Kosovë, ne Gjilan per PD-në garon një kandidate me shami

daa13e89dcb41c47b2449e4959c5b1e8_XL.jpg

Kosovë, ne Gjilan per PD-në garon një kandidate me shami

Zgjedhjet lokale që do të mbahen me 3 nëntor kanë sjellë shumë supriza sa u takon kandidatëve.

Një ndër kandidatet është edhe Labinota Murtezi, e cila do të sfidojë garuesit në Gjilan.

Kandidatja Labinota Murtezi ka falënderuar drejtuesit e PD-së, për besimin e dhënë, ndërsa, ka shtuar se do të angazhohet që t’i ofrojë qytetit dhe qytetarëve të Gjilanit atë që është më e mira. Gjithmonë, sipas saj, duke u thirrur në parimet bazë dhe virtytet e larta që ofron programi i PD-së.

Kryetari i PD-së njëkohësisht edhe Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, ka deklaruar se kandidatja për kryetare të Komunës së Gjilanit, e cila bartë edhe mbulesë, është shembulli më i mirë që Kosova është një shtet me potenciale të mëdha demokratike. Ai ka pohuar edhe njëherë se është e drejt kushtetuese që çdo person në Kosovë, të manifestojë bindjet e tij fetare.

“Unë jam tejet i kënaqur për këtë kandidaturë për shumë arsye, sepse, në këtë mënyrë Kosova e dëshmon se është një shtet me potenciale të mëdha demokratike. ثshtë e drejt kushtetuese e çdo qytetari të vendit të kandidojë. Madje edhe për kryetare të shtetit dhe është e drejt kushtetuese që çdo njeri t’i manifestojë bindjet e tij fetare dhe në këtë aspekt nuk shoh asnjë problem”, ka pohuar Agani.kohaislame
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top