Kot lodhesh Lul, Brukseli beson Ramën!

Guest2

Antarë i Respektuar
315461_1.jpg

Kjo ndoshta do të jetë vajta (ose rrugëtimi i fundëm) e fundit e zotit Basha në kancelaritë europiane, me misionin e tij të stërlodhur, të nxirjes së çdo gjëje të bukur shqiptare, duke nisur nga arritjet , sukseset, dhe gjithçka tjetër që lidhet me progresin e vendit të tij.
E ndërsa kryeministri Rama ka patur ftesën dhe axhendën e ngjeshur të takimeve me zyrtarët e lartë europianë në Bruksel duke nisur nga Presidenti KE zoti Tusk, përfaqësuesja e Lartë e BE për Politikën e Jashtme zonjën Mogerini dhe të tjerë emra të njohur, duket se zoti Basha ka patur një tjetër mision në kryeqytetin e Europës.

Kreu PD edhe kësaj here, i ka rënë fyellit në të “njëjtën vrimë”, duke shfrytëzuar samitin e PPE, për të arritur qëllimin e tij për nxirjen e gjithçkaje të bukur që është arritur deri sot në vendin e tij. E ndërsa kryeministri po punon dhe po lobon fort për Shqipërinë në BE, duket se Luli po tenton dhe gjurmon të kapë ndonjë zyrtar “të zemëruar” për ti shprehur atij zemërimin e tij me qeverinë Rama.

Përpjekja e rradhës, dhe ndoshta e fundit e Lulit në Bruksel, më duket si ajo e atij që pasi u zemërua me vëllanë, nga mllefi nisi ti binte malit me gurë. Kjo pasi në të gjitha takimet me përfaqësuesit më të lartë të BE, kryeministri Rama e ka marrë tashmë (notën) besimin dhe premtimin se “në pranverë hapen negociatat me Shqipërinë, jeni në rrugën e duhur të zbatimit të reformave, ju keni bërë përparime të dukshme, suksese”. Dhe këtë e ka shprehur jo vetëm zoti Tusk, por edhe Mogerini, këtë e kanë shprehur edhe të tjerë zyrtarë të lartë të BE në takimet me Ramën.

Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pasi Shqipëria dhe qeveria e saj e drejtuar nga Edi Rama, në 4 vjet gjysëm, kanë arritur të realizojnë dhe zbatojnë pothuajse të gjitha reformat (apo detyrat e shtëpisë) të cilat i janë ngarkuar nga BE. Shqipëria sot ka një polici të depolitizuar, rezultative në arritje dhe me rritje profesionale, ka një ushtri të depolizituar e cila kryen misione të rëndësishme dhe dinjitoze në krah të SHBA dhe NATO-s në vende të “nxehta” të globit, ka një administratë të depolizituar e rekrutuar mbi meritokracinë dhe jo kontributet partiake, ka sot një ligj të miratuar për zbatimin e Vetting-ut dhe reformimin rradikal të sistemit të drejtësisë, si dhe zbaton me seriozitet në çdo hallkë të qeverisjes ligjin e dekriminalizimit.

Vendi po shkon i sigurtë drejt perfeksionimit të shtetit ligjor, që do tu shërbejë më mirë qytetarëve dhe interesave të kombit, për të qenë dinjitoz si pjestar i familjes së madhe europiane. Puna dhe lobimi i fortë i kryeministrit Rama për interesat e vendit në Bruksel, duket se e kanë sfumuar hapur përpjekjen e kreut të PD për të nxirë gjithçka pozitive të arritur në Shqipëri në 4 vitet e fundit.

Takimet e fundit të Ramës në Bruksel, do të jenë një shtytje e fortë përpara për qeverinë shqiptare, e cila është në kilometrat e fundit drejt finishit, ndërkohë që Luli ka gjetur ftohtësinë e jashtëzakonshme atje, në pothuajse të gjitha takimet e tij të zakonshme. Kot lodhesh zoti Basha, Brukseli ja dha notën (e paraprovimit) qeverisë Rama, duke e siguruar kryeministrin se, pranvera do të jetë stina e duhur për hapjen e negociatave të Shqipërisë për anëtarësimin në BE.

Kjo do të thotë se në pranverë padyshim qeveria Rama merr “notën 10” dhe se Shqipëria dhe shqiptarët marrin vendin që u takon në familjen e madhe me nisjen e hapjes së negociatave, duke realizuar kështu ëndrrën e hershme shekullore për të qenë të barabartë mes të barabartëve.

Dhe kjo jo për hatrin e ndokujt, por për meritat dhe kontributet (e çdo qeverie) veçanarisht të kësaj qeverie, e cila nuk ka rreshtur së punuari dhe realizuari jo vetëm premtimet elektorale, por edhe detyrimet që rrjedhin nga procesi anëtarësimit në BE. Rruga e realizimit të reformave, ka qenë dhe mbetet kushti kryesor që kërkonte dhe kërkon impenjim maksimal nga klasa politike. Hapja e negociatave me BE, ishte një premtim i hershëm i kryeministrit Rama, ndaj realizimi i saj mbetet një arritje që meriton vlerësim maksimal dhe jo përbaltje të dështuar.

Nga Artur Ajazi
 
Ok me pjesen e shpifur sesi po behen pazare te shemtuara ne kurriz te vendit tone, por me pjesen poshte sjam dakort gjekundi, per aq kohe sa si kemi vjelur ende asnje korrje ...


"Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pasi Shqipëria dhe qeveria e saj e drejtuar nga Edi Rama, në 4 vjet gjysëm, kanë arritur të realizojnë dhe zbatojnë pothuajse të gjitha reformat (apo detyrat e shtëpisë) të cilat i janë ngarkuar nga BE. Shqipëria sot ka një polici të depolitizuar, rezultative në arritje dhe me rritje profesionale, ka një ushtri të depolizituar e cila kryen misione të rëndësishme dhe dinjitoze në krah të SHBA dhe NATO-s në vende të “nxehta” të globit, ka një administratë të depolizituar e rekrutuar mbi meritokracinë dhe jo kontributet partiake, ka sot një ligj të miratuar për zbatimin e Vetting-ut dhe reformimin rradikal të sistemit të drejtësisë, si dhe zbaton me seriozitet në çdo hallkë të qeverisjes ligjin e dekriminalizimit."



Ai shembulli me vellain....eshte fiks e goditur , jo me larg se sot degjova dicka te ngjashme , ku vellai denoncoi vellain per disa punime qe po bente .....turp
 
Uroj te jet vertet ashtu. nje politikan kerkon te integroj shtetin dhe tjetri kerkon te ndaloj integrimin anasjelltas kur nderron ven pozite-opozite nuk e kuptojne qe jane femije te barkut shqiptar, gjithsecili per interesat e veta.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top