Ado
FISEBILIL-LAH
Krahas koncerteve nëpër qendra të qyteteve dhe disa programeve tjera, Qeveria e Kosovës ende nuk ka menduar për ndonjë festim tradicional i cili do të bartet edhe nëpër përvjetorët e tjerë të pavarësisë.
Gjatë 17 shkurtit, sipas zëdhënësit të Qeverisë, Memli Krasniqi, të gjitha qytete e Kosovës do të kenë nga një skenë në qendër të tyre ku do të përformojnë këngëtarë ndryshëm.
“Në kryeqytet nga ana e institucioneve do të ketë disa organizime formale, si për shembull do të jetë një seancë solemne në Kuvendin e Kosovës, që do të përkojë përafërsisht me kohën e shpalljes së pavarësisë në vitin e kaluar, pastaj do të ketë një koncert të Filarmonisë së Kosovës, dhe në fund në Prishtinë do të ketë sikurse në shumicën e qyteteve të Kosovës një koncert të madh të hapur në qendrën e kryeqytetit dhe në fund do të ketë përformancë me fishekzjarrë", tha Krasniqi.
Manifestimi qendror ku do të jenë të ftuar edhe figurat kryesore të politikës dhe shoqërisë kosovare do të mbahet në "Sallën e Kuqe", në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, ku bartësja kryesore e këtij manifestimi do të jetë Filarmonia e Kosovës.
“Në manifestimin qendror, pikërisht Filarmonia do të jetë bartësi kryesor, por pa marr parasysh, filarmonia do të realizojë më 17 shkurt pra në përvjetorin e parë të pavarësisë së Kosovës, një koncert, një program artistik, me vepra të kompozitorëve botëror por edhe atyre shqiptar", tha drejtori i Filarmonisë së Kosovë, Baki Jashari.
Përveç organizimeve nga institucionet e Kosovës, duket se pjesa më e mirë e argëtimit ka mbetur në duar të qytetarëve. Këtë e dëshmon fakti se në kryeqytet tani më janë paralajmëruar që do të ketë koncert, ku vlen të theksohet ardhja e grupit rumun me famë botërore "Morandi". /Alsat/