KQZ: Numërimi, rreth 1 javë. Riformulim tabelave

eGo0sTyle

System Engineer
Ristani-KQZ-300x235.jpg

TIRANث- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bëjë numërim te te gjitha votave të kontestuara, hedhur ne kutine e gabuar sapo të mbërrijë vendimi i argumentuar i Kolegjit Zgjedhor. Kreu i KQZ-së, Arben Ristani, duke deklaruar se vendimi i Kolegjit vlereson ligjshmerie e punes se KQZ-se, ka sqaruar për mediat se gjatë procedurës së punës ky institucion iu ka kërkuar me forcë partitë politike që të sillnin cdo pretendim, pasi ka pasur gjithë vullnetin për ta bërë këtë punë para se ta urdhëronte Kolegji.
“Vendimi konfirmon veprimin e drejtë të KQZ-së për numërimin e votave të rregullta të qytetarëve shqiptar dhe e gjithë procedura është e drejtë dhe e bazuar në ligj ” ka thene ai, duke shtuat se në kushte të tilla, “do hapen të gjitha kutitë dhe do të merren fletet e gabuara për t’i tabuluar, menjehërë sa të vijë vendimi i arsyetuar i Kolegjit, sepse duhet të dimë me saktësi cili është vendimi dhe ca synon konkretisht Kolegji”.
Ristani ka përsëritur se aktualisht kryetari i bashkisë Tiranë është certifikuar nga KQZ dhe ky është proces i mbyllur, ajo që kërkohet është praktikisht kryerja deri në fund e një procesi ankimor.
‘Do riformulohen dhe tabelat përmbledhëse. Ne si KQZ kemi dhënë një vendim, kemi bërë certifikim, por ka proces ankimor dhe në fund mund të ketë ndryshime, mund të mos ketë, pëe ne e rëndsishme është që kemi ndjekur procedurë të saktë”- ka thënë Ristani. Sipas tij, numërimi do e bëjë vetë KQZ me grupet e numërimit bërëpërë nga punonjësite saj, mbledhjet do të jenë të hapura dhe procedura parashikohet të zgjasë rreth një javë.
 
Back
Top