Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

KQZ certifikon me "forcë" rezultatet në Korçë dhe Kukës

Mbledhja e djeshme është shoqëruar me debate të forta mes anëtarëve dhe përfaqësuesve të partive politike


TIRANث - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi mbrëmë rezultatin e zgjedhjeve në qarqet e Korçës dhe Kukësit. Pavarësisht kundërshtimeve të ashpra të anëtarëve të opozitës dhe pëfaqësuesve ligjorë të Partisë Socialiste, KQZ-ja miratoi me forcën e kartonit, me një votim katër me tre, tabelat përfundimtare të rezultatit të zgjedhjeve në këto dy qarqe. Duke arsyetuar kërkesën e tij për të mos miratuar rezultatin përfundimtar për Korçën, përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste, Genci Gjoncaj, theksoi faktin se në dokumentacionin e paraqitur nga disa KZAZ në këtë qark, rezulton të jenë konsideruar të pavlefshme disa kuti votimi, për pasojë, rezultati i tyre nuk është pasqyruar në tabelat përfundimtare.

Ndërkohë, sipas tij, këto të fundit janë marrë në dorëzim si të rregullta dhe duhet të prodhojnë rezultat. Përfaqësuesit ligjorë të Partisë Socialiste dhe anëtarët opozitarë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, këmbëngulën në faktin se, referuar legjislacionit zgjedhor, nuk bëhet fjalë për kuti të vlefshme apo të pavlefshme, por për kuti të rregullta ose të parregullta. Sipas Kodit Zgjedhor, nëse një kuti votimi pranohet nga KZAZ-ja si e rregullt, ateherë fletët e votimit në të numërohen dhe duhet të pasqyrohen në tabelën përfundimtare të kësaj të fundit. Përfshirja ose jo e kutive në fjalë, në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për Korçën, nuk pritej të ndikonte në konfigurimin e deputetëve në këtë qark, gjithsesi, gjatë gjithë mbledhjes vërehej një gjendje e nderë mes anëtarëve të KQZ-së, të cilët herë pas herë kalonin edhe në debate përsonale midis tyre.

Pavarësisht këmbënguljes së përfaqësuesve të opozitës për përfshirjen e rezultateve të kutive të cilësuara si të pavlefshme nga KZAZ-të në fjalë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi më shumicë të thjeshtë këtë rezultat. Ndërkohë, miratimi i tabelave përfundimtare të rezultatit të zgjedhjeve për Qarkun e Kukësit, kanë ngritur më shumë "temperaturën" në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa përfaqësuesi tjetër ligjor i PS-së, Eridjan Saliani, u shpreh publikisht se forca politike që ai përfaqëson, do të çonte për ndjekje penale të shtatë anëtarët e KZAZ-së numër 34, me arsyetimin se kanë falsifikuar dokumentacionin zgjedhor. Sipas tij, në tabelën e rezultateve të ofruara nga kjo KZAZ, janë bërë ndryshime me shkrim dore, pasi kjo e fundit ishte printuar nga operatorët e KQZ-së.

Sipas tij, ky është një tregues për manipulime të rezultatit zgjedhor në këtë KZAZ. Nisur nga ky fakt, përfaqësuesi ligjor i PS-së, kërkoi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të mos miratonte rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për këtë KZAZ, kërkesë kjo që nuk u mor parasysh, ndërsa KQZ-ja certifikoi zgjedhjet në të gjithë Qarkun e Kukësit. E. Senja
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back