Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kosova po sakrifikohet për integrimin e Serbisë në BE

  • Nga Ylli-1
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
f.0605213301849_m.jpg


Marrëveshja Kosovë-Serbi nuk ka arritur normalizimin e marrëdhënieve mes këtyre dy vendeve, tha kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Në një diskutim të zhvilluar në Qendrën për Marrëdhëniet Transatlantike në universitetin Johns Hopkins, Kurti shprehu kundërshtimin e partisë së tij për marrëveshjen e arritur mes kryministrave Thaçi dhe Dacic. Ndërkohë, analistët Edward Joseph dhe Daniel Serwer thanë se marrëveshja është e rëndësishme për Kosovën dhe Serbinë dhe i hap rrugën e integrimit evropian të të dyja vendeve.
Në diskutimin mbi zhvillimet e fundit në Ballkan që u zhvillua në Qendrën për Marrëdhëniet Transatlantike në universitetin Johns Hopkins përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje dhe analistë amerikanë paraqitën pikëpamjet e tyre edhe mbi gjendjen në Kosovë pas arritjes së marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës të arritur me 19 prill. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi nuk është arritur.

“Sot duhet ta them se nuk kemi arritur normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, por kemi arritur një normalizim anësor të marrëdhënieve që nuk është i drejtë por është i rëndësishëm. ثshtë arritur normalizimi i marrëdhënieve mes kryeministrave Thaçit dhe Dacic, normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe BE-së dhe normalizimi i marrëdhënieve mes qeverisë kosovare dhe institucioneve ilegale dhe paralele të serbëve në Kosovë”, ka thënë Kurti, transmeton Zëri i Amerikës.

Kurti tha se me këtë marrëveshje Kosova po sakrifikohet për të integruar sa më shpejtë Serbinë në Bashkimin Evropian.

“Kosova po sakrifikohet për ta integruar sa më shpejtë Serbinë në Bashkimin Evropian dhe mendoj se kjo nuk është aspak e drejtë. Gjithashtu nuk do të jetë as e dobishme për shkak se bazohet mbi idenë që të përfillet fuqia dhe jo te sillet drejtësia”, tha ai.

Kurti tha se mbështet idenë e normalizimit të shteteve të Kosovës dhe Serbisë veç e veç, para se të fillohet me përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.
Por dy analistë të njohur amerikanë që merren me Ballkanin, shprehën pikëpamje të kundërta nga ato të Kurtit.

Edward Joseph theksoi se, pavarësisht nga mangësitë që mund të ketë, marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë ajo është një zhvillim i madh dhe i rëndësishëm.

“Para se gjithash ajo që e bënë këtë marrëveshje të rëndësishme dhe historike është se për herë të parë në këtë konflikt një shekullor serbët e kanë pranuar autoritetin e plotë të shqiptarëve mbi të gjithë territorin e Kosovës”, tha Joseph.

Edhe analisti Daniel Serëer ishte dakord me vlerësimin se marrëveshja e 19 prillit është e rëndësishme për Kosovën dhe Serbinë. Ai tha se marrëveshja nuk cenon sovranitetin e Kosovës.

Duke u ndalur në çështjen e korrupsionit, Serwer tha se është dakord me vlerësimin e Lëvizjes Vetëvendosje se korrupsioni është një çështje shumë e rëndësishme e cila duhet të trajtohet nga qeveria dhe shoqëria e Kosovës.

“Jam dakord me vlerësimin se korrupsioni është një çështje e rëndësishme sepse kjo është një çështje e rëndësishme për qytetarët e Kosovës si dhe komunitetin evropian dhe amerikanët. Ky është faktor i rëndësishëm veçanërisht në mënyrën se si ju trajton bota”, tha ai.

Analistët amerikanë dhe drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje ishin dakord që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duhet të përqendrohen në politikat që sjellin stabilitet afatgjatë në Kosovë dhe në Ballkan. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back