Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

“Krenaria e Kinës”, ndërtohet Radio teleskopi më i madh në botë

4288e51177a7dafda4061f02837f2f33_M.jpg


Ndërtimi i një aparature 500 metra të lartë, Radio Teleskopi Sferik po vijon me ritme të kënaqshme në provincën jug-perëndimore të Kinës, Guizhou, me reflektorët që tashmë janë instaluar.

Ky teleskop, njohur ndryshe si FAST, sipas shkencëtarëve, do të ndihmojë në zbuluar universin edhe më mirë dhe më lehtë, pas ndërtimit të tij përfundimtar në vitin 2016.

Instalimi në të i 4450 reaktorëve është një process që shumë shpejt do të përmbushet, e që do të ndikojë në saktësinë e teleskopit, hapësira e të cilës do të jetë e madhe sa 30 fusha futbolli.

Secili prej këtyre paneleve përbën një trekëndësh barabrinjës me gjatësi anësore 11 metra. Kabllot janë të fiksuara në pjesën e prapme të secilit panel në mënyrë që ajo mund të ndryshojë pozicionet me një saktësi prej 1 mm, duke siguruar teleskopin për të marrë të dhëna nga kënde të ndryshme.

Teleskopi është unik në dizajnin e tij, me 3 shtresa apo faqe aktive.

Faqja e parë është e përbërë nga 2 mijë shufra apo shirita, e dyta përbëhet nga kabllot e celikut dhe ka mbi 4 mijë shufra ndërsa e treta përmban strukturën e kabinës, prej nga ku mund të lëvizen njësitë e reflektorit.

Një sinjal radio që është si dhjetëra miliarda vjet dritë larg, mund të kapet përmes këtij super teleskopi, që mund të zgjerojë fuqishëm fushën e ndjekjes së orbitës së hënës, nga pjesa e jashtme e sistemit diellor.

Sipas shkencëtarëve, dizajni i saj unik do të krijojë efekte me diametër më të madh dhe vëzhgime të lëvizshme për herë të parë në botë ndërsa ky teleskop do të jetë një vesh i madh i ndjeshëm, për të dëgjuar tinguj delikatë nga universe të largëta por edhe për deshifruar mesazhet kozmike.

Ky teleskop sferik, i vetëm në llojin e tij, do të jetë më i madhi në botë, duke iu kaluar edhe Observatorit në Puerto Rico, i cili ka një diametër prej 300 metrash.

Përfundimi i tij do të shënojë edhe një hap të rëndësishëm në fushën e astronomisë dhe për vetë zhvillimin e shkencës në Kinë.


/Kohajone.com/
 
Titulli: “Krenaria e Kinës”, ndërtohet Radio teleskopi më i madh në botë

Keto Kinezerirat nuk kane te ndalur. Them te drejten nga nje popull me kulture dhe tradite te lashte edhe priten gjera te tilla. :liber:
 
Titulli: “Krenaria e Kinës”, ndërtohet Radio teleskopi më i madh në botë

babi im thote nese njeriu i ngjan nje qenje tjeter kinezet ngjajn me milingonat..... mjafton te mendosh murajen ..ose ushtrine e vdekur (nje ushtri me balte te pjekur) te vetmen gje qe spo arrijne kinezrt eshte liria...
 
Titulli: “Krenaria e Kinës”, ndërtohet Radio teleskopi më i madh në botë

te vetmen gje qe spo arrijne kinezrt eshte liria...

E di cdo te thote te lesh kete popull te lire ?! lool morrem fund te gjithe :P
 
Titulli: “Krenaria e Kinës”, ndërtohet Radio teleskopi më i madh në botë

E di cdo te thote te lesh kete popull te lire ?! lool morrem fund te gjithe :P
:( nuk eshte e vertete mbase do jetonim me mire te gjithe...... mallkuar keto kufiret qe vet ne ndertuam....PER NJE BOTE PA KUFINJ ..mbase shume konflikte e pabarazi do eliminoheshin...
 
Titulli: “Krenaria e Kinës”, ndërtohet Radio teleskopi më i madh në botë

Gjynah qe spo shikojm asnje foto te projektit
 
Titulli: “Krenaria e Kinës”, ndërtohet Radio teleskopi më i madh në botë

Artikull interesant por i gabuar pasi teleskopi me i madh ne bote ndodhet ne pantallonat e mia.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back