Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

KQZ vazhdon numërimin militantët PS dynden para KQZ Policia blindon godinën

Komisioni Qendror Zgjedhor vazhdon sot për të tretën ditë numërimin e fletëve të votimit të cilat janë gjetur në kutitë e gabuara. Nga numërimi i 53 kutive me vota të kontestuara, Lulzim Basha ka arritur të sigurojë 89 vota kundrejt 32 të akorduara për Edi Ramën. Ndërkohë që thirrja më e fundit drejtuar udhëheqësve dhe të gjithë anëtarëve të partive politike në Shqipëri për të respektuar procesin zgjedhor dhe të ruajnë qetësinë ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Filip Gordon nënvizon se dhuna dhe retorika që kërcënon për dhunë ose nënkupton akte dhune nuk është me vend dhe përbën kërcënim për të ardhmen e Shqipërisë

KQZ HAP KUTINE 1867, MILITANTE PS PARA KQZ, POLICIA BLINDON GODINEN
Ora 10: 27 KQZ hapi kutinë 1867, që i përket KZAZ 50. Nga fletët e kontestuara, 9 fletë votimi ishin pro Bashës, ndërsa 1 për Ramën. Pas verifikimit të fletëve, Ristani urdhëroi ndryshimin e tabelës së rezulatit të KZAZ 50 duke shtuar si vota të vlefshme 9 fletë votimi të panumëruar të vlerësuar si të vlefshme për Bashën dhe 1 votë për Ramën. Nënkryetarja Subashi kundërshtoi ndryshimin e tabelës së rezultatit të kësaj KZAZ.
“Në asnjë rast nuk thuhet që KQZ mund të bëjë numërimin e votave të panumëruar. KQZ nuk e ka këtë të drejtë. Kodi në asnjë rast nuk thotë që KQZ të kthehet në KZAZ. Gjithashtu në asnjë rast nuk del që votat nuk janë numëruar”. Nderkohe qe jashte KQZ militantet PS jane mbledhur para godines dhe kane nisur protestën. Policia forcon kordonin policor si para oborrit të KQZ ashtu dhe tek dera e hyrjes së godinës.

KQZ NIS MBLEDHJEN, GODINA RUHET NGA POLICE, JASHTE SITUATA E QETE
Ora 09: 44 KQZ nis mbledhjen me numërimin e fletëve të kontestuara. Përfaqësuesi I PS-së Saliandri kërkoi informacion si janë administruar këto kuti, kush ka bërë transportin. Në përgjigje Ristani tha se kutitë kanë ardhur nga KZAZ në KQZ me kodet e sigurisë, të cilat janë garancia e korrektësisë, “pasi ju i kontrolloni këto kode në momentin kur hapen “ KQZ miratoi numërimin e fletëve të votimit në kutitë 18 67, 1870, 1878/1, 1879 / 1, 1880, 1880/1, 1881. Godina e KQZ sot për të tretën ditë ruhet nga policia ndërkohë që ndryshe nga dje e pardje, nuk vihet re prani e militantëve PS,apo deputetë socialistë.

KQZ NUMERON FLETET E KONTESTUARA, BASHA 39 VOTA NE FAVOR
Kanë mbetur për tu numëruar fletët e kontestuara në 11 kuti votimi ndërkohë që nga numërimi i 52 kutive me vota të kontestuara, Lulzim Basha ka arritur të sigurojë 80 vota kundrejt 31 të akorduara për Edi Ramën.
Momentalisht, diferenca mes të dy kandidatëve, për kreun e Bashkisë së Tiranës, llogaritet në 39 vota në favor të Bashës duke iu referuar faktit se para numërimit të votave të kontestuara, rezultonte se Rama ishte në një avantazh prej 10 votash. Rezultatet paraprake të ditës së djeshme janë nxjerrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas shqyrtimit të kutive që i përkasin KZAZ-ve me numër 46, 48 dhe 55. Sot KQZ-ja do të vazhdojë numërimin me 11 kuti të tjera, që i përkasin KZAZ-ve nr.50, 52 dhe 53. Por, burime zyrtare nga administrata e këtij institucioni bënë të ditur se ky numër mund të shkojë deri dhe në 30. Gjatë ditës së djeshme procesi i numërimit të votave të kontestuara në KQZ zgjati për rreth 12 orë. Ai nisi rreth orës 10:28 të paradites për t'u ndërprerë në orën 21:54 të mbrëmjes së djeshme. I gjithë procesi është shoëruar me tensione jashtë KQZ ku simpatizantë të PS e deputetë socialistë shpesh tentonin të thyenin kordonin policor e të hynin në ambientet e KQZ-së. Protesta u zhvilluan dhe në qytete kryesore të vendit si Fier, Lezhë, Durrës, Vlorë e Berat ku protestuesit bllokuan për disa orë akset nacionale duke djegur goma makinash e duke bërë thirrje “poshtë qeveria” dhe “votën e vendos sovrani jo Ristani

Balkanweb
 

Attachments

  • kqz1805.jpg
    kqz1805.jpg
    14.8 KB · Shikime: 95

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back