Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Krahu...

3565686897_770f32a149.jpg

Burri mban në trup një këmishë të stripsur, njëra mëngë e së cilës, valëvitet në ajër bosh.
Qëndron në cep të bulevardit kryesor, i ulur mbi një copë kartoni të squllur, ndërsa mëngën tjetër, ( me krahun brenda saj ), e zgjat nga kalimtarët.


Herë-herë, era ia mbështjell mëngën bosh, rreth qafës, rreth flokëve… më pas ia sh’pështjell… dhe pak më tej… ia shtrin mbi kraharor.
Qëllon ndonjëherë që mënga valëvitëse të përplaset mbi fytyrën e ndonjë kalimtari.
Kalimtari shan nëpër dhëmbë dhe e largon atë nga fytyra pa i ndalur hapat.
Një tjetër hedh ndonjë mbeturinë letre, tek qesja e tij, e monedhave (aty rrotull nuk ka kosh plehërash), ndërsa ndonjë fëmije i vogël, ia qëllon atë me majën e këpucës.
E shoh përditë në të njëjtin vend, ulur mbi të njëjten copë kartoni, veshur në të njëjtën këmishë të stripsur (këmisha është e pastripsur vetëm te pjesa e mëngës bosh). Ajo ka ngjyrë të zbardhëllyer, dikur duhet të ketë qenë e kaltër ose blu. Mënga tjetër (me krahun brenda saj ) zgjatet plogësht në ajër, por nuk duket dhe aq e perfeksionuar ne çastin e zgjatjes, ajo është e pasigurt. Duket se është gati të kthehet menjëherë mbrapsht, të tkurret e të bëhet një grusht, nëse ndesh qoftë edhe fijen më të hollë të pakënaqësisë në sytë e kalimtarëve.
Ja… kjo e fundit nuk mungon të mbrrijë.
Ka pamjen e një gruaje të trashë në trup, rreth të pesëdhjetave. Buzët i mban të mbledhura, ndërsa është duke biseduar, me një tjetër grua përkrah saj. Edhe kjo duket se është rreth të pesëdhjetave, por ka sy të butë dhe zë të ëmbël. Tashmë ato janë duke iu afruar afër vendit ku është ulur burri. Dëgjohet vetëm zëri i lartë i gruas trup-trashë, tjetra vetem sa miraton me kokë.
Burri ngre sytë ngadalë… gjithashtu ngadalë, ai fillon të zgjasë mëngën me krahun e thatë brenda.
Gruaja trup-trashë ndalon hapat dhe i shfryn atij mbi fytyrë një shtëllungë frymë të rëndë.
- Kujt do t’ia hedhësh? E ke fshehur krahun…
Ajo guxon më shumë ; zgjat gishtat e buhavitur drejt mëngës bosh, në kërkim të krahut të fshehur.
- Mashtruesë… edhe juve kemi mangut, nuk na mjaftojnë hallet tona…
Dora vazhdon të zgjatet e të mbledhë shuk mëngën bosh… ajo vazhdon të kërkojë gjithë nervozizëm krahun e fshehur. Ajo zgjatet e zgjatet, derisa gishtat kapin një cung mishi… atje, gishtat e buhavitur ndalen.
Gruaja trup-trashë qëndron si trung i prerë përpara burrit.
Tjetra, menjëherë e terheq nga krahu.
Të dyja largohen me të shpejtë.
- Kjo menopauza… po më çmend… – mërmërin gruaja trup-trashë si t’i flasë vetes.
Gruaja me sy te butë vetëm sa miraton me kokë.

Burrin, vazhdoj ta shoh të ulur mbi copën e kartonit. Në sy, shoh t’i dergjet një dëshperim i heshtur, ndërsa mënga bosh, nis sërish erë-valëvitjen… tashmë ajo i ka mbrritur mbi flokë… e butësisht, nis t’ia lëmojë…

©Arlinda G.
 
Titulli: Krahu...

jane shenjat e nje kohe qe vjen me shpejt se cmendonim
qe na shfaqet para syve cdo dite
mundohesh te nderosh rruge, te mos e shohesh ,te mos ndjesh ate boshllek ne stomak,. frymarjen te behet e rende
sado qe te mundohesh figuara e burrit ne trotuar te shfaqet perpara syve te ngulitet ne tru dhe mundohet te zgjoj brenda teje dhe grimcat me te vogla
te kenaqsis qe mund te te japi te ndihmosh nje njeri, ne fund te fundit te jesh njeri ,sepse dhe ai aty njeri eshte si te gjithe ne, po jia qe jeta e solli aty te ulur grumbull
brenda mjerimit te vet
te rembyer nga rutina e perditshme,qe cdo dite e me shume zvogelon rrethin, deri ku arrin veshtrimi jone,rrethin te cilin levizim, jetojme,ndjejme,sillemi
mos valle edhe ne jemi mbledhur njr grusht brenda botes tone te vogel qe zvogelohet cdo dite eme shume
ajo qe me fut friken eshte mos ndoshta nje dite behem si ajo gruaja truptrashe e vdekur brenda sa
jo nuk dua ta besoj
nuk do e lejoj te ndodhi
mos e lini te ndodhe
 
Pe: Krahu...

Dhe i ftoht i shpirtit,,e rrembej prape ne vetmin mbytse, menga boshe si e pashpirte,.rikthehej dhe perplasej neper fetyren e tij tashme te lodhur dhe te vuajtur nga indiferenca e gjithckaje te gjalle qe rrethonte,..qenien e tij te varfer dhe te lodhur ne varferin e mjerushme te kesaj jete mizerie..por ai prape lutej..zgjaste mengen e tij boshe qe shkonte gjithmone ne drejtim te eres,,,per te lypur qofte dhe nje cent,,nje cente te mallkuar,,,
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back