Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Krasniqi: Muskujt e “komandantëve” e shkatërruan Kosovën

largea_3c40021379339871.jpg


Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, vazhdon të hedhë kritika në drejtim të ekzekutivit.
Ai së fundi ka postuar një përshkrim të një gazetari amerikan që i pati bërë Kosovës para disa muajve.
“Qe si e sheh gazeta prestigjioze amerikane Kosovën. Kush duhet t'na ndryshoj këtë gjendje? Një gjë dihet, këtu na sollën muskujt, padrejtësia shoqërore dhe babëzia. Pse jo edhe mungesa e guximit para arrogancës se "komandantëve". Ka ardhur koha që arrogancës t'ia tregojmë vendin”, shkruan Krasniqi, duke iu referuar shkrimit të më poshtëm të gazetarit amerikan:
"Ekziston një vend në Ballkan i cili kufizohet me vetveten. Ku të papunët më së shumti punojnë. Ku të gjithë nxitojnë për në punë, dhe askush nuk arrin në kohë. Aty ku tetë-orëshi i punës zgjat 12 orë. Aty ku shëndetësia është pa pagesë ndërsa shërimi i shtrenjtë. Ku gazetarët janë të lirë të shkruajnë çdo gjë që ju urdhërohet. Ku sekretet shtetërore janë publike. Aty ku historia përsëritet çdo ditë. Ku më të pasurit janë njerëzit të cilët kurrë nuk kanë punuar. Aty ku përdorët valuta e huaj. Aty ku të mençurit i deklarojnë të çmendur, dhe të çmendurit të aftë. Aty ku analfabetët e shkruajnë historinë. Aty ku ligjet janë të paligjshme, ndërsa anarkia gjendje normale. Aty ku jetohet për të ardhmen sepse për të tashmen nuk kemi të drejtë. Aty ku çdokush e përqesh tjetrin dhe askush askujt nuk ia dëshiron të mirën. Aty ku proceset gjyqësore zgjasin më shumë se jeta. Ku përmbytjet janë e vetmja mënyrë për ujitje. Ku konsiderojnë se vendi do të përparojë më shumë nëse stagnon gjithnjë e më tepër. Ku normalët nuk janë të nevojshëm, dhe punësohen të përshtatshmit e jo të aftët. ثshtë në Ballkan një vend ku me ndershmëri, sinqeritet dhe zell kurrë nuk do të arrish qëllimin e dëshiruar...

1235.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back