Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

KQZ vendos të numërojë kutitë e bllokuara. Sot, edhe votat e Fushë Kuqes

  • Nga xxl
  • Start date Start date
  • - Zgjedhjet Parlamentare 2009
kqz%20mbledhje%20e%20radhes.jpg


TIRANث - Pas një zvarritjeje të pajustifikuar prej më shumë se 32 orësh, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë në dorë situatën paszgjedhore sa i përket Qarkut të Lezhës, duke vendosur që të nisë sot, në orën 9:00 të mëngjesit, numërimin e 6 kutive të votimit, që i përkasin KZAZ-së 39 në Fushë-Kuqe të Kurbinit.


Realisht, marrja e këtij vendimi duket se ka qenë jo pak i vështirë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili për të arritur në finale është mbledhur jo pak, por tre herë gjatë ditës së djeshme, ndërsa përfaqësuesit e partive politike dhe vetë anëtarët e tij kanë negociuar edhe jashtë tavolinës së mbledhjeve zgjidhjen e situatës në këtë qark.


Shkak është bërë qëndrimi i anëtarëve të majtë në këtë komision, të cilët kanë këmbëngulur që KQZ-ja të miratonte vendimin përfundimtar mbi bazën e të dhënave që përmbanin tabelat e rezultateve të hartuara nga vetë anëtarët e kësaj KZAZ-je, ndërsa të djathtët kanë mbrojtur qëndrimin se në këto tabela duhet të reflektohen edhe rezultatet e kutive, që do të numërohen sot.


Sipas anëtarëve të opozitës në KQZ, subjekti që ka pretendime mbi rezultatin e tabelave të plotësuara nga KZAZ-ja e kësaj zone, duhet t'i drejtohet Kolegjit Zgjedhor për të vendosur nëse duhet të numërohen ose jo kutitë e votimit, duke argumentuar se komisioni më i lartë zgjedhor në vend nuk mund të marrë kompetencat dhe të ushtrojë funksionet e një komisioni të nivelit të dytë.


Në përfundim, me unanimitet, KQZ-ja ka miratuar aktin për të organizuar sot në ambientet e sallës së mbledhjeve procesin e numërimit të votave, për gjashtë kutitë që KZAZ-ja 39 në Fushë-Kuqe nuk pranoi t'i hapte, duke i konsideruar ato të parregullta. Më konkretisht, bëhet fjalë për kutitë e votimit të QV-ve me numër 0853, 0900, 0902, 0903, 0909 dhe 0917.


Sipas vendimit që ka marrë dje KQZ-ja, kutitë do të hapen para gjithë anëtarëve të këtij komisioni, si dhe përfaqësuesve të forcave politike, dhe në dy tavolina të ndryshme, punonjësit e administratës së këtij komisioni do të bëjnë numërimin e votave.


Pavarësisht zhurmës së madhe, që është bërë për këto 6 qendra votimi, duket se rezultati që ato mund të japin nuk mund të prodhojë ndryshime të raporteve të mandateve në këtë zonë zgjedhore.


Kjo pasi PD-ja, për të marrë mandatin e 5-të në këtë zonë, do t'i duhet që në këto 6 kuti votimi të mund të sigurojë një avantazh prej afro 1800 votash në raport me PS-në.


Por, këto gjashtë kuti mund të kenë efekt në ndarjen e mandateve dhe mund të favorizojnë PD-në, vetëm pasi të përcaktohet fati edhe i tre kutive të tjera të votimit në KZAZ-në 37 në rrethin e Lezhës, të cilat janë numëruar, por nuk janë plotësuar tabelat e rezultateve, pasi përfaqësuesit e majtë atje kanë shfaqur pretendime se kutitë kanë qenë të parregullta.


Aktualisht, situata në Qarkun e Lezhës paraqitet e tillë, ku PD-ja, nga 235 kuti votimi që janë numëruar nga 244 që ka gjithsej, ka mundur të sigurojë 37419 vota, kundrejt 24042 votave të koalicionit të PS-së.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back