Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kosova organizon Kampionatin Evropian të Futbollit me Robotë

Në organizim të Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), në objektin e këtij universiteti në Prishtinë, nga 10-13 qershor 2009, do të mbahet Kampionati Evropian i Futbollit me Robotë.

Peter Kopaçek, nënkryetar i Federatës Botërore të Futbollit me Robotë (FIRA) dhe kryetar i FIRA-s për Evropë, Edmond Hajrizi, president i UBT-së dhe udhëheqës i Ekipit “Kosova-UBT”, dhe Artan Dërmaku, anëtar i këtij ekipi, në një konferencë shtypi mbajtur të martën në UBT, kanë shpalosur detajet e organizimit të këtij kampionati.

Hajrizi bëri të ditur se deri më tash pjesëmarrjen e tyre e kanë konfirmuar disa ekipe nga vende të ndryshme të Evropës, ndërsa ekipe të tjera pritet të paraqiten për pjesëmarrje në ditët dhe javët në vijim.

Ai gjithashtu njoftoi se UBT është duke bërë përgatitjet e nevojshme organizative, të cilat përfshijnë edhe krijimin e një ueb-faqeje të veçantë për këtë kampionat, ku do të plasohen të gjitha informatat e nevojshme dhe njëkohësisht do të paraqiten edhe rezultatet e ngjarjet tjera gjatë zhvillimit të garave.

Nga ana e tij, Kopaçek theksoi gjithashtu se organizimi i këtyre garave është një mundësi e mirë për relacione me publikun për të treguar zhvillimet e fundit të robotikës në këtë fushë. Para të pranishmëve ai ka demonstruar mënyrën e funksionimit të një roboti që luan futboll.

Ndryshe, në kampionat do të marrin pjesë ekipe nga vendet e ndryshme evropiane, ndërsa Republikën e Kosovës do ta përfaqësojë ekipi “Kosova-UBT”.

Udhëheqës i ekipit “Kosova-UBT” është Edmond Hajrizi, ndërsa anëtarët të ekipit janë Artan Dërmaku, mësimdhënës në UBT, dhe studentët Kushtrim Dragusha, Jeton Ahmeti, Faik Luri, Sherif Hyseni, Faton Bekteshi e Ahmet Murati.

Futbolli i robotëve është implementim i lojërave futboll të robotëve, duke përdorur robotët e programuar që lëvizin.

Sipas rregullave, robotët nuk guxojnë të jenë më të mëdhenj se 7.5 cm dhe është e ndaluar të lëvizin më shpejt se 12 km/h. Loja zgjat dy herë nga 5 min. Koha ndalet nëse ndonjë prej robotëve dëmtohet dhe duhet të largohet nga fusha.

Loja e robotëve është një shembull tipik i “Multi-Agent Systems” (MAS) – robotët inteligjentë që veprojnë së bashku në mënyrë kooperative dhe inteligjente.

Loja e parë e futbollit të robotëve në Kosovë u zhvillua në UBT, në vitin 2003.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back