Kresha
A pretty face can never trick me
Përzgjedhja e kompanisë reklamuese ‘Saatchi & Saatchi’ dhe pagesa prej 6 milionë eurove nga Qeveria e Kosovës është rast skandaloz dhe shpërlarje parashë. Kosova nuk ka nevojë aq shumë për reklamë sa për punë konkrete dhe të kapshme.
Përzgjedhja e kompanisë reklamuese ‘Saatchi & Saatchi’ dhe pagesa prej 6 milionë eurove nga Qeveria e Kosovës është rast skandaloz dhe shpërlarje parashë. Kosova nuk ka nevojë aq shumë për reklamë sa për punë konkrete dhe të kapshme. Kjo do të ishte reklama më e mirë, e jo pagesa marramendëse për reklamimin e hartës së Kosovës. Nëse dikujt i shkon mendja në emrin e Republikës së Kosovës, atëherë ai mund ta gjejë hartën e saj në internet, libra të gjeografisë, atlase, etj. اfarë përshtypje do të më bënte mua ose juve reklamimi i hartës së Mongolisë, Kuvajtit, ose Izraelit? Mendoj se kurrfare, sepse është diçka krejt abstrakte. Pra, Qeveria vendosi t’i jep kompanisë ‘Saatchi & Saatchi’ djersën e popullit ose paratë, dhe si shkëmbim t’i servoj atij gjëra pa shije siç është harta e Kosovës, e cila hartë është shumë më e pavlerë se ato që mund të blihen nëpër kioskat e Prishtinës, ose mund të merren falas në internet. Hartat që paguhen më së shumti 5 euro, janë më praktike se këto që po i reklamon me pagesë prej miliona eurosh ‘Saatchi & Saatchi’.
Tjetër absurd i reklamës së kompanisë për Kosovën me parullën ‘Kosova: Evropianët e Rinj’, është pamja poshtëruese e njerëzve nëpër pano me disa mesazhe që i krijojnë imazh të keq Kosovës, ose ia shtrembërojnë realitetin e saj. اfarë imazhi i krijon kjo Kosovës kur nëpër fotografi dhe pllakate shfaqen disa çoroda flokëshprishur, veshje bajate, profesione në të cilat nuk janë sa duhet të aftë dhe nuk kanë prodhuar ndonjë rezultat, si “filani luan basketboll”, “ky punëtori fizik që duket si melez me rroba të përlyera, di të ngjyros objekte të betonit në mënyrë mekanike duke përdorur brushën”, “ky hamalli mund të bart pllakën e betonit të ngjyrosur nga melezi”, “ky flokëshprishuri me trotinetë në krah bredh për çdo ditë nëpër trotuaret e Prishtinës”, “kjo skilipecja di t’i bie violinës”, e kështu me radhë?! Nga pamja, shumica e evropianëve po të bëjnë një xhiro nëpër Kosovë dhe të shohin se si duken shumica e popullsisë së Kosovës, do të dyshojnë seriozisht nëse ata që duken në pano janë shqiptarë.
Vetë pamja dhe përmbajtja e porosive nëpër reklama që i cekëm më lartë, i bënë shumë njerëz të mendojnë se këta [kosovarët e rinj] qenkan ‘The Young Euruffians’ [Evrokopukët e Rinj]. Pse nuk u shfaq askund se filani është duke vijuar akademinë e pilotëve [për Airbus dhe Eurofighter Typhoon], ose së paku ëndërron të bëhet astronaut, zbulues, nobelist, ose “kjo skilipecja është mjeke dhe bënë përpjekje për ta zbuluar vaksinën kundër kancerit, sidës…”, etj?
Qeveria dhe ‘Saatchi & Saatchi’ lirisht mund të paditen për poshtërimin dhe përdhosjen që janë duke ia bërë Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Nga: Isa Mulaj
Gazetaimpakt