Kremrat kundër plakjes e rrisin rrezikun nga kanceri

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Kremrat kundër plakjes së lëkurës e rrisin rrezikun e kancerit të lëkurës, theksojnë ekspertët. Prodhimet të cilat pengojnë plakjen e parakohshme të lëkurës dhe i largojnë rrudhat, në të vërtetë e dëmtojnë pjesën e sipërme mbrojtëse të lëkurës dhe kështu e bëjnë më të ndjeshme ndaj diellit dhe toksinat e rrezikshme, thotë doktori Sam Ajpshtajn, president i shoqatës amerikane për parandalimin e kancerit. Ajpshtajn thonë se përbërësi më i rrezikshëm i kremit kundër plakjes, është acidi alfa-hidrokside, të cilën në prodhimet e tyre, e përdorin të gjitha kompanitë udhëheqëse të kozmetikës, shkruan gazeta britanike 'Telegraph'. "Shumë meshkuj dhe femra këto produkte i përdorin në lëkurë, duke menduar se e vetmja gjë për të cilën duhet të frikohen, është plakja", thotë Ajpshtajn. Shoqata amerikane për parandalimin e kancerit është duke përgatitur një fushatë, qëllimi kryesor i së cilës është informimi i konsumatorëve rreth dëmit nga përdorimi i produkteve të tilla të kozmetikës. Nga shoqata e prodhuesve të kozmetikës mbrohen duke thënë se në përputhje me zakonin, nuk janë të obliguar që konsumatorët të paralajmërohen rreth dëmit të acidit alfa-hidroksid, nëse niveli i tij nuk i kalon vlerat e lejueshme.KS
 
Mire ne cunat qe sperdorim jemi rehat :)


:djalle:
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top