Kosovë: Mishë derri në produkte të importuara

Kresha

A pretty face can never trick me
Deklaracione mashtruese mbi ushqimet e importuara

Konsumatorët vigjilentë përcjellin me vëmendje ofertën e tregut, të prodhuesve, të ndërmjetësuesve, të distributorëve dhe të marketeve. Vetëdijësimi i tyre rezulton me gatishmërinë për t u vetëmbrojtur. Sepse Shteti i Kosovës me mekanizmat ekzistues i ka lënë konsumatorët vetëm, të pambrojtur, e në disa raste edhe të rrezikuar keq, anise ata janë taksapagues dhe gjenerues të Buxhetit të Kosovës – janë shtetas të Kosovës?!

Detyrimi i konsumimi i mishit të derrit prekë ndjenjat fetare të një pjese të madhe të popullates shumicë myslimane (mbi 90 %) të Kosovës. Para muajit të madhërishëm të Ramazanit disa konsumatorë paten protestuar për bukën italiane për tost me 3,8% yndyrë derri. Pronari i firmës kishte reaguar dhe e kishte penguar publikimin e intervistës sime në një televizion prestigjioz i cili pretendon se nuk dirigjohet, nuk presionohet as nuk punon me direktivat e askujt?!

Dhe kur mediumet heshtin e lejojnë të heshten, kur mekanizmat e Shtetit për mbikqyrjen dhe inspektimin e tregut koten…ja recidivi, recidivistët e shkelin konsumatorin, e shkelin ligjin, shkelin mbi Shtetin – Buka italiane tost vazhdon të shitet me deklaracioin të rrejshëm?!

Edhe ky rast më detyron t i kujtoj mediumet si ky, Doganat, Inspektoratet, Agjensionet …Shtetin e Kosovës se:

- Deklarimi fetar është i lire dhe së këndejmi edhe i garantuar. Në kuadrin e të drejtave, intereseve dhe dinjitetit të konsumatorit, që regullohen me Ligjin për mbrojtjen e konsumatorit dhe me ligje e dokumente tjera, obligohet edhe respektimi i deklarimit të ndjenjave, kërkesave, nevojave, specifikave fetare- të çdo religjioni.

- Deklaracioni i rrejshëm është dokument që mashtron konsumatorin i cili është i dënueshëm;

- Deklarim i rrejshëm është edhe shtrembërimi i informatave nga deklaracioni i mallit, bishtërimi i përkthimit burimor ose përshtatja me qëllim të mashtrimit të konsumatorit – për ta detyruar ose yshtur të konsumojë diç që ai në kushte reale e të drejta nuk do ta konsumonte është i dënueshëm;

- Heqja me vetëdije të pjesëve nga deklaracioni origjinal i prodhuesit (nga gjuhë e huaj) me qëllim të sjelljes në lajthitje, me qëllim mashtrimi, me qëllim përfitimi është mashtrim dhe së këndejmi i nënshtrohet shqyrtimit dhe trajtimit konform ligjeve pozitive në fuqi;

- Këto marifetllëqe me qëllim përfitimesh në treg pa të drejtë bëjnë pjesë edhe mes veprimesh të ndaluara me qëllim të monopolizimit të tregut dhe të zhbërjes së konkurrencës luajale;

Konsumatorët ankohen se produkti i importuar nga Italia: Tortellini di Bologna “Mangiami“, ka përbërës mish derri në sasi prej 12% e kjo përqindje kaq e lartë nuk është përfshire fare në përkthimin në gjuhën shqipe as në gjuhët tjera në komunat ku është paraparë edhe gjuha tjetër e kuptueshme për konsumatorët e komuniteteve?!

Tortelini e importuar nga Italia

Tortelini e importuar nga Italia
Importuesi i Tortellini di Bologna “Mangiami“ pjesën nga teksti origjinal “12% MISH DERRI I ZIER“ e ka përkthyer si “MBUSHJE BRUMI“; Tekstin origjinal “VAJ PALME“ importuesi e ka kamufluar (për qëllimet e shkaqet që ai i ka të njohura) si “VAJ VEGJETAL“; Kjo firmë mashtruese pjesën e tekstit “1% MISH DERRI, KRIPث, PRESERVATIVE, E250“ nuk e ka përkthyer fare, siq nuk e ka cekur as praninë e GLUTEN-it (për të cilin do të diskutojmë njëherë tjetër).

Konsumuesi i Tortellini di Bologna “ Mangiami“ ka mbetur i mangët edhe për shënimet lidhur me mënyrën e përgaditjes teksti i së cilës ekziston në tekstin origjinal të prodhuesit nga Italia?!

- Doganat e Kosovës, njësoj si bukën italiane për tost dhe disa produkte të tjera, ka lejuar edhe importin e Tortellini di Bologna “Mangiami“ anise deklaracioni i produktit është i mangët, mashtrues, dëmton konsumatorin, thyen rregullat e konkurrencës dhe, së këndejmi abuzon me ligjet dhe bishtëron Udhëzimin…për deklaracionin në gjuhën e kuptueshme për konsumatorin. Doganat duhet të insistojnë në zbatimin e ligjeve dhe të dokumenteve tjera, kësaj rradhe të Udhëzimit…

- Nuk kamë informatë se Inspektoratet (të cilat nuk reaguan as lidhur me bukën italiane për tost) të kenë ndërmarrë masa preventive sipas obligimeve zyrtare lidhur me Tortellini di Bologna “Mangiami“.

- Edhe Doganat edhe Inspektoratet për rastet në fjalë ishin të njohtuara. Ndaj, mosreagimi është duke irituar dhe duke shkaktuar pakënaqësi te konsumatorët e lënduar dhe të prekur në dinjitet;

- Marketet dhe shitoret nuk duhet t i ofrojnë konsumatorit produkte të tilla sepse marrin përsipër përgjegjësinë e huaj e cila mund t ju kushtojë tepër shtrenjtë. Firmat distribuuese, Marketet, shitoret…duhet të kërkojnë nga prodhuesit dhe përfaqësuesit e tyre që, ashtu siq ndodhë në tërë Europën, në mbrojtje e përkujdesje të konsumatorëve të tyre, produktet të pajisn me çertifikatën HALLALL. Këto pika të shitjes, të paktën për të hequr përgjegjësinë nga vetvehtja, duhet ta informojnë drejtë konsumatorin për përbërësit e produkteve të caktuara duke i njohur specifikat e tyre dhe karakteret specifike të konsumatorëve;

- Edhe Këshilli për mbrojtjen e konsumatorit pranë MTI-së, ka marrë njohtimin për bukën italiane tost e do ta marrë edhe këtë reagim ndaj duhet të pozicionohet më fuqishëm në mbrojtje të të drejtave, intereseve dhe dinjitetit të konsumatorit.

- Presionimi i mediumit për ndalimin e publikimt të reportazhit (dhe ndoshta “kushtëzimi“ me reklamim ose diç tjetër) është çështje që do të duheshte ta interesonte edhe Komisionin e Pavarur për Mediume sepse bëhet fjalë për shkelje të shumëfishtë të ligjeve ku është implikuar edhe një medium prestigjioz?!

- Shpresoj se edhe Komisoni i konkurrencës do ta identifikojë e pranojë një “detyrë klase“ për vehte e ta hetoj edhe një kësi rasti të thyerjes së Ligjit të konkurrecës?!

18.10.2011. Selatin Kaçaniku, dhe KONSUMATORI, Prishtinë, Kosovë


Tortelini e importuar nga Italia

// kosovarimedia
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top