Kosova shënon njëvjetorin e Kushtetutës

WxP

Staf në FV.AL
Adm
20080219092856newborn_skulptura_203api.jpg

Hajredin Kuçi: "Sfidë mbetet moszbatimi i Kushtetutës në veri" Ish-ndërmjetësi i OKB-së për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari pritet t’i drejtohet të hënën Kuvendit të Kosovës, teksa vendi shënon njëvjetorin e hyrjes në fuqi të Kushtetutës. Në këtë përvjetor në Kosovë do të qëndrojnë edhe diplomatë të tjerë si Albert Rohan, Wolfgang Ischinger, Frank Wisner dhe Soren Jessen-Petersen
Në njëvjetorin e hyrjes në fuqi të Kushtetutës, aktit më të lartë ligjor, udhëheqësit politikë të Kosovës kanë vlerësuar se ajo ka ndërtuar bazën juridike mbi Deklaratën e Pavarësisë së vendit. Sipas tyre Kosova ka një Kushtetutë moderne dhe institucione demokratike që garantojnë të drejtat elementare të qytetarëve të saj.
Megjithatë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, i ka thënë BBC-së se sfida më e madhe për Kosovën është moszbatimi i Kushtetutës në veriun e saj, për shkak të refuzimit të pakicës serbe dhe ndërhyrjes së shtetit serb.
Kushtetuta e Kosovës, hyri në fuqi katër muaj pas shpalljes së pavarësisë së saj, më 15 qershor të vitit 2008 dhe ajo përfshiu edhe planin gjithpërfshirës të presidentit Ahtisaari.
Kushtetuta u tha se po i jepte fund administrimit ndërkombëtar dhe se do të garantonte të drejtat e pakicave e në veçanti pakicës serbe në Kosovë. Por, për përfaqësuesit politikë të serbëve, Kushtetuta e Kosovës nuk ekziston ashtu siç nuk ekziston, thonë ata, as vetë shteti i Kosovës.
Serbët e Kosovës thonë se nuk do ta respektojnë atë dhe kanë kërkuar një cikël të ri bisedimesh për të gjetur, siç thonë, një zgjidhje të pranueshme për statusin e Kosovës.



bbcalbania
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top