Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kosovarja Hilmnijeta Apuk fiton çmimin e OKB-së

  • Nga Ylli-1
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
Publikuar: 22:34 / 3.12.2013

kosovarja-hilmnijeta-apuk-fiton-ccedil-mimin-e-okb-s-euml_hd.jpg


Aktivistja kosovare për të drejtat e njeriut, Hilmnijeta Apuk nga Mitrovica, është shpallur fituese e çmimit të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut.

Apuk drejton organizatën joqeveritare “Njerëzit e vegjël të Kosovës” (Little People of Kosova”, ndërsa çmimin do ta ndaj me pesë personalitete të tjera botërore, që mbrojnë të drejtat e njeriut.

Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, Hilmnijeta Apuk thotë se kjo mirënjohje i shkon për shtati më së shumti Kosovës, që si shtet po lufton për më shumë njohje.

“Ky çmim për mua ka një domethënie të veçantë, pasi forcon zërin e njerëzve me aftësi të kufizuara, të cilës i takoj edhe vet", thotë ajo.

"Ky është një sukses edhe për mua, por edhe për Kosovën, sepse të gjithë e dimë se në çfarë udhëkryqi gjendet Kosova. Ajo është në rrugë për anëtarësim në Kombet e Bashkuara, dhe i duhen sa më shumë njohje. Kjo është edhe një posori se duhet të punojmë më shumë në fushën e të drejtave të njeriut,” shtoi ajo.

Apuk është shtatshkurtër, por kjo nuk i ka penguar që të mbaroj studimet në ekonomi dhe drejtësi.

Ajo është boshnjake me kombësi, dhe jeton në Mitrovicë.

Sipas një lajmërimi nga selia e Kombeve të Bashkuara, zonjës Apuk do t’i dorëzohet çmimi më 10 dhjetor në New York.

OKB-ja ndan çdo pesë vjet këtë çmim për 6 aktivistët më të denjë të të drejtave të njeriut në nivel global.

Personalitete si Nelson Mandela, Lutter King, Benazir Butto, janë shpërblyer me këtë çmim në të kaluarën. /Telegrafi/
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back