Kosovari përdhunon 455 herë të bijën nga 9-14 vjeçare

Arfenilla

Themelues i Forumit
Ka dhunuar me qindra herë të bijën e mitur ndërsa Gjykata e landit në Landshut e ka dënuar me vetëm 4 vjet e dhjetë muaj burg kosovarin 55-vjeçar. Babai i pashpirt ka pranuar pjesërisht para trupit gjykues krimin, të cilin e ka kryer gjatë gjashtë viteve të fundit.

timthumb.php

Siç bën të ditur media gjermane, wochenblatt.de, të cilës i referohet Albinfo në Zvicër, dhunën ****uale ndaj të bijës, ai e kishte filluar kur ajo ishte vetëm 9 vjeçe dhe e kishte ndërprerë vetëm kur e kishte denoncuar bashkëshortja, tashmë e ndarë nga ai.

Pranimi i veprës nga ana e tij kishte mundësuar, sipas gjykatës, që e bija të kursehej nga detyrimi për të dëshmuar për dhunën e pashembullt, që kishte përjetuar nga babai i saj biologjik. Si pasojë e traumave të pësuara, ajo i është nënshtruar për gjashtë javë një trajtim psikiatriki rehabilitues por, siç ka thënë gjatë procedurës paraprake, kujtimet e tmerrshme vazhdojnë ta mundojnë. Ajo ka thënë se është dhunuar "me mijëra herë".

Kur e ëma e vajzës, më 3 mars të këtij viti e ka ballafaquar ish-bashkëshortin me veprimet e kryera, 55-vjeçari i ka kërcënuar se do t'i vriste dhe do t'ia vinte flakën shtëpisë, nëse do ta denonconin në polici. Ato megjithatë e kishin denoncuar.

Ndërsa babai ka "arsyetuar" veprimet e tij perverse e të dhunshme me atë se "bashkëshortja gjatë kësaj periudhe ka qëndruar më tepër në Kosovë se sa me të në Gjermani, kështu që më është dashur të kujdesesha për pesë vajzat. Duke e larë në banjë vajzën e vogël më janë 'ngjallur ndjenjat ****uale (!) ndaj saj", ka thënë ai.

Akuza e rëndon për 455 përdhunime ****uale, të cilat janë përshkruar me hollësi. Po ashtu aty thuhet se ai secilën herë ka përdorur dhunën fizike duke i shkaktuar të bijës hematoma në krahë. Ndërkaq i akuzuari relativizon numrin dhe veprimet, duke thënë se veprime të vërteta ****uale ndaj të bijës ka bërë "vetëm" kur ajo i ka mbushur 14 vjeç!

Përveç pranimit të veprës, si rrethanë tjetër lehtësuese për babanë e pashpirt, është marrë fakti se gjatë qëndrimit në burg ai ka qenë vazhdimisht i kërcënuar me dhunë nga të burgosurit tjerë. Për këtë arsye ai madje dy herë ka provuar të bënte vetëvrasje.

Përveç dënimit me 4 vjet e 10 muaj burg ai duhet edhe t'i paguajë një dëmshpërblim prej së paku 10 mijë euro vajzës së dhunuar. Po kështu, pas vuajtjes së dënimit, ai do të dëbohet në Kosovë. /albinfo/
 
Titulli: Kosovari përdhunon 455 herë të bijën nga 9-14 vjeçare

dëmshpërblim prej së paku 10 mijë euro vajzës së dhunuar.

Cfare jan 10mi € perpara dhunes nga ai baba qe duhet te qendroj pran dhe te mbroj nga njerzit e kqinj?
Po edhe sikur te ishin 100mi €... asgje do e bente te ndihej me mir :(
ca fat mu*i...
he pra, KU E KENI ATE ZOTIN TUAJ
 
Zoti ja ka fal femijen ta gezoj ate e jo ta dhunoj .sikur te ishte te denohet cdo njeri per gjith ato te liga se i bejn ne bot sh shum pak njerz do kishte mbi tok pa u eliminuar,, se njeriu ase qerpik nuk mund te rrah pa lejn e zotit.Prandaj eshte besim ne nje fe qe ti beson ku te lidh me krijusin ti dish rregullat e jetes sepse ket se bejn njerz pikrisht ky manjaku ase kafsha nuk e ben.
 
Titulli: Kosovari përdhunon 455 herë të bijën nga 9-14 vjeçare

hiq spo besoj mendoj se eshte trillim veq sa me u bo interesant se i paska numeru 455 hahhaha njeri harron deri 100 e lere me teper po nese e ka prek edhe nje here te vetme e meriton te varet te grandi
 
aty eshte gjermanin ka rregulla dhe nese duhen duhet te bejn te kujtosh dhe diten se ke lind madje..

ps';eshte interesant me ty se e merr per shaka me ate hahaha!lajmi nuk eshte nga mediat shqiptare faktikish keta kan perkthy lajmin se rasti ka ndodh ne gjermani.lexoje mir njeher se cfar thot .
 
Titulli: Kosovari përdhunon 455 herë të bijën nga 9-14 vjeçare

Kem perparu shum na si shqiptar ! :D
 
Titulli: Kosovari përdhunon 455 herë të bijën nga 9-14 vjeçare

Mos me meso ti mu qka e qysh se nuk ka shanc me statistika 455 here se sja kan majt qirin ,e qka dmth se ne gjermani apo gjithmon duhet me perbuz kombin tend.

Nese eka bo kete vepper kaq bizare meriton te vdes me vuajtje te medhaja.
 
Jo apsulitisht un nuk hy ketu te mesoj asnjeri:kohe: por ajo qe mu duke e pa analizuar mir nga ju ishte pikrisht e qeshura e juaj ne nje lajm till, nuk eshte rast i vetem ky qe ndegjojm ne.sdq vazhdoni te talleni ju me fatkqesit e tjerve se jeni ok
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Kosovari përdhunon 455 herë të bijën nga 9-14 vjeçare

e qeshura ime eshte se merren me statistika te pabaza qe thojne 455 here si me kon tu ja majt qirin ...

Ti se di qfare problemi ki me duket se o ka te mundon diqka se non stop po kerkon mu grind

Ketij manjakit ja kisha lidh qafen me litar edhe kisha ngreh me kerr deri ti kish dal shpirti
 
Titulli: Kosovari përdhunon 455 herë të bijën nga 9-14 vjeçare

Zoti ja ka fal femijen ta gezoj ate e jo ta dhunoj .sikur te ishte te denohet cdo njeri per gjith ato te liga se i bejn ne bot sh shum pak njerz do kishte mbi tok pa u eliminuar,, se njeriu ase qerpik nuk mund te rrah pa lejn e zotit.Prandaj eshte besim ne nje fe qe ti beson ku te lidh me krijusin ti dish rregullat e jetes sepse ket se bejn njerz pikrisht ky manjaku ase kafsha nuk e ben.

Cili zot mund te shikoj keto gjera (dhe me keq) dhe mos te levizi as gishtin?
Ti thua qe ai ja fali femijen... po mir, a ja kerkoj gje kjo femija te lindte ne nje bot te tille? A ja kerkoj gje kjo vajze te lindi ne nje familje me nje monster si baba?
Thuhet se jeta eshte dhurate... per ket vajze dhe miliona te tjera eshte nje denim.
 
Titulli: Kosovari përdhunon 455 herë të bijën nga 9-14 vjeçare

Tani rastet e incestit, jane raste qe paraqiten ne cdo vend te botes dhe nuk ka te beje vetem me ne.
Njerez te tille edhe munde te kene probleme peronaliteti dhe formimi apo munde te jene manjak ****ual .

Te flasim per ceshtjen e denimit.

Ne nuk munde te dijme se ne cfare rrethana e ka marre gjykata vendimin. Megjithate, dua te potencoje se ne nje vend si Gjermania ku te drejtave te njeriut, ne kete rast femijes, i kushtohet vemendje e madhe, kam pershtypjen se do te marre apo ka denimin e merituar. Edhe po te gabonte gjykata ne kete raste, qendrat sociale (punetoret social) qe mirren me te drejten e femijes nuk do e lenin per te gabuar. Ndoshta edhe kan bere ankes ne shkallen e dyte.

Por meq kemi nje rast ku na jane paraqitur pak rrethana them se nuk dua te paragjykoje me shume.
 
Pe: Kosovari përdhunon 455 herë të bijën nga 9-14 vjeçare

Felliqesirat te cdo kombi apo klase sociale, feje apo pozite gjeografike te tilla mbeten gjithmone....FELLIQESIRA.
Askush dhe asgje nuk mund t`ja ktheje femijerine e shkaterruar kesaj vajze, dhe kjo eshte ceshtja qe duhet te shqetesoje te gjithe!!!
 
Titulli: Kosovari përdhunon 455 herë të bijën nga 9-14 vjeçare

Iii cf qelbesire :(
cjane keto.monstra keshtu..habitem me keto numerimet e denimin e pakte
Po tema e hapu nga ylli per te njejtin person flet apo slexo ylli :p
 
Titulli: Kosovari përdhunon 455 herë të bijën nga 9-14 vjeçare

No coment smeriton as koment
 
Titulli: Kosovari përdhunon 455 herë të bijën nga 9-14 vjeçare

Nuk e besoj, por ndoshta... çka ska?
 
Titulli: Kosovari përdhunon 455 herë të bijën nga 9-14 vjeçare

Sa imoral qe jan disa kosovar !!!!
 
Titulli: Kosovari përdhunon 455 herë të bijën nga 9-14 vjeçare

Hartini: Ska te bej veq me disa kosovar, (si ky ne kete rast), por kjo ka te bej me atë se kush e ka te pjekur karakterin e ndyte ne gjak.

Thjesht ky eshte rast i pare qe kam degjuar, edhe pse nuk besoj aq. Por ne kohen moderne te sotme, cdo sketerr eshte e mundshme, ndoshta edhe kjo eshte e vertet, por sido qoftë, kjo ka te bej me individin -karakterin e tij, jo me tjeter.
 
Titulli: Kosovari përdhunon 455 herë të bijën nga 9-14 vjeçare

A Kame veshtire te besoj gjera tilla.....nuk mundem ta imagjinoj qe nje gje e tille ndodh ne shoqerine shqiptare .....kete them me plot bindje se vlera dhe tradita e shqipatrit nis nga familja dhe po abuzove me familjen ne rradhe te pare sje njeri pastaj nuk je shqiptar duhet ta kesh nje rrenje prej 'shkieve' se ska mundesi TURP
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top