ketu..
Eshte nje kryeveper per stilin e shkrimit dhe mesazhin qe mbart.
 
Hello hello,
Si fillim dua te them qe cdo krijim ka nje natyre tjeter kte muaj. Lexoje me shume ndjesine dhe perkushtimin sesa he te bej nje shkrim e te marr pjese. Nuk dua ta zgjas shume vota ime shkon tek nr 4. :)
 
Votova 5, me pelqeu shume?
 
Kush nuk voton eshte i sham ????
Really
Noiher hy ktu brenda vetem per te lexuar shkrimet...
@Nicktjeter dikur e kuptoja menjeher nese kishe dergjuar gje por ksaj rradhe spo te dalloj ?
 
FV eshte xhevahire qe me temen e letersise shndrine ne virtualitete shqiptare.

Jo me kot eshte i vetmi virtualitet ku plaku, tashme e me shume se nje decenie, pushon shpyrtin. Keto dromca jane perla. Ju lumte cupa e cuna. Shpyrti juaj qendiste gjithmone.

Meq ra bore e pare e jam struke ne shpelle do kthehem nje dite me nje veshtrim mbi te gjitha. ;)
 
Më në fund arrita ti lexoja të gjitha.
Suksese pjesmarrësve.
Isha e sigurtë që mes krijimesh.do gjeja dhe atë të 26 nëntorit ku kane mjaftuar 30 sekonda, si ai mengjes i një jave më parë, për të na tronditur e ndryshuar jetën tonë, mendimin për mënyrën sesi e kemi ngritur jetesën në këtë vend, mbi cfarë ndërtesash. Vetëm 30 sekonda lëkundje 6.4 ballë kanë mjaftuar në orët e para të mëngjesit te 26 nëntorit për të na bërë të reflektojme në gjithcka, veçanerisht mbi faktin sesa lehtë mund të humbasesh fëmijen, familjarin, mikun...apo sesi mund te shuhesh edhe vete nën gërmadhat e një ndërtese, ne qofsh i pasur apo i varfer, me stomakun e ngopur apo te pangopur, i veshur me pizhama të shtrenjta në një apartament luksoz ,apo ne nje pallat te vjeter e te ftohte... vetem 30 sekonda...
Sot vendi ynë është në kolaps, i gjunjëzuar, në kaos, në dhimbje. Vendi ynë po vuan..

Vota ime shkon për krijimin KA SHPRESË
do doja të kapesha fort pas titullit" ka shpresë" qoftë e fundit tragjedi që preki shqiptarët,
qoftë fundi i krizës politike, sociale e ekonomike që na ka kapluar,
qoftë i fundit kolaps, të fundit vrasje mes familjeve, të fundit ikje nga Shqiperia...

Urime të gjithëve:)

Ps: kam përshtypjen që ky është i Frank-ut.
 
pa analizuar askend por me sa kammete une ngaa bagazhi letrar
nji poezi duhet te tregoje dicka
poezia quhwn fjalet qe dalin nga zemea
perceptohen nga truri e shkruhen nga gishtat
poezia ka nji rime
me varg a.b aa.bb dhe ab.ab
ku do te thoje qe a eshte vargu I pare qe ben rime me vargun e dyte b

per mendimin tim personal me shume po lexoj proza pa pase nji sens ose kuptim te vecante, mbI argumentin qe flet ose me fjale te tjera tregim

se sa poezi


p.s e ky eshte mendimi im personal
 
Redaktimi i fundit:
pa analizuar askend por me sa kammete une ngaa bagazhi letrar
nji poezi duhet te tregoje dicka
poezia quhwn fjalet qe dalin nga zemea
perceptohen nga truri e shkruhen nga gishtat
poezia ka nji rime
me varg a.b aa.bb dhe ab.ab
ku do te thoje qe a eshte vargu I pare qe ben rime me vargun e dyte b

per mendimin tim personal me shume po lexoj proza pa pase nji sens ose kuptim te vecante, mbI argumentin qe flet ose me fjale te tjera tregim

se sa poezi


p.sE ky eshte mendimi im personal
Dhe ku qendron problemi? Une skam thene askund qe duhen vetem poezi....
Krijim quhet si poezia, proza apo tregim.
Dhe jo domosdoshmerisht duhet rime ne poezi, ke disa lloje te ndryshme
 
pa analizuar askend por me sa kammete une ngaa bagazhi letrar
nji poezi duhet te tregoje dicka
poezia quhwn fjalet qe dalin nga zemea
perceptohen nga truri e shkruhen nga gishtat
poezia ka nji rime
me varg a.b aa.bb dhe ab.ab
ku do te thoje qe a eshte vargu I pare qe ben rime me vargun e dyte b

per mendimin tim personal me shume po lexoj proza pa pase nji sens ose kuptim te vecante, mbI argumentin qe flet ose me fjale te tjera tregim

se sa poezi


p.sE ky eshte mendimi im personal
Shume dakord, ok, mire ke fol!
Po per te votuar votove?
 
Jo
 
2 3 7. 9. 11.

Quhen per mua poezi

Te tjerat jane proza ose, tregime
 
Zgjidh ate qe eshte me pak e keqe nga te gjitha.Sforcohu pak nese mundesh, nese jo rrofsh per kritiken konstruktive dhe kompetente.
Ama kritika ime qendron!!!!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top