Kosovë, krahu i luftës shpall fitoren

Kosovë, krahu i luftës shpall fitoren

[video=youtube;-BKBzNv9k0E]https://www.youtube.com/watch?v=-BKBzNv9k0E[/video]


Vetëm pak minuta pas mbylljes së vendvotimeve në Kosovë, fitues doli koalicioni i ish-krerëve të UاK-së, me Ramush Haradinajn kandidat për kryeministër.

Rezultatet e para i dhanë epërsi koalicionit që për ide kishte fillimin e ri. Në Sheshin “Skënderbej” të Prishtinës festa filloi të bëhej gati pas reagimeve të para.

Orë më vonë, në shesh arritën partnerët Kadri Veseli e Ramush Haradinaj, të cilët thanë se do ta formojnë qeverinë shpejt.

"E dimë që na presin shumë punë në Kosovë, por jemi bashkë për t'i bërë këto punë. Urime për fitoren", tha Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së.

Ndërsa Kadri Veseli, kreu i PDK-së, theksoi: "Do të punojmë fuqishëm për ju. Sot ju keni vendosur për 4 vitet e qeverisjes, për fillimin e ri".

Por, njëkohësisht lëvizja Vetëvendosje shpalli se është subjekti politik më i madh në vend. Organizoi festën në fillim të sheshit kryesor, jo shumë larg festës së të parit në zgjedhje. Rezultati e gëzon këtë lëvizje edhe për faktin që koalicioni i ish-krerëve të UاK-së nuk do të mund ta formojë qeverinë lehtë pa dy partnerë.

"Ne kemi fituar, por kjo fitore është juaja. Kanë fituar qytetarët, ka fituar guximi mbi frikën, ka fituar shpresa mbi dëshpërimin dhe ka fituar dashuria mbi indiferencën", tha Albin Kurti.

I hidhëruar duket se ka qenë vetëm kreu i LDK-së, kryeministri në largim, Isa Mustafa. Koalicioni rreth partisë së tij doli i treti.

"Ne po presim me qetësi rezultatin zgjedhor, që pa dyshim do të nxjerrë fitues koalicionin e qendrës së djathtë", deklaroi Mustafa.

Kur janë numëruar shumica e votave, në ditët e ardhshme pritet vlerësimi i zgjedhjeve dhe certifikimi i rezultateve.

/ Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top