Kosova të mos mbetet “vrimë e zezë”

Bashkimi Evropian do të gjejë mundësi praktike dhe pragmatike për të mos lejuar që Kosova të mbetet si një “vrimë e zezë” në rajon dhe në Evropë, deklaroi të mërkurën në Bruksel Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Olli Rehn.

Rehn i bëri këto komente në një takim me gazetarë duke folur për takimin e radhës të ministrave të Jashtëm të BE-së, i cili të premten dhe të shtunën do të mbahet në Pragë, me ç'rast do të diskutohet edhe për Ballkanin Perëndimor.

Rehn ka nënvizuar se është me rëndësi të veçantë që Ballkani përsëri është në agjendën e ministrave të BE-së, pasi deri më tash kanë dominuar si tema kriza financiare dhe problemet me të cilat po përballet Evropa. /REL/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top