Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

KQZ, Olli: Pasdite pritet të marrë fund numërimi i votave

TIRANث- "Nëse procesi do të ecë me këto ritme, në mesditë, maksimumi pasdite do të marrë fund procesi i numërimit të votave." Kështu është shprehur pak më parë,
zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Leonard Olli në konferencën e parë për ditën e sotme. Sipas tij, deri në orën 10:00 ka përfunduar procesi i numërimit të votave për rreth 80-85 % të qendrave të votimit. "Mbeten rreth 15 % e kutive të votimit të pa numëruar", deklaroi Olli,duke pranuar se në disa qendra numërimi janë shënuar probleme, por në përgjithësi procesi po ecën normalisht.
Sipas tij, në disa VNV, komisionerët kanë ndërprerë në mëngjes procesin e numërimit dhe kjo për shkak të lodhjes fizike së tyre.
Olli ka bërë një panoramë të kutive që kanë mbetur ende pa u numëruar në vend, ndërkohë që ka sqaruar se deri më tani është numëruar vullneti i 39% të zgjedhësve.
Sipas Kodit Zgjedhor, pas numërimit të votave fillon një tjetër proces, ai i përkthimit në mandate, proces që parashikon një afat kohor prej 48 orësh.
Ecuria e numërimit të votave në KZAZ-të në shkallë vendi, sipas informacionit të KQZ-së deri në orën 11.30:
KZAZ nr.21 (Qarku Fier) 25 QV pa numëruar
KZAZ nr. 18 (Qarku Fier) 33 QV pa numëruar
KZAZ nr. 19 (Qarku Fier) 22 QV pa numëruar
KZAZ nr. 20 (Qarku Fier) 49 QV pa numëruar
KZAZ nr. 22 (Qarku Fier) procesi rifilloi në orën 10 nga mungesa objektive e komisionerit të PR
KZAZ nr. 23 (Qarku Fier) procesi rifilloi në orën 10.30, pasi një përfaqësuesi i PD-së nuk u paraqit në kohë për nisjen e punës
KZAZ nr.25 (Qarku Gjirokastër) ka rifilluar procesi mesnatën e djeshme dhe ka ende 20 QV për të numëruar
KZAZ nr.26 (Qarku Gjirokastër) ka rifilluar procesi në orën 7.30 të mëngjesit të sotëm, ka ende 10 QV nga përfundimi i numërimit
KZAZ nr.28 (Qarku Korçë) procesi ecën normalisht, nuk ka një shifër të saktë dhe se sa QV ka për të numëruar.
KZAZ nr. 30 (Qarku Korçë) ka një bllokim të procesit pasi një kuti nuk gjendet proceverbali i mbylljes.
KZAZ nr. 34 (Qarku Kukës) ka pasur një vendim për largim nga procesi për shkak të lodhjes së komisionerëve. Ka ende 21 QV për të numëruar.
KZAZ nr. 35 dhe në KZAZ nr. 36 të Qarkut Kukës procesi ka përfunduar.
KZAZ nr. 39 (Qarku Lezhë) rifillon procesi dhe ka ende 24 QV për të numëruar
KZAZ nr. 40 (Qarku Shkodër) ka 30 QV për numëruar
KZAZ nr. 41 (Qarku Shkodër) ka një problem që do të ndërhyjë KQZ për ta zgjidhur
KZAZ nr.46 (Qarku Tiranë) procesi është në përfundim
KZAZ nr.48 (Qarku Tiranë) ka pasur shqetësime nga PS lidhur me komisionerët e saj, jemi në pritje të rinisjes së procesit
KZAZ nr. 50 (Qarku Tiranë) procesi është ndëprerë nga lodhja fizike e anëtarëve të GNV-ve
KZAZ nr. 52 (Qarku Tiranë) përfundon procesi
KZAZ nr. 57 (Qarku Tiranë) procesi është në përfundim e sipër
KZAZ nr. 58 (Qarku Tiranë) pas një pushimi ka rifilluar sërish procesi
KZAZ nr. 61 (qarku Vlorë) kanë mbetur pa numëruar dhe 6 QV

SHEKULLI.COM.AL
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back