Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

KQZ në shtetrrethim

Për shkak të protestës së njoftuar nga opozita përpara godinës së KQZ, në orën shtatë të mëngjesit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është blinduar nga rreth 1000 mijë forca të policisë, të cilat vazhdojnë të mbajnë me kordon të gjithë ndërtesën. Pas rreth 2 orësh, simpatizantë dhe deputetë socialistë janë afruar përballë KQZ-së. Deri sa turma është grumbulluar në hyrje të KQZ, gjithcka ka ndodhur në heshtje.

Por rreth orës 11.30 nsis përplasja me policinë në portën kryesore, kur qytetarët tentuan për të hyrë brenda ambjenteve të KQZ.

Pas kësaj edhe deputetët e opozitës, si Taulant Balla, Paulin Sterkaj, Tom Doshi e Armando Prenga, u përplasën me policinë gjatë përpjekjeve të tyre për të hyrë në KQZ, duke ia dalë mbanë të kalojnë edhe gardhin e policisë dhe atë rrethues të institucionit.

Përvec forcave të rendit nga të gjashtë komisariatet e Tiranës, agjentëve të krimeve të shpërndarë përreth Pallatit të Kongreseve janë të vendosura edhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë, të specializuara në shpërndarjen e turmave të rreshtuara kryesisht në dy pikat më delikate, në portën hyrëse të KQZ dhe në derën kryesore të saj.

Por në mes të turmës kishte edhe agjentë të veshur civilë. Në mbështetje të forcave të Tiranës u përfshinë edhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë të Shkodrës, Fierit, delta forcë e Vlorës, si dhe policitë e rendit të disa rretheve.

Të kontaktuar nga Top Channel, zyrtarë të policisë thanë se në këtë plan masash përreth KQZ-së janë me shërbim vetëm 500 efektivë, por burimet jozyrtare flasin për 1000 trupa, mes të cilëve edhe ata nga RENEA, që kanë blinduar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Në lidhje me debatin e mbajtjes larg të RENEA-s në raste të tilla dhe nëse kjo është e lejuar apo jo, zyrtarë të policisë, duke iu referuar ligjit të Policisë së Shtetit, shpjeguan në telefon për TCH se në rast të daljes së situatës nga kontrolli RENEA duhet të ndërhyjë.

Situata e tensionuar ka zgjatur deri pas mesdite, kur turma u shpërnda. Menjëherë pas kësaj gjendjeje u shpërnda edhe kordoni i policisë, ku disa prej efektivave, nën shiun që filloi, u vendosën poshtë strehave, ndërsa të tjerë përfituan nga situata për t’u qetësuar. Furgonë të tjerë të policisë u filmuan duke dalë nga stadiumi “Qemal Stafa”.

Por clodhja e policisë ka zgjatur vetëm një orë. Kur u duk se policia po linte vetëm pak njerëz të saj jashtë KQZ, befas efektivët u rikthyen, madje kësaj radhe me masa shtesë. Edhe punonjësit e rendit u pajisën me skafanda mbrojtëse, në pritje të grumbullimit të radhës.



Top-Channel
 

Attachments

  • policia-kqz18.jpg
    policia-kqz18.jpg
    15.1 KB · Shikime: 111

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back