legjenda
MAQEDONIA E VERIUT
-
- Anëtarësuar më
- Sep 24, 2015
-
- Mesazhe
- 6,105
-
- Reagimet e mara
- 1,715
-
- Vendndodhja
- MAQEDONIA E VERIUT

Kosova nga sot shtohet në të gjitha platformat e kompanisë Apple, përfshirë Apple Store, Apple Music dhe iCloud.
Lajmin e ka bërë të ditur kompania Apple përmes një komunikate për shtyp të martën.
Njoftimin e Apple e ka komentuar edhe ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, i cili ka deklaruar se njohja e Kosovës nga platforma Apple është arritur pas angazhimit të Betim Devës, një kosovari i cili punon në Apple prej shumë vitesh.
Ish-ministri Lluka ka thënë se Betim Deva gjithashtu ka shtuar në sistemin operativ iOS dhe tashmë në iPadOS tastierën në gjuhën shqipe, e cila “e bën shumë më të lehtë të shkruarit në gjuhën tonë”. /Insajderi.com