Kosova nuk është e gatshme të ngre padi ndaj Serbisë

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
As 17 vjet pas luftës autoritetet e kosovare ende nuk kanë ngritur padi ndaj Serbisë për gjenocidin e kryer në Kosovë.

Kosova ka pasur mjaft fakte për ta paditur Serbinë, për gjenocid, krime lufte apo të paktën për dëmet gjatë luftës, por kjo nuk ka ndodhur as pas pavarësimit të Kosovës, në vitin 2008, e deri më tash, vlerësojnë ekspertët e çështjeve juridike.

Qeveria e Kosovës, pati paralajmëruar se do ta nis mbledhjen e fakteve për të argumentuar, siç ishte thënë “të vërtetën shkencore dhe profesionale për krimet e luftës”, dhe në këtë kuadër, në vitin 2011 pati krijuar Institutin për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

Liderët politikë madje edhe kryesuesit e shtetit kanë premtuar gjithnjë se shumë shpejt do të ngritin padi ndaj Serbisë, shkruan zeri.info

Madje këto ditë edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pati deklaruar se Kosova do të inicioj shumë shpejt padi ndaj Serbisë.

Ndërkaq analistët nuk besojnë shumë se Thaçi do ta ndërmerr këtë proces. Njohësi i çështjeve politike në vend Halil Matoshi në një prononcim për zeri.info ka thënë se Thaçi këtë premtim e ka pasur që nga koha sa ishte kryeministër.

Matoshi ndër të tjera thotë se Kosova i ka gjasat e vogla që ta fitoj një gjyq nëse ngrid padi.

“Hashim Thaçi e ka zënë n’gojë këtë padi ndaj Serbisë qysh se ishte Kryeministër, porse asnjëherë nuk e ka bërë. Prandaj nuk besoj që ai do ta bëjë këtë. Kjo është vetëm retorikë për përdorim të brendshëm dhe për të fituar iniciativë ndaj gjuhës gjithnjë e më të ashpër të Beogradit zyrtar. Padia për gjenocid në Bosnjë ka ra, prandaj Kosova i ka gjasat e vogla që ta fitojë një gjyq të tillë”, ka thënë Matoshi.

Ndërkaq edhe analisti Nexhmedin Spahiu për zeri.info thotë se Kosova nuk ka kapacitete juridike që të paditë Serbinë ndaj gjenocidit serbë në Kosovë. Spahiu ndër të tjera vlerëson se juristët nga Kosova vështirë se mund të zgjedhin këtë rastë gjyqësor.

“Problemi është se Kosova nuk ka kapacitete juridike ta beje një gjë te tille. Juristet tanë vështirë se mund ta zgjedhin një rast të thjeshtë gjyqësor pa korrupsion, dhe lëre më një rast gjyqësor ndërkombëtar. Në Kosovë intelektualët kanë problem me kuptua se çfarë është kombi (në gishta e një dore numërohen ata që e kuptojnë këtë) e lëre më të marrin vesh në të drejtën ndërkombëtare. Për të angazhuar një ekspert ndërkombëtar, duhet pasur njerëz që dijnë se kush janë ekspertët më të mirë ndërkombëtarë në këtë drejtim e ne as këta nuk i kemi. Ky është problemi kur ne prodhojmë diploma e jo ekspertë”, ka thënë Spahiukrimet-780x439.jpg
 

Attachments

  • krimet-780x439.jpg
    krimet-780x439.jpg
    57.8 KB · Shikime: 0
Titulli: Kosova nuk është e gatshme të ngre padi ndaj Serbisë

Legjenda ke detyre te na sjellesh lajme te gezuara ... Kemi nevoj per lajme pozitive ...pune qe behet nga ty kjo??
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top