Kresha
A pretty face can never trick me
Kosova ka perspektivë evropiane, por rruga e saj për në BE do jetë e gjatë, tha ambasadorja e اekisë në Prishtinë, Janina Hrebickova, e cila, në cilësinë e kryesueses së radhës së BE-së, ia paraqiti Kryesisë së Kuvendit prioritetet e BE-së për Kosovën.
Njohjet e reja të shtetit të Kosovës, zhvillimi ekonomik dhe integrimet evropiane, janë disa nga prioritetet kryesore që do t'i ketë shteti i Kosovës këtë vit, tha sot kryeministri Hashim Thaçi.
Ndërsa ka prezantuar raportin e punës njëvjeçare të Qeverisë së tij, Thaçi tha se shteti i Kosovës ka shumë angazhime në planin e brendshëm, me një përqendrim të shtuar edhe në gjendjen e sigurisë në Mitrovicë, për kthimin e normalitetit në këtë pjesë të Kosovës.
"Pres vazhdimin e autoritetit të institucioneve të Kosovës edhe në veri të Mitrovicës, pra pres progres, stabilitet e forcim të shtetit tonë", tha Thaçi.
Derisa zhvillimi ekonomik, reformat dhe siguria paraqiten si prioritetet e brendshme të Kosovës, në planin e jashtëm Thaçi potencoi njohjet e reja dhe angazhimet e Kosovës për t'u bërë gati për proceset integruese evropiane.
"Pres anëtarësim të Kosovës në FMN dhe në Bankën Botërore, notë kaluese në procesin e studimit të fizibilitetit, që do të bëhet nga Komisioni Evropian, zhvillimin dhe aftësimin e mëtutjeshëm të afrimit me standarde ndërkombëtare të FSK-së, të Inteligjencës së Kosovës dhe policisë", theksoi Thaçi.
Po sot, ambasadorja e اekisë në Prishtinë, Janina Hrebickova, në cilësinë e kryesueses së radhës së Bashkimit Evropian, i ka prezantuar Kryesisë së Kuvendit të Kosovës prioritetet e BE-së për Kosovën.
"Të gjitha prioritetet dhe planet tona janë hartuar në bashkëpunim të ngushtë me Përfaqësuesin Special, Pieter Feith, shefin e Zyrës së Komisionit Evropian, Renzo Davidi, dhe shefin e EULEX-it, Yves de Kermabon", tha Janina Hrebickova.
Në këtë agjendë, ajo tha se janë përfshirë çështjet konkrete që kanë të bëjnë me ndihmën që u ofrohet vendeve të Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që ato të përgatiten për procesin e Stabilizim Asociimit dhe eventualisht edhe për anëtarësimin në BE.
Rruga për në Bashkimin Evropian është e gjatë, por kriteret janë të njëjtat për të gjitha vendet dhe të gjitha shtetet anëtare të BE-së e kanë kaluar këtë fazë, tha Janina Hrebickova, duke u sqaruar kosovarëve se nëpër një fazë të tillë të vështirë kishte kaluar edhe اekia para se të bëhej anëtare e BE-së.
Ndryshe, Kosova sivjet do të përfshihet në kuadër të procesit të studimit të fizibilitetit për vendet që synojnë të përfshihen në marrëveshjet parapërgatitore për anëtarësim në BE. Zyrtarët vendorë shprehen optimistë se Kosova do të marrë notë kaluese dhe do të përfshihet në procesin e integrimeve evropiane./evropaelirë/