Kosova paraqitet si pjese e Serbise ne revisten me te madhe ne boten arabe

Bilderberg

Anëtar i ri
Kosova paraqitet si pjese e Serbise ne revisten me te madhe ne boten arabe
arabi.jpg

Shkruan: Qemajl Morina

Këto ditë kur disa liderë tanë parashikonin njohje të shpejtë të pavarësisë së Kosovës, së paku nga katër vende arabe, në mesin e të cilave edhe Kuvajti, në revistën “Al-Arabi” të muajit shtatorit të këtij vendi, në një reportazh të ilustruar të botuar për Bosnjën e Hercegovinën, u botua harta e vendeve të Ballkanit, ku Kosova figuron në kuadër të Serbisë. Revista në fjalë, është me rëndësi të veçantë, sepse ka tirazhin prej një milion ekzemplarë dhe konsiderohet revista më e përhapur dhe më e lexuar në botën arabe. Botuese e saj është Ministria e Informimit të Kuvajtit. Andaj, paraqitja e Kosovës në kuadër të shtetit serb, nuk besojmë se është gabim teknik, apo i rastit.

Ky rast si dhe shumë raste tjera duhet t’i alarmojnë institucionet tona, shtetërore dhe kulturore për një angazhim më të madh dhe prezencë më të madhe në shtypin dhe mediat arabe. Mos prezencën tonë qoftë në aspektin informativ apo kulturor po e shfrytëzon diplomacia serbe nëpërmes përfaqësive të saj diplomatike në atë pjesë të botës, ku ne do të duhej të kishim aleatët tanë të natyrshëm. Andaj, është koha e fundit, që Ministria e Punëve të Jashtme në bashkëpunim me institucionet tjera të hartojnë një plan të përbashkët ku do të ndaheshin rolet e secilit për një prezantim të denjë të Kosovës, në aspektin kulturor. Kultura duhet të jetë në shërbim të njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe shtetësisë së saj si dhe një urë bashkëpunimi në mes popullit tanë dhe popujve tjerë të botës. Shumë herë aty ku nuk mund të depërtoj politika kultura depërton shumë më lehtë.

Në Kosovë është bërë shumë pak në shfrytëzimin e mediave të huaja nga vende të ndryshme të botës, që nëpërmes prezencës s ë tyre në Kosovë dhe prezantimit të vlerave tona kulturore të jenë në shërbim të lobimit për pavarësinë e Kosovës. Kjo donë koordinim të punëve të institucioneve tona dhe marrjen e angazhimeve konkrete. Andaj, në vend të garës për prognozime të liderëve tanë se cilat shtete do të garojnë për ta njohur të parat pavarësinë e Kosovës, duhet të punojmë shumë më tepër për prezantimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Përndryshe, numri i njohjeve do të ngel në numrin 62.

Zëri
__________________


:kallash:Arab


Ajo qe harron Morina eshte fakti se arabet nuk u behet vone shume per kulture dhe identitetin kulturor te shqiptareve, atyre u interesojne paret dhe bizneset qe i kane patur dhe vazhdojne ti kene me sllavet e jugut......prandaj futja kor Morina, futja kot se ndonje gje do dale.
 
Redaktimi i fundit:
nuk e kuptoje se cfare presim ne nga politikanet shqipetare(fuse te gjitha trevat shqipetare)kur i kane hyre ketij zanti per perfitime personale dhe farefisnore .
he se tani qe e mori META M J SH do kete njohje masive
 
edhe në Google Earth Kosova figuron si pjesë e Serbisë madje kohëve të fundit i kanë vendosur emërtimet e qyteteve me shkronja cirilike. Nuk më duket çudi kjo edhe pse s'më vjen mirë ta shoh askund por përderisa të pranohemi në OKB dhe t'i kemi kufijtë tanë përfundimisht të definuar deri atëherë sic ka thënë edhe Kadare tek "Viti i Mbrapshtë" kushdo që dëshiron mund ta lëvizë litarin e kufirit sa andej sa këndej!
 
Back
Top