Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Krasniqi: Vendimi i FIFA-së, një hap drejtë ndërkombëtarizmit

Memli Krasniqi, Ministër i Kulturës, Rinis dhe Sportit, ka mirëpritur vendimin e FIFA-së ë t’i lejoj Kosovës zhvillimin e ndeshjeve miqësore ndërkombëtare. Ai këtë vendim e ka vlerësuar si një hap shumë të rëndësishëm në rrugën drejtë ndërkombëtarizmit të futbollit kosovar.

Ministri i Sporti, Memli Krasniqi e ka mirëpritur vendimin e FIFA-së që t’i lejoj Kosovës zhvillimin e ndeshjeve miqësore ndërkombëtare me klube dhe me skuadrat përfaqësueses të Kosovës.

Krasniqi, këtë vendim e ka vlerësuar si një hap shumë të rëndësishëm në rrugën drejtë ndërkombëtarizmit të futbollit kosovar.

“Sot është shënuar hapi i parë dhe shumë i rëndësishëm në ndërkombëtarizimin e futbollit të Kosovës. Unë tashmë jam njoftuar edhe zyrtarisht me vendimin e FIFA-s për ndeshjet miqësore ndërkombëtare për Kosovën, duke përfshirë edhe modalitetet e caktuara, që shënon një progres për Kosovën nga vendimi i mëhershëm, i cili është kundërshtuar nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, thuhet një deklaratën e Ministrit.

“Konsideroj se me këtë vendim të sotëm, futbolli i Kosovës ka fituar, aq më tepër që tashmë do të prezantohet në arenën ndërkombëtare zyrtarisht dhe ka hyrë në rrugën e sigurt drejt anëtarësimit të plotë”, vazhdoi ai.

Krasniqi i ka uruar të gjithë futbollistët e të gjitha grupmoshave për këtë dhe ju ka dëshiruar atyre sa më shumë suksese ne të ardhmen.

“Me një punë dhe prezantim të denjë ata tashmë kanë mundësinë që të tregojnë aftësitë dhe cilësitë tyre, për të qenë në të ardhmen pjesë e klubeve të mëdha ndërkombëtare, siç janë shumë tjerë nga Kosova”, deklaroi ai

“I inkurajoj të gjithë futbollistët, klubetdhe Federatën e Futbollit të Kosovës për angazhim dhe punë edhe më të madhe në organizimin e garave brenda Kosovës, si bazë për ndërtimin e një përfaqësueseje shtetërore të suksesshme”, vazhdoi Krasniqi.
Memli_171569.jpg


Ai falënderoi çdo punëtor sportiv, trajner, gjyqtar, gazetar dhe të gjithë ata që për vite me radhë, edhe në kohëra shumë të vështira e kanë mbajtur të gjallë futbollin kosovar.

“Në veçanti dua të falënderoj kryetarin e Federatës së Futbollist të Kosovës, ikonën e futbollit tonë, Fadil Vokrrin, për punën jashtëzakonisht të madhe që ka bërë për të arritur në këtë fazë dhe për motivin e madh për të punuar deri në realizimin e qëllimit tonë, anëtarësimin me të drejta të plota në UEFA dhe FIFA”, u shpreh Krasniqi.

“Kam qenë në çdo hapë pranë tyre dhe bashkërisht kemi punuar në shumë drejtime për të thyer izolimin dhe bashkë do të vazhdojmë të punojmë në çdo segment edhe në të ardhmen”, shtoi ai.

Krasniqi, i cili vazhdimisht ka ndihmuar në përmirësimin e infrastrukturës sportive, ka premtuar se Ministria të cilën e drejton tash e tutje do të krijojmë kushte sipas normave ndërkombëtare.expres
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back