Kosovë - Nje cope vend

Kresha

A pretty face can never trick me
Kosovë është një copë vend
Që asgjë-gjithçka është n'trend
Ku s'ka rrymë as për të parë


Ku s'ka ujë as për tu larë

Ku s'paguhet rrymë as ujë
Ku për asgjë bëhet shumë bujë
Ku ngrenë kryet, korrupsioni
Ku kriter në tender,
ثshtë "ryshfeti", si gjithherë


Ku nënat s'dinë q'bën e bija
Ku babai është zot shpie
Vetëm në listat për veresie
Ku vëllai, thërret për rend
E motra thotë se s'është në trend
Ku komshiu si përherë
Vazhdon t'pergjojë nën derë



Kosovë është "njaj" ky vend
Që asgjë s'ka në rënd
Që kur shahet qeveria
...e arsyeton pavarësia
Ku deputetet s'dinë çfarë flasin
Ku dhe "merxha", shfrynë marazin


Ku opozita rri nen hije
...e lufton me deklarata
Pak me fakte, me shumë t'thata

...Ku dhe grupi i unitetit i bën qejfin me shumë vetit

Ku zyrtari nga Ruanda
Paralajmëron luftë me banda


Ku UNMIK-ci nga Kenia
Të dëfton q'është demokracia


Ku spitali është vend njoftimi
Ku doktori t'jep kartëvizitën
...Tregon datën edhe ditën
...Dhe adresën e ordinancës


...Dhe faturën e financës

Ku t'nxjerr shpirtin PTK-ja
Ku t'plas berkun RTK-ja, 21-shi, KTV-ja
Ku fund s'kanë tele-seritë
Ku spanjishtja është gjuhë e dytë
Ku gazetat shkruajnë s'koti
Jo siç është, por q'thotë i forti


Ku mbetesh gjallë nga kontrabanda
Ku politika është vet banda
Ku dhe qentë e policisë
Mbajnë sekretin e "tregtisë"
Ku mauna bartë kokainë
..e doganierët bëjnë se s'dinë


Ku për një, mungesë-skaneri
Vendi futet në lista-ferri

Kosovë është kjo cope toke
Qe të bën me dhembje koke!!!

Burimi: //FB
 
Pe: Kosovë - Nje cope vend

Kosova eshte na fal o Zot
Nje vend ku jeton fare kot
Ku s'ke uje ne mengjes
Per t'la dhembet a marr abdes
Ku s'ke rryme as per feste
Ku t'vizitojne vec kur vdes
Kur s'te harron vec qeveria
Me faktuart qe t'sjell tek shtepia
Ku s'ke rryme dhe e paguan
Ku familjaret te harruan
Ku kafiqat jane perplot
Pune kerkon dhe nuk gjen dot
Ku bora te zen ne befasi
Ne Dhjetor ne mes te tije
Ku s'ka krip per te hedhur ne rruge
Ku stershitesi i shet drute
Ku vjen treni dy here ne dite
Ku s'ka rruge pa demtime
Ku s'paguan sigurimi demshperblime
Ku po hape ndonje biznes
Reketashat te fusin ne thas
Nje perqindje duhet per ta
Ose puna s'ka me te ba
Ku malli serb vershon n'shitore
I prodhuar per ne enkas
Ku pine e hane vec me plase
Ku cdokush e din mire
Pa ryshfet s'hap asnje bire
Ku s'ke qare pa pagu
Nese pune don me mbaru
Ku hajduti behet minister
Ku s'mbjell kush asnje kokerr miser
Ku te rrejne e te lavdojne
Derisa voten ta fitojne
Ku pastaj vaj halli per ty
Deputeti s'ka merzi
Ku shkolla nuk vlen as nje metelik
Analfabeti ben politik
Ambasador eshte idioti
Ku ankohesh kot se koti
Ku me pliko zgjedhet kryetari
Ku se din kush ehste i pari
Ku qeveria tregon perralla
Ku KFORI flet kopalla
KU cdo njeri vec premton
Ku askush nuk vepron
Ku vehen bllokada neper vend
Ku qeveria vec ben kuvend
Ku populli vec ankohet
Ku qeveritari vec pasurohet
Ku ne cdo skaj eshte varferia
Ministrat s'dine sa eshte e tyre pasuria
Ku dikush nuk ka kulm mbi koke
Ministrat blejne apartmane neper bote
Ku populli as rruge nuk ka
Qeveria mendjen nuk don me e vra
Ku prej se erdhi pavaresia
Vec sa na pllakosi varferia
Ku se njeh as qeni te zotin
Ku ministrat e caktojne motin
Ku sherimi s'ka ne spital te keti shteti
Ku mjeket punojne vec per veti
N'spital pacientet i gjejne
Aparaturat publike n'ordinancat e tyre e vejne
Ku ti je vec burim per para
Ku aty sherim nuk ka
Ku te helmojne me pilula koti
Me afat te skaduar moti
...................................
 
Pe: Kosovë - Nje cope vend

Kosova nje cope vend
Siq u cek edhe me lart
Me rruget me gropa
Edhe me shume balte.
Ku ka shume crregullime
Qe askush nuk intervenon
Ku secili di
vetem te kritikon.
Kur e pyet ndonjerin se, C'ben?
Nuk ka pune thote,
Po e thirre per pune
Kohe nuk gjen dot.
Kosova eshte vend
Sui Generis
Ku secili njeri
Ka nga nje biznes
Me kaq po e mbylli
Per Kosoven tone
Dhe shume te "mira" tjera
Te i them skam kohe.
 
Pe: Kosovë - Nje cope vend

Nث PLISIN TثND E SHIHJA LIRINث!
- Ty, o "Dedë Gjo Luli“, - i maleve tona!
(kushtuar, veteranit të UاK-së, Vesel Shyti)


Që nga vitet 70-ta, kur në furtunat ilegale,
Më kishte sprovuar,- e kalitur jeta,
Ty, të kisha përkrahës,
-Ty të kisha simbol,
Me Qeleshen e bardhë-mbi kokë,
Të vendosur të qëndrojmë,
-Për tonën Tokë,
Të brumosur, ishim nisur...
Në udhë lirie, -me shumë shokë...
-Shkonim drejt ribashkimit kombëtar,
-Kah e Vërteta, me Qëndresë të paparë!!...
Kudo veprove dhe po vepron,- si të ka hije,
Në malet, në fushat dhe në uzinat,
-Dhe, në sheshet e protestave tona,
Atje, ku shkrihej çeliku,
Atje, ku luftohej armiku,
Atje, ku protestohej i ligu!...
Në burgje dhe në male!
O, “Dedë Gjo Luli” ynë,
Që, gjithçka e fale,
Gjithçka shkrive, -për Shqipërinë,
E, për të shtrenjtat ideale!
Ty, o punëtor i vyer proletar,
Vepra dhe fjala jote margaritar,
Nderimin për trimat, -e ke virtyt,
Në logun e burrave, qëndron krenar!
O, për ne, - je, -i madhi, Komisar!...
Në stuhitë jetësore,
-Fort je kalitur...
Në luftë dhe në "paqen cinike”,
Nuk je frikësuar,-as mashtruar,
Nga armiqtë, -as nga horrat e babëzitur!...
U hodhe në beteja, në luftën çlirimtare,
-As me 7 plagë, të zemrës -nuk të theu,
Shkinija vrastare!...
Përkrah, me dyzetë, trimat, si vetëtimat,
Me dyzetë “Qelat “,-e sypetrit, Bekimit,
Ia tundët themelet Beogradit...
E, ia verbuat sytë me zjarr, - Lubisë,
I shkatërruar, -planet Kremlinit!
Stoik në beteja, për Fitore të reja!
Në kolonën e madhe çlirimtare,
Me Mustafën, Adnanin, Xhelalin,
Bislimin, Ilirin, Musliun, Hasanin...
-E, shumë sokola, -tek “Uji i Sokolave”,
Ishin ngjitur, -atyre maleve të tjerë...
Me Ty, o “Dedë Gjo Luli, ynë,
Ishin dhjetëra, qindra, -e mijëra...
Që, malet i mbushën, me heroizma e nder!...
Toka dridhej, -qielli lëshonte bubullima,
Kur granatat e taksat vrastare,
Zbraznin urrejtje -Vetëtima,
-Serbia, dhuronte plagë e krime,
Nga toka e qielli...
Por, nuk thyheshin shqipot,
Me qëndresë e besë!...
Më të zjarrta si Dielli!...
Qëndroje krenare, legjendare,
O, vendlindja ime!
Eh! Trimat binin e ngiteshin,
Nderoheshin me freski lulesh,
me Flamurin Kuqezi- krenar!
Shqiponjat e përgjakura,-valëviteshin!
Heronjtë, -përjetësoheshin me rreze lirie,
Shekujve do jetojnë me stolisje lavdie!...
Ty, o “Dedë Gjo Luli “ -i viseve tona,
Nuk e pranove asnjëherë, -nënshtrimin,
Ty, që e ke mëri, .-servilizmin,-përdhosjen,
Krenar si Vigan, qëndrove e po qëndron,
Me VETثVENDOSJEN!
E, Ty na mëson, kur rrëfen, “i qetë”,...
Rreth oxhakut, në odën e kullës;
Për të gjitha mynxyrat që kalove në jetë :
"Fitoret do vijnë, -vetëm me QثNDRESث"!
Në dyert tona me erë...
-Dëshmorët po trokasin...
-Për beteja të reja,...
Në të gjitha frontet, -si rrufeja!
Edhe kësaj here,-fuqishëm,
-Si dikur në motet e mëdha...
Idhshëm, po na thërrasin!...

Poezi nga: Fadil Shyti
 
Titulli: Kosovë - Nje cope vend


ERDHA TEK TI KOSOVث NE TREKEBDESHIN PAQESOR


Gjithmonë kam ëndërruar me mendje dhe me shpirt,
ta njihja hartën e trupit tende te shumëvuajtur Kosovë,
për lirinë tende zemra më ndizej flakë e syri shkrepte dritë,
po për shumë vite nuk ta fali askush, me lumenj gjaku e fitove.

Perden e hekurt të shkjajve dhe të pandershmes Evropë,
me grushtin e shpirtit dhe me flakërime zemre e copëtove,
që të vinte liria për ty vesoi dhe qielli e derdhi shumë lot,
për ata që jetën s’e kursyen, po u flijuan për këtë copë tokë.

Unë sot erdha tek ti Kosovë, në trekëndëshin paqësor,
në këtë vend begatie, ku Zoti me gjithë te bekoi,
dhe vargjet shpirtërore me ndizen si tufë me meteorë,
për këtë tokë që poezinë e shpirtit flakërim ma kërkoi.

Erdha tek ti, Kosovë, siç vjen biri te nëna e shumëvuajtur,
dhuratë të solla këtë poezi me vargjet mjaltë të shpirtit tim,
dhe një flamur kombëtar ta vendos mbi ballin tënd të bukur,
t’i qëndrojë krenarisht kombit që shpirtërisht s’pati kurrë copëtim.


Hyqmet Hasko




 
Titulli: Kosovë - Nje cope vend

Bilal Xhaferri

KOSOVA

Kosova
Me ndarje dhe nenndarje gjeografike
Me ndarje dhe nenndarje historike
Kosova
Qe nga ujrat e kulluara te Ohrit
Deri ne erresiren e minierave te Mitrovices
Qe nga brigjet e kaltra te Ulqinit
Deri ne Qelekullen e ne fushen e Nishit
Kosova
Fushe e begatshme me fruta e grunore
Qe bie ere pranveres e tera lule molle
Kosova me male kreshnike
Male te zhveshur me pisha e bredhishte
Qe e rrahin qiellin me krahe shqipesh
Qe e dehin diellin me arome rreshire
Qe e ndezin qiellin me zbardhellime debore
Kosova
Krahine shqiptare qe ne fillim te saj
Toke e Manastirit
E Prizerenit
E Plaves dhe e Gucise
Toke e legjendave legjendare te Gjergj Elez Alise
Kosova
Legjende e mbetur ne rrugekryq te historise
Kosova
Gjithnje ashtu si gjithnje
Me dhem te shternguar e me shpirt nder dhembe
Kosova
Ku shqiptaret flasin nje gjuhe dhe degjojne dy gjuhe
Kosova gjithnje ashtu.
 
Titulli: Kosovë - Nje cope vend


Vasil Tabaku


Tث PUTH KOSOVA IME

E dua Kosovën
E dua
dhimbjen e sajë prej guri
E dua
driten prej ënderrash
Ndërsa buron
mbi shpresën tonë të përgjakur...
Kosovë,
ti dashuria dhe dhimbja ime
praj ajri, drite dhe qiejesh,
hedhur mbi supet e mi
si balada zjarri.
Kosovë
ti dashuria
dhimbja ime prej shiu
dhe rrufeshë përveluese.
Mbi malet e bardhë
si aedë popullor.
ku këga mbetet lart
si një aureolë dielli
Të puth Kosova ime
Ti zemra ime.
Dashuria ime.
Dhimbja ime
Malli im,
Mëngjesi,
mesdita
dhe mbrëmja ime e fundit....





 
Titulli: Kosovë - Nje cope vend


Jam bijë e Kosovës

Këtu jam, këtu do të mbes,
këtu linda, këtu do të vdes.
Jam bijë e Kosovës,
nuk mundem të ndryshojë
edhe po të mundem, kurr nuk do t'lejoj.

Po që jam bijë e Kosovës,
s`turpërohem asnjëher,
kur mendoj për Kosovë,
krenaria më merr,
jam bija jote Kosovë,
nuk mundem te ndryshojë
por dëshira me lindi për të, gjithë të punojë.


Bleona Zekolli


 
Titulli: Kosovë - Nje cope vend


Erdha Kosove

Permes qiellit krahapur po vij tek ti
Me prit Kosove qe ta shuaj mallin
Hape krahet te te marr ne gji
Ia nderro emrin ketij mergimtari

Kosove ti njoh dhimbjet
Dheun qe ujite me gjak
Ti njoh lotet Kosove
Qe jam mbytur ne ta si n’dete

Erdha Kosove, ne prehrin tend nene
Une jetim pa ty brigjeve te botes
Bredh I vetmuar si dallge e trazuar
Vetem ne gjirin tend jeta ka kuptim

U ktheva Kosove te gjej streh ne rruget qe u rrita
Rrugicave qe u fshihja ne lojrat e femijerise
Ne luadhe ku keputesha lule per festen e nenes
Kthehem sot ne prehrin e saj qe dikur dhumshem lamtumire I thash

Erdha Kosove ne kete stine te darsmave
Nga skajet e botes ku stinet s’nderrohen kurre
Erdha Kosove si nje zog shtegtar
Qe shetit boten me zemer te vrar,e zemren ka tek ti.

Istog 12.07.2013


Shkurte Nekaj: Erdha Kosove
Haxhi Muhaxheri
 
Titulli: Kosovë - Nje cope vend


Përtej vdekjes

Kosova ime
Unë pash
Si digjej fjala
Zjarret të ngrinin në horizont
Si diej të ftohtë akulli
Zërat e akullt ecin në rrugë
Statujat e munguara
midis njerëzve statuja.
Bota
Lexonte heshtjen
Me zë të lart…
Me buzëqeshjen ndër duar
Kosova
Me varret më të bukur se shtëpitë,
Mermerit ngadale..
Ju të vdekur të gjallë
Për ku nxitoni?
Përtej vdekjes
Matan jetës
Kush mund t!ju presë…?
Nga vini ju të gjallëvdekur
Me ecjen
e thyer, me fjalën e vrarë
Ju të vdekur të gjallë
Mbështjellë me qefinin e heshtjes sonë?

Vasil Tabaku Prishtine* korrik, 2008​
 
Titulli: Kosovë - Nje cope vend

Sikur ta kishte emrin Kosova - Dardani, ashtu siq e ka pasur gjithemone, ngase Kosove eshte toponim serb dhe nuk e lidhe asgje me gjuhen shqipe.
 
Kosovë

E tera je dashuri.....

Ne silueten tende
jane syte e fshehur
eshte malli yt
endrrat e tua te fjetuna qe e presin zgjimin.

Ne ty eshte nje zemer e madhe sa deti
nje kenge sa koha jote e arte
qe ece jehonave te blerta e te purputa te henes
kur dele ne mbremjet e kthjelleta.

Ti je dashuri e heshtur
ne silueten tende gufon vrulli pa u ndi
dhe pikon ne syte e tu dashuria si te honi i erresires
kur shket nej vese
ku ndrite nje shprese
ku ndegjohet nje za
dhe nje kenge ku fillon me u ndi
dhe pershperitin zogjte neper deget e gjelberta
dhe ne qerpike rrjedh nje deshire e re,
dhe shket syve te tu, nje ndjesi e thelle.

Xhemajl Rudi
 
HTTP3d3dy5zaGFyZWdpZi5jb20vd3AtY29udGVudC91cGxvYWRzLzIwMTMvMTIvMDEvZWFnbGUtZ2lmLTU0LmdpZgloglog.gif


Ne qiellin e pavarsis,
shihet "Shqiponja e Shqiptaris",
me sorren e serbis.
Fluturon Shqiponja dykrenare,
fluturon neper tgjitha trojet Shqiptare.
Fluturoi pa ndalim,
fluturoi plot gezim.
As shiu se ndali dot,
se "Kosova",pavaresin feston sot.
Shqiptaret e Kosoves kudo neper bot,
nga gezimi po qajn me lot.
Festo e dashur Kosov,e mos ta ni,
festofsh edhe 100 vite pavaresi.
 

KOSOVA
 
Në betejat më të rrepta,
në rrebeshet më të mëdha
gjithmonë bota e pa.
 
Pati burra të patrembur
pati dhe trima me fletë
që me duar priten rrufetë.
 
Tani për Kosovën, këtë bukuroshe
do çelin lule me lirinë,
bashkë me brezat tanë që do të vijnë.


Shefqet DIBRANI
 
DO Tث VIJ
 
 
Qysh kur mërgova
O dhé i shenjtë
Te ti më rri mendja
S’plaket as dita as ora
Shpirti mes jush më rri
O njerëz të mi
O fusha plot begati
O male kryeqiell
Ara mbushur me diell
Vendlindja ime e ngrohta fole
Me pemë e bar
Me zogj e dhé
Kosovë
Me baltën tënde u gatova
Me qumështin tënd u madhova
Me mallin tënd po përvëlohem
Kosovë
Pa ty o Nënë
Pa dorën tënde të ngrohtë
O e shtrenjtë po ikën kjo jetë
Pa ty o Atë pa këshillën atërore
Pa përqafimin tënd motër
Pa sytë e tu vëlla
Pa ju shokë
Ooo
Gjithë jetën më mungoi
Ngrohtësia e diellit njerëzor
E malli djeg për ju njerëz
Për fusha e male
Për kroje e përroje
Për gjethe e bar shi e borë
Për ty Kosovë
Për ty Kosova ime
Këndova gjithë jetën
Me zërin e mekur të mërgimtarit
Me mallin e pashuar të poetit
Për ty Kosova ime një ditë
Do të vij te ju o male të bukura
O fusha të uruara
Me Drini me Ibrin me Llapin përmes
Do të vij në zemrën tuaj
Male që rritni veç shqiponja
Do të vij në Kosovën e lirë...


Shefqet Dibrani
 
DHIMBJA IME

 
Dashuria ime
E ka emrin KOSOVث
 
Dhimbja ime
Ka portretin e KOSOVثS
 
Malli im
Ka frymëmarrjen e KOSOVثS
 
Shpresa ime
ثshtë e nesërmja e KOSOVثS
ثndërra ime
ثshtë syri i KOSOVثS
 
Zgjimi im
ثshtë një diell i ngrohtë KOSOVE…
 
Une nik jam pjesë,
As copë, as fragment
 
Une jam KOSOVA
Jam SHQIPثRIA…
 

Vasil TABAKU
 

Besë e nderë


Dr. Ruzhdi Kadrija


Më herët në vendin tonë
kur s’kishte shtet as gjykatë,

bëje tregti e bleje pronë
edhe kur kishe xhepat thatë.


Kishin moral e nderë njerëzia
në kuvend e në tjera veprime,
lidhëshin për fjalë burrëria
e s’bënin lajka e mashtrime.


Shqipëtarët për erz e për vatan
kur dhanë fjalë e lidhën besë,
nëpër beteja kokën lanë
e mikun vetëm, se lanë të vdes.


Natën e errët në malësi
i ndjekur fort prej kusarisë,
për të shpëtuar kokën e tij
u ra n’dorë hasmi i shtëpisë.


Edhe kur malësorët e kuptuan
kujt i dhanë strehë e konak,
e mbrojtën, e nuk u’a dorëzuan
ndjekësve që e kërkonin n’prag.


Dikur vajzat tona fisnike
me traditë e me kulturë,
shumë punëtore e besnike
besa e tyre e fortë gurë.


Bashkë me djemt në beteja
nëpër shkolla e në ndërtim,
për atëdhe shtigje të reja
gurë i çmuar për zhvillim.


Po sot ku jemi, nga po shkojmë
ku mbetën vlerat kombëtare,
besë e nderë pse harrojmë
e t’huajat marrim pa kriter fare.


Në kohët e fundit si një trend
me shpejtësi në vendin tonë,
të ligat e botës zunë vend
fëmijët tanë t’i helmojnë.


Me shqetësim pyes i gjori
po ku na humbi bujaria?
Dashurinë pse na e mori
interesi e xhelozia?


Familje, shkollë me gjithë shtet
të bashkohemi e të punojmë,
t’zezat e botës për mot e jetë
prej vendit tonë t’i largojmë.
Në ditë t’bardha e në rrezik
për lakmi e veq për interes,
jo nga fjala, nuk luej ore mik
me të ligun kurr s’hyj një thes.



 

Thërras NDثRGJEGJJEN për të bër PUNث Tث MBARA



Kur të jemi të bashkuar e me vetëdije të zgjuar
E të kemi vullnet të fortë, dije e ndershmëri,

Jeta jonë në liri ka për t’u begatuar
Drita atë pjesë të territ ka për ta përpijë.


Ardhmëria e ndritur do të krijohet
Me besatimin tonë,ndërgjegjën, urtinë…
E shqiptari kur të vetëdijesohet
Për çdo punë për të marrur përgjegjësinë.


I lirë dhe krenar është në troje të veta
Kur shqiptari mundit dhe djersës së vet i gëzohet
E këndshme dhe me plot dritë i duket jeta
Para sfidave të jetës kurrë s’do të ligështohet.


Në rrugëtim të mbarë do të jemi
Për të hapëruar lehtë drejt ardhmërisë
Kur për prijetarë të ndriturit guximtarë t’i kemi
Që ia ndriçojnë rrugëtimin kombit drejt lumturisë


Të gjitha ligësitë tjera kur t’i luftojmë
Dinjitetshëm do të rrojë shqiptari
E të merituarit kur dimë t’i çmojmë
Gjithë jeta do të ndryshojë për së mbari.


Mos t’i ngjajmë pra, egjrës në ara
Që I dëmton grunishtet tona
E thërras ndërgjegjen për punë të mbara
Se Kosova martire dhe e lirë është e jona.




Sefedin Përgjegjaj
 
Unë, Biri Yt, Kosovë
Unë, biri yt, Kosovë t'i njoh dëshirat e heshtura,
t'i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,
t'i njoh vuatjet, gëzimet, vdekjet,
t'i njoh lindjet e bardha, caqet e tua të kulluara;
ta di gjakun që të vlon në gji,
dallgën kur të rrahë netëve t'pagjumta
e të shpërthej do si vullkan:-
më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë.
Unë biri yt.
- poezi nga Ali Podrimja


Si mund të mungoj në këtë temë kryevepra e Podrimës? Si?
 
Si mund të mungoj në këtë temë kryevepra e Podrimës? Si?


e kam postuar ketu tek linku tjeter moti…... :)

Ali Podrimja


Poezi nga Ali Podrimja

Unë, biri yt, Kosovë

Unë, biri yt, Kosovë t'i njoh dëshirat e heshtura,
t'i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,
t'i njoh vuatjet, gëzimet, vdekjet,
t'i njoh lindjet e bardha, caqet e tuka të kulluara;
ta di gjakun që të vlon në gji,
dallgën kur të rrahë netëve t'pagjumta
e të shpërthej do si vullkan:-
më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë.
Unë biri yt.

Ali Podrimja
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top