Kosovë-Serbi, Gordon: Ecni para me dialogun

eGo0sTyle

System Engineer
filip-gordon-300x195.jpg

SARAJEVE- “Kosova dhe Serbia duhet të ecin përpara në çështjen e dialogut”. Kështu ka deklaruar Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europë dhe Euroazi, Philip Gordon gjate vizites se tij ne Sarajevë.
Zyrtari amerikan ka mbajtur një fjalim në konferencën “Ballkani Perëndimor: Përparim, Stagnim apo Regres”, ku është ftuar nga Qendra Marrëdhënie Transatlantike të Universitetit Hopkins (SAIS) dhe Fondacionit Amerikë – Bosnjë.
Kjo konferencë është përshëndetur edhe nga Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden. Edhe Biden në letrën e tij ka përmendur dialogun Kosovë –Serbi duke thënë se po diskutohen “çështje konkrete”, derisa ka folur edhe për situatën e përgjithshme në rajon.
“Korrupsioni vazhdon të shkaktojë vështirësi për tërë rajonin dhe rimëkëmbja ekonomike ka qenë shumë e ngadalshme dhe disproporcionale”, ka shkruar zëvendëspresidenti amerikan.
Pas Sarajevës, Gordon pritet të vizitojë Kroacinë, Kosovën dhe Serbinë.
Gjatë fjalimit që kryesisht i është kushtuar situatës në Bosnjë e Hercegovinë, Gordon ka përmendur edhe shtetet e rajonit duke përfshirë edhe Kosovën.
“Kosova së voni ka festuar trevjetorin e pavarësisë së saj dhe vazhdon të bëjë progres si një demokraci multietnike”, ka thënë ai.
 
Back
Top