Kosova, Serbia po përgatit rezervistët për luftë...

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
Serbia po përgatit rezervistët e saj për luftë me Kosovën, dhe kjo pritet të ndodhë në tetor.Alarmi u ndez nga Këshilli i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Beograd, i cili ka marrë një letër ku shkruesi i paidentifikuar publikisht thotë se para disa ditësh ka marrë një ftesë nga Ministria e Mbrojtjes së Serbisë që të jetë në gatishmëri për gjendje luftë më 5 tetor 2011. “Ky person, nëpërmjet hetimeve, por edhe nëpërmjet kontakteve të tij, ka mësuar se po bëhet fjalë për formimin ose ribërjen e njësive ushtarake rezerviste në Pozharevc, në rast lufte”, tha Sonja Biserko, drejtoreshë e Këshillit të Helsinkit. Sipas “IndeksOnline”, personi që ka shkruar letrën, emri i të cilit është i njohur për organizatën, ka refuzuar të luftojë dhe tani ka frikë se mund të dënohet me burg për mosgatishmërinë e tij për të luftuar. Ministria e Mbrojtjes në Serbi nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, nëse po bëhet gati për luftë. Ndërkohë, zyrtarë të Komunës së Mitrovicës kanë informacione se në Veri lëvizin lirshëm serbë të armatosur. Sipas “Telegraf”, përfaqësuesit e strukturave politike dhe atyre të sigurisë në Mitrovicë vlerësuan se gjendja në Veri vazhdon të jetë në dukje e qetë, por shumë e tensionuar. Po kështu janë deklaruar edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës. Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Riza Haziri, kërkoi nga strukturat e sigurisë që të marrin masa për hapjen e rrugëve dhe eliminimin e barrikadave që janë vendosur në rrugët kryesore të Veriut. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, ka paralajmëruar se NATO do të ndërhyjë në rast se cenohet qetësia.
Serbia, tatim në Veriun e Kosovës
E përditshmja serbe “Politika” ka publikuar dje vendimin e qeverisë së Beogradit, që pas 12 vitesh ta kthejë Veriun e Kosovës nën juridiksionin tatimor serb. “Qeveria e Serbisë, në një mbledhje të mbajtur të premten, ka vendosur që ta kthejë Veriun e Kosovës në sistemin tatimor të Serbisë. Në këtë mbledhje, po ashtu, është vendosur që të anulohet rregullorja rreth veprimeve doganore në pikat kontrolluese (referencë pikat 1 dhe 31), që do të thotë se tani e tutje qeveria e Serbisë do të mbledhë TVSH-në edhe në Veri”, shkruan gazeta. Borislav Stefanoviç, në prononcimin për “Politika”, tha se “me këtë dëshmohet se Veriu i Kosovës nuk është në duar të kriminelëve dhe se qytetarët e Veriut të Kosovës janë të barabartë me bashkëqytetarët e tyre në Serbinë Qendrore”.///Panorama
 
Back
Top