Pas njëzet viteve të Kuvendit të parë për zgjatjen e dorës së pajtimit për faljen e gjaqeve dhe ngatërresave, të shtunën, në këtë jubile të lirisë nga burgjet shtëpiake të qindra familjeve anë e mbanë Kosovës, përsëri në prezencën e mijëra ...
... qytetarëve përfaqësues të institucioneve shtetërore e fetare aktivist të vullnetit të mirë në Llukë, janë zgjatur përsëri duart e pajtimit në mesë të 7 familjeve. Aktivisti që u angazhuar për pajtimin e gjaqeve në këtë jubile Nasim Haradinaj, para se u njoftuan pjesëmarrësit për familjet që do të zgjasin dorën e pajtimit ka thënë se “ Kosova edhe pse sot në kushte dhe rrethana tjera, por shumë të favorshme, ka nevojë prapë për pajtime dhe bashkim. Respekti, nderi, burrëria e fisnikëria le t’i përcjell përgjithmonë ata që e shtrinë dorën e pajtimit”, ka thënë Haradinaj. Në këtë jubile zemra shqiptare u rihap sot përsëri, prapë në emër të lirisë së atdheut dhe të gjakut të dëshmorëve dhe në emër të popullit shqiptar si dhe unitetit të tij falën gjakun, dhe plagët shtatë familje.
Din Mehmeti ne emër të familjes Gjoci nga Dubrava ia fali gjakun familjes Gojani nga FV e Gjakoves. Familja Hasametaj nga Strellci ia fali plagën familjes Memaj nga Lluka. Familja Kelmendi nga Peja ia fali plagën familjes Zeneli nga Strellci. Familja Zemaj nga Strellci fal plagën familjes Pukaj nga Kosharja. Familja Jakupi nga FV e Gjakovës, fal gjakun familjes Bajra nga Strellci. Gjithashtu, duke ditur se çdo ngatërresë është burim potencial i një gjaku të derdhur, pajtuan edhe këto familje: Familja Dabiqi u pajtua me familjen Qufaj nga Prejlepi. Familja Haskaj u pajtua me familjen Daci nga Rrezari. Në këte Kuvend janë ndarë edhe 15 mirënjohje post mortum dhe është vendosur pllaka përkujtimore e rapsodëve Drevish Shaqa, Demush Neziri, dhe Adem Rama.