LeVoyageur
RDM 33 NSOE
EKSKLUZIVE DITA - Në ditët që pasuan protestën e Prishtinës, në Tiranë nuk u fol për protestën, arsyet e saj, pasojat apo dhe prapaskenat; siç ndodh gjithmonë e më shumë forma po dominon diskurset publike. Albin Kurti, ish lideri i Vetvendosje, (tashmë një anëtar i thjeshtë i saj me kërkesën e vet atij për të mos qenë mbret në Parti) u vu në qendër të penës së disa emrave me peshë në opinion publik shqiptar. Mero Baze dhe Ben Blushi në Tiranë, ndanin në komentet e tyre opinione diametralisht të kundërta. Blushi i zhgënjyer nga simpatia për Albinin, ndërsa Baze e krahasonte atë me Ciprasin grek dhe le të themi që edhe pse nuk do ta votonte kurrë, ai këtë herë ishte zhgënjyer për mirë nga Albin Kurti.
Edhe në rrjetet sociale sa herë ka patur një lajm për Albinin në faqen online të Dita-s, kam vënë re se nuk mungojnë ata që e duan por edhe ata që nuk e duan. Në raste të tilla një gazetari i duhet të kërkojë burimin, dhe më mirë sesa të pyesnim vetë atë për disa nga këto çështje, nuk kish.
Kjo është ndoshta intervista e parë me email që unë kam bërë sepse takimi fizik me Albin Kurtin zakonisht është i vështirë dhe aq më tepër këto ditë duket i pamundur. Gati-gati edhe koha për disa përgjigje me email ishte në fije të perit, por ai u tregua i sjellshëm duke mos iu shmangur disa pyetjeve shkurt për protestën, dhunën që e karakterizoi, për krahasimet me Aleksin grek dhe për arsyet që e rikthyen atë në rrugë duke u shfaqur sërish si njeriu i protestës.
Përpara se të lexoni të plotë intervistën e tij do doja të ndaja diçka me lexuesit e Dita-s, dhe të gjithë ata që vijnë nga shtigjet e rrjeteve sociale duke kërkuar një dritë që vjen nga informacioni; gazetarët nuk janë matematicienë për të cilët një e një bëjnë dy, ndaj fjalët e gjithkujt mund të jenë të bukura por nganjëherë manipuluese dhe sikundër mund të ndodh anasjellta, të thuhen varfër por me vërtetësi.
Jam e bindur se ka vend për ta kritikuar edhe Albinin, por jo për mënyrën dhe rrethanat në të cilat po kërkon një dritë për vendin e tij, sidomos kur përpara ka hajnat, pazarxhinjtë e mesa duket me ndikim edhe në jetën Shqipërisë së këndejme. Sikundër jam po aq e kthjellët, se asnjëri nga ne s’e ka patur fatin të jetë Albini në këtë botën shqiptare.
اfarëdo të bëjnë politikanë, gazetarë, analistë, militantë, komentues blogjesh, asnjëri prej tyre nuk mundet të blejë të shkuarën dhe të tashmen e këtij shqiptari e cili me siguri nuk e ka patur të lehtë të mos pushtohet nga ethet e parasë, orave Rolex që bëhen dhurata nëpër tavolina, të jetojë në vila luksoze. Tani, fshati që duket nuk do kallauz, thotë populli; dhe Albini, për hir të së vërtetës ka ruajtur të njëjtin profil.
Një idealist që lë të kuptohet se do ta bezdiste krahasimi me Aleksin grek, dhe që nuk po kërkon të dominojë apo të marrë pushtetin me dhunë. Ndoshta nuk do ta marrë kurrë, jo se nuk e meriton, por me gjasë shumica shqiptare ende nuk është gati ta pranojë në krye një politikan që të lodh kokën duke kërkuar drejtësi!
-Albin, a kishit ju mundësi për ta parandaluar dhunën? Apo një pushtet idealistësh fitohet mbi gërmadhat e një pushteti të rrëzuar në rrugë?
Mundësinë për ta parandaluar dhunën e ka gjithnjë qeveria. Ata fare lehtë do të mund ta pushonin nga puna ministrin që bëri komente raciste. Kjo do të ndodhte në çdo vend demokratik të botës, pa patur nevojë për protesta. Po ashtu qeveria e ka në dorë të sjellë në Kuvend një Ligj për Trepçën, ku kjo pasuri strategjike e kombit tonë të mbetet publike e të vihet në përdorim për të sjellë zhvillim e punësim në Kosovën e varfër e të papunësuar. Qeveria këtë nuk e bëri, thjesht për shkak të ultimatumit që i dha Vuçiçi, pra qeveria e Kosovës iu nënshtrua urdhrave të Beogradit. Këtu është derdhur gjak për dhjetëra vjet që kjo të mos ndodhë. Gjaku i derdhur nuk mund të shkelet kaq lehtë.
albi1-Pse nuk prisni të ndreqni Kosovën me votë? Ata që ju sot akuzoni janë zgjedhur nga vota e kosovarëve. Ju doni të ndryshoni politikën e Kosovës, apo do t’ju duhet të përballeni edhe me një ndryshim të mentalitetit të atyre që po votojnë?
Ne nuk po kërkojmë pushtet pa votë. Edhe sikur ta hapnin zyrën Thaçi e Mustafa e të na thoshin “merreni”, ne nuk do të hynim. Kërkesat tona janë të qarta, qeveria duhet të marrë përgjegjësitë e veta dhe të plotësojë kërkesat e protestuesve. Të pushojë nga puna Jabllanoviçin dhe të bëjë Ligjin për Trepçën.
Fakti që ata janë zgjedhur me votë nuk do të thotë se kanë mandat për të bërë gjithçka. Ata nuk kanë mandat të shesin Trepçën, nuk kanë mandat të rikthejnë Serbinë e Millosheviçit në Kosovë, nuk kanë mandat të varfërojnë vendin etj. Protestat kudo në botë bëhen pikërisht që qeverive t’u tregohet “kufiri”, sepse asnjë qeveri nuk ka mandat të pakufizuar, nuk ka çek të bardhë, nuk mund të bëjë gjithçka. Kjo do të ishte absolutizëm.
Ne punojmë njëkohësisht për ndryshimin e politikës në Kosovë, por edhe për ndryshimin e mentaliteteve. Nuk ka asnjë kontradiktë mes këtyre veprimeve. Mentaliteti ndryshohet kur përfshihesh në VETثVENDOSJE!, në aktivitete kreative politike, kulturore, sociale, në debate, në lexime e në shfaqje filmash, në organizime protestash, në organizime aksionesh solidare apo vetëdijësuese në lagjet e fshatrat e Kosovës. Kjo punë krijon mentalitete të reja. Ndërsa efektet e aksionit tonë politik, si në parlament ashtu edhe në pushtetin lokal në Komunë të Prishtinës, por po ashtu edhe në sheshe kur protestojmë, sjellin ndryshimin e politikave. VETثVENDOSJE! është një gjë e veçantë në skenën e këtushme politike, e po të mos ishte ajo, do të kishim në politikë veç një grup hajnash, kriminelësh, despotësh dhe ekspertësh që i mbajnë si “këshilltarë”. Do të ishte “stabilitet i lartë”, dhunë “e padukshme”, do të mbizotëronte konsensusi. Si në ndonjë diktaturë nga ato që shohim nëpër dokumentarë.
-Pse u rikthyet në rrugë sërish?
Ne e kemi thënë gjithnjë, politika bëhet në institucione edhe në sheshe, e ne nuk do të heqim dorë prej asnjërës. Të dyja këto janë esenciale për një lëvizje që synon demokracinë dhe që kërkon ta bëjë politikën politike. Shtetet më të zhvilluara e më demokratike kanë vazhdimisht protesta edhe më të dhunshme se në Kosovë. Shtetet që nuk lejojnë protesta të tilla, nuk janë as demokratike as të zhvilluara. Protestën nuk e krijojmë nga asgjëja. Protesta ndodh si pasojë e pabarazisë që po mbërrin nivele ekstreme, si pasojë e padrejtësisë institucionale dhe socio-ekonomike, si dhe si pasojë e varfërisë e papunësisë. Pa i zgjidhur këto probleme strukturore, nuk mund të kesh popull të paqtuar e të qetë. Popujt që kanë vetëdije qytetare të lartë nuk i durojnë dot këto padrejtësi. VETثVENDOSJE! këtu shërben protvetëm si logjistikë politike, organizon dhe artikulon politikisht atë që tashmë ekziston.
-اfarë ndjesie ju shkakton krahasimi i shpeshtë këto kohë me grekun Cipras?
Krahasimet me Ciprasin po m’i sillni ju në vëmendje, me sa duket ende nuk janë bërë aq të shpeshta. Nuk e njoh shumë këtë personalitet politik as subjektin e tij, kam lexuar pak për të kryesisht këto ditë, për shkak të situatës së re në Greqi. Mua më kanë krahasuar me shumë figura, si dashamirëse ashtu edhe dashakeqe. Por besoj se këto krahasime janë kryesisht instrumentale, dmth. duan të krijojnë perceptime mbi mua në opinionin publik. Përgjithësisht kam përshtypjen se nuk janë krahasime të thelluara, që bazohen në ndonjë hulumtim të momenteve politike, diskursit, përmbajtjes, etj. Jam mësuar të buzëqesh edhe me krahasimet më dashakëqija.
-A besoni vërtet se koha juaj ka ardhur dhe a është kjo që po bëni një përpjekje për të dominuar me çdo kusht?
Nuk ekziston “koha jonë” si koncept eskatologjik, ne nuk duam të sjellim parajsën në tokë, apo të realizojmë ndonjë utopi fantastiko-shkencore. Ne kemi një program politik tërësisht të realizueshëm dhe praktik. Ne nuk punojmë për ndonjë “kohë tjetër”, por për përmirësimin dhe rregullimin brenda “kësaj kohe”. E nëse ju pyesni se a është momenti i duhur për të realizuar ndryshimet që premtojmë në programin tonë, pra shtetin e së drejtës, shtetin zhvillimor dhe shtetin e mirëqenies, unë mund të them me plot gojën se po. ثshtë mbushur kupa, shumicës i ka shkuar thika në asht. Njerëzit po ikin përditë, me dhjetëra autobusë, si klandestinë.
Ne nuk duam të dominojmë askënd, dhe nuk mendojmë se dominimi është mënyra se si bëhet politika në republikë. Përkundrazi, ne jemi të lodhur prej të qenit të dominuar, si popull, si shqiptarë, por edhe si qytetarë e si individë. Pushteti aktual është i bazuar mbi dominimin e shtypjen, ne bazohemi tek lëvizja, përfshirja, debati, liria e dinjiteti për të gjithë.
-A do vazhdoni me këtë frymë protestash; si mendoni se gjërat mund të ndryshojnë për mirë?
Nuk do të organizojmë protesta të kota, nëse qeveria ndal padrejtësitë që pjesërisht i përmenda më sipër. Gjërat në Kosovë mund të ndryshojnë për mirë nëse VETثVENDOSJE! bëhet qeveri, ose nëse qeverisësit bëhen VETثVENDOSJE!, e në të dyja rastet, medoemos duhet që populli të jetë vazhdimisht aktiv, gati për të dalë në sheshe, si garant i demokracisë, siç bën çdo popull i qytetëruar. Zgjidheni ju se cila është rruga më e lehtë.
-Dhe një reagim për deklaratën e Ditmir Bushatit…
Reagimi i Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë pati një element pozitiv, sepse në momentin kur shumë zëra publikë dënonin protestuesit dhe rreshtoheshin krah policisë, ata bënë thirrje që të ndalej dhuna nga të dyja palët. Pra vuri në dukje edhe elementin e dhunës policore, që siç e pamë të gjithë, ishte mizore.
Intervistoi: Mira Kazhani