Love
βeℓℓe â๓e
Kuvendi i Kosovës, në seancën plenare të së premtes, ka filluar debatin për Projektligjin për Buxhetin e vitit 2011, në të cilin përfshihet edhe ngritja e pagave.
Projektbuxheti është paraqitur para ligjvënësve nga kryeministri Hashim Thaçi, ndërsa ministri i Financave, Bedri Hamza, e ka arsyetuar dhe ka dhënë më shumë detaje rreth ndarjeve buxhetore.
Kryeministri Hashim Thaçi ka ftuar deputetët të votojnë buxhetin, që sipas tij, do të tejkalonte prapambetjen shekullore, pasi siç tha ai punëtorët në Kosovë deri më tash kanë marrë ndihma sociale dhe jo paga..
“Përsëris punëtorët e Kosovës, nuk kanë pasur paga, deri tash janë shërbyer me ndihma sociale prandaj ne bashkërisht duhet ta ndryshojmë këtë gjendje”, ka thënë Thaçi.
Projektligji, në vete përmban edhe privatizimin e Postë-Telekomit, gjë që pritet të kundërshtohet nga opozita.
Komisionit Parlamentar për Legjislacion dhe Gjyqësi, në mbledhjen e të mërkurës, ka marrë vendim të rekomandojë heqjen e nenit 4 nga drafti i Ligjit për Buxhet, ngase sipas tyre marrja e aprovimit në këtë formë është në kundërshtim me frymën kushtetuese dhe ligjet në fuqi të vendit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Halit Krasniqi, ka kërkuar që të diskutohet për arrestimin e nëntë ish-pjesëtarëve të Ushtrisë اlirimtare të Kosovës në komunën e Malishevës dhe lëshimin e fletarrestit për deputetin Fatmir Limaj.
Krasniqi ka paraqitur para deputetëve të dhëna për luftën, masakrat dhe dëmet që janë shkaktuar në komunën e Malishevës, ndërkaq ka thënë se Kuvendi i Kosovës do duhej të
Ndërkaq, Liburn Aliu nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se për t'u ndaluar persekutimi i ish-pjesëtarëve të UاK-së, duhet të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës.
Kryeparlamentarit Jakup Krasniqi i është dashur disa herë t'u ndërhyje deputetëve që mos ta zgjasin fjalën e tyre, ngase edhe deklarimet e deputetëve ishin jashtë rendit të ditës dhe për këtë edhe deputeti i LDK-së, Sabri Hamiti i ka bërë vërejtje kryeparlamentarit Krasniqi.
"Po shkelet Rregullorja e punës së Kuvendit, të cilën ju u përpoqet ta arsyetoni, por në rast se Kryesia në bashkëpunim me grupet parlamentare ka diskutuar dhe është marrë vesh që meqenëse ekziston një pikë e rendit të ditës, është vendosur që nuk ka deklarime jashtë rendit të ditës, nuk ka pyetje parlamentare, është dashur t'u thoni deputetëve që nuk mund të deklarohen", ka thënë Hamiti.
Deputeti i PDK-së Berat Buzhala ka kritikuar kritikuesit e buxhetit, e në veçnati ata që sipas tij janë kundër ngitjes së pagave.
Mirëpo, Naser Osmani nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës pohoi se ky Projektbuxhet është i bazuar në interesa të ngushta politike, dhe pa interes zhvillimor.
Sipas tij, ky dokument nuk siguron qëndrueshmëri ekonomike.
Visar Ymeri, nga lëvizja Vetëvendosje vlerësoi se vendi ka mungesë të madhe të prodhimit. Duke theksuar gjendjen e rëndë ekonomike e sociale në vend, Ymeri tha se “ky mjerim është bërë kafshatë që nuk kapërdihet për qytetarët e Kosovës”.
Ymeri ka thënë më herët po ashtu se neni i 4-t i Ligjit për Buxhetin tenton ta kontrabandojë privatizimin e PTK-së pa kaluar nëpër diskutimin dhe miratimin apo mosmiratimin e privatizimit në Kuvend, siç e kërkon ligji.
Ndërkaq, Ardian Gjini nga Aleanca po ashtu ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës, duke thënë se flasin diçka tjetër, e bëjnë diçka tjetër. Ai tha se AAK-ja e mbështet projektbuxhetin nëse në leximin e dytë hiqet neni IV që ka të bëjë me privatizimin e PTK-së dhe nëse rishikohet ndarja e buxhetit nëpër komuna, pasi sipas tij nuk është i drejtë.
Edhe deputetë të tjerë nga radhët e opozitës kritikuan Projektbuxhetin, duke thënë se nuk siguron qëndrueshmëri ekonomike dhe duke kritikuar qeverinë për politika të papërgjegjshme.
Ndërkaq, për dallim nga opozita, Adem Grabovci nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës tha se Grupi parlamentar i këtij subjekti është pro projektbuxhetit, që sipas tij i hap rrugë zhvillimit ekonomik.
Edhe Ibrahim Makolli, nga Aleanca Kosova e Re që është në bashkëqeverisje me PDK-në tha se në parim e mbështesin Projektbuxhetin pasi përmban komponentë me rëndësi./24Ore/